Lajm.co

Kurti vizitë në Odën Ekonomike Amerikane

Në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi vizituan drejtorin ekzekutiv Arian Zekën dhe udhëheqësin e institutit për hulumtime ekonomike “Theodore Roosevelt”, Visar Hapçiun

Prodhuesit vendor, përfshirja e grave në ndërmarrësi, Fondi Sovran, Banka Zhvillimore e lehtësimet në të bërit biznes ishin disa prej temave të cilat u panë si të domosdoshme dhe emergjente për shpëtimin e ekonomisë në vend.

Bashkë me Odën Amerikane u dakorduam që të takohemi më shpesh me qëllim që t’i marrim këshillat e sugjerimet edhe të Odës Amerikane por edhe të bizneseve që bashkëpunojnë me këtë Odë.

Nga pritja e Rames per t’i dhënë dorën Macron, tek dehja e Junkerit (video)

Si asnjehere tjeter, Samiti i NATO-s, eshte bere virale ne mediat sociale, jo shume per nga vendimet qe u moren por per detajet e kapura nga mediat lidhur me sjelljen e liderve dhe figurave te larta te Komisionit Europian

Fillimisht mediat shqiptare kane ironizuar nje video te kryeministrit Rama ku duket ne perpjekje per t’i dhene doren presidentit francez, Macron. Video eshte shoqeruar edhe me meme ne rrjetet sociale.

Samiti i NATO-s ne Bruksel nuk i ka ecur mbare Presidentit te Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker…(sigurisht jo per pijen)

Në një video të publikuar nga ‘Zëri i Amerikës’, Junker e kishte te vështirë të ngjiste shkallët e podiumit per te bere foton familjare. Sjellja e Junker gjithashtu me liderët e Europës, të pranishëm në Samit tërhoqi po ashtu vëmendje.

Zyra e zotit Juncker nuk pranoi të komentojë, duke përmendur shqetësimet e privatësisë.

Ministri francez: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se Evropa do të ngrihet kundër përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për të “destabilizuar” Bashkimin Evropian dhe për të penguar bashkëpunimin ndërkombëtar

Le Drian tha se Trump “nuk mund ta pranojë se ka një entitet që quhet BE”. Sipas tij, Trump “beson vetëm në marrëdhënie konfliktuale”. Le Drian e akuzoi presidentin amerikan edhe për përpjekje për të shkatërruar angazhimin multilateral për tregtinë, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe kundër aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Trump i zemëroi aleatët evropianë në samitin e NATO-s që u mbajt këtë javë në Bruksel. Ai tha se ata nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtje dhe se bëjnë tregti të padrejtë. Trump po ashtu tha se kryeministrja britanike, Theresa May, është shumë e butë me BE-në në negociatat për Brexit-in apo daljen e Britanisë nga blloku evropian.

Gjykatat joefikase i dekurajojnë investitorët

Samiti i Londrës ka ritheksuar nevojën për vendet e Ballkanit Perëndimor që të shënojnë përparime në fushën e sundimit të ligjit, për të krijuar një ambient të përshtatshëm për investitorët nga jashtë. Në këtë aspekt, Kosova vlerësohet se qëndron ende mjaft keq

Brishtësia e funksionimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, nga organizatat që monitorojnë punën e organeve të drejtësisë dhe ekspertë të ekonomisë, konsiderohet si pengesa kryesore dhe si dekurajim për shtrirjen e investimeve të huaja.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se sa i përket funksionimit të sistemit të drejtësisë, Kosova është shumë larg vendeve të rajonit për shkak se ka një gjyqësor i cili ka një numër të madh të lëndëve të pazgjidhura.

Ai shton se gjatë monitorimit që iu bëjnë gjykatave të Kosovës, kanë gjetur raste kur lëndët e investitorëve të huaj nuk janë trajtuar me vite nga gjykatat e Kosovës.

“Edhe përkundër asaj që Ministria e Drejtësisë kishte iniciuar që në kuadër të plotësimit të Ligjit për gjykatat të ketë një departament të veçantë për të trajtuar lëndët që kanë të bëjnë me çështje ekonomike apo që ndërlidhen me investitorët e huaj, në praktikë kjo ende nuk është zbatuar. Në këtë drejtim kjo parqet një pengesë jashtëzakonisht të madhe për investitorët e huaj që të kenë sigurinë juridike për të ardhur të investojnë në Kosovë”, thekson Miftaraj.

Thirrjet që vijnë nga Samiti i Londrës për fuqizimin e rendit dhe ligjit, sipas ekspertit të çështjeve ekonomike Naim Gashi duhet të kuptohen nga institucionet e Kosovës si një tërheqje e vërejtjes dhe se kërkohet fokusim më i madh në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

“Një nga sektorët që në Kosovë qëndron më se keqi në raportet ndërkombëtare është sundimi i ligjit. Në fakt, Kosova ka shpenzuar pas luftës qindra miliona euro në sektorin e drejtësisë, por qytetarët e Kosovës, bizneset dhe subjektet juridike nuk kanë gjetur drejtësi, edhe te vendimi i fundit për rritjen e pagave për prokurorë dhe gjyqtarët të sektorit të drejtësisë unë mendoj se duhet të matet performanca e tyre, e pastaj të vazhdohet me rritjen e pagave”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe pse investimet e huaja vazhdimisht vlerësohen si të domosdoshme për zhvillimin ekonomik, këto investime kanë shënuar rënie përgjatë viteve në Kosovë. Derisa në vitin 2008, investimet e huaja ishin 355 milionë euro, në vitin 2017 investimet e huaja nuk ishin më shumë se 280 milionë euro.

Derisa si sektor më me potencial për investitorë të huaj, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar sektorin energjetik, miniera, transport dhe telekomunikacion, industri përpunuese dhe turizëm.

Por, që brishtësia e funksionimit të rendit dhe ligjit, thotë Gashi, ka bërë që investitorët e huaj të dekurajohen dhe të mos e shohin Kosovën si vend ku mund të investojnë kapitalin e tyre.

“Ne jemi dëshmitarë se drejtësia në Kosovë blihet me para dhe ata që kanë shumë para nuk përgjigjen para ligjit. Zakonisht dënohen dhe arrestohen ata për vepra të korrupsionit të 100 euro apo krime të lehta, ndërsa krimet e rënda ose nuk ndjeken, ose amnistohen ose përshkruhen lëndët. Me një fjalë, sistemi i drejtësisë është i brishtë, këtë e thonë edhe raportet ndërkombëtare”.

“Pritjet me vite i kontesteve gjyqësore dhe mostrajtimi i tyre është dekurajimi kryesor i investitorëve të jashtëm në Kosovë. Këtu nuk është në pyetje buxheti, për arsye se gjyqtarët dhe prokurorët këtu në Kosovë i kanë pagat e larta, mirëpo përformanca e tyre është jashtëzakonisht e ulët”, thotë Gashi.

Institucionet e Kosovës, sidomos ato të sundimit të ligjit, janë ndihmuar në dhjetë vjetët e fundit edhe nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX. Por, sipas vlerësimeve të bëra, po nga organizatat joqeveritare, edhe ky mision nuk kishte përmbushur pritjet, sidomos kur bëhet fjalë për rastet e cilësuara të ndjekjes dhe gjykimit të rasteve të nivelit të lartë.

Ku po i dhemb Daut Haradinajt, ia godet mikrofonin Armend Zemajt

Në debatin e seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar çuditshëm kur po e mbante fjalimin deputeti i LDK-së Armend Zemaj. Haradinaj ishte nisur drejt Zemajt duke ia goditur atij mikrofonin dhe ka vazhduar tutje

Ndaj kësaj, ka reaguar ashpër, shefi i GP të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili ka paralajmëruar se ata dhe kushdo tjetër, do të përballen me refuzim të fuqishëm nga LDK-ja. Zemaj e Haradinaj ishin përplasur ashpër dje në seancë gjatë shqyrtimit të Ligjit për Ndërtimet pa Leje. Haradinaj ka theksuar se LDK-ja po bën aleanca me Listën Serbe dhe se ata vetë e kanë votuar Thaçin për President.

Reagimi i plotë i Avdullah Hotit në Facebook dhe pamjet nga Kuvendi:

Sjellja e Deputetit Haradinaj ndaj Deputetit Zemaj ne seancen parlamentare te enjten me 12 korrik, i cili po e kryente detyren e Kryetarit te Grupit Parlamentar te LDK-se, eshte e papranueshme, joparlamentare dhe e denueshme. Deputetet e koalicionit te pakices, ne vecanti ata nga AAK, vazhdimisht kane perdorur gjuhe joparlamentare ndaj deputeteve te LDK-se.

Por, tani sjelljet e tyre po eskalojne ne provokime fizike. Kjo nuk do te tolerohet. Ata dhe kushdo tjeter do te perballen me refuzim te fuqishem nga LDK dhe qytetaret e Kosoves.Forca e muskujve dhe sjelljet brutale e dhuna nuk mund te percaktoje zhvillimet politike ne Kuvend dhe ne Kosove pergjithesisht. Sjelljet e tilla, per nje kohe te gjate, e kane quar LDK-ne ne kufirin e toletances se saj politike ndaj kundershtareve te saj dhe te demokracise ne Kosove.

Reagimi i LDK-se, permes mbeshtetjes qyteyare qe eshte e larte dhe ne rritje, ndaj kesaj kulture politike brutale do te jete deciziv per te ndaluar sjelljet e tilla dhe modelin e qeverisjes brutale te qytetareve dhe demokracise se re ne Kosove.

Tahiri: Hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke prezantuar para deputetëve projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, ka thënë se hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza, derisa lista e veprave penale është zgjeruar​

Tahiri tha se ky projektligj avancon politikën shtetërore për konfiskimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme.

“Projektligji i ri ka sjellë disa risi të mëdha, të cilat do t’i përmendi shkurtimisht e para veprat penale janë shtuar dukshëm. Në këtë projektligj renditja e veprave penale ku parashihet konfiskimi i pasurisë janë, veprat penale të krimit të organizuar, veprat penale të korrupsionit, veprat penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, veprat penale kundër shëndetit publik, veprat penale trafikimit të qenieve njerëzore, veprat penale lidhur me konfliktet të armatosura jashtë territorit të vendit, veprat penale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, veprat penale që lidhen me substancat narkotike dhe armët, veprat penale me kibernetike ,ato kundër ekonomisë së vendit, kundër pronës dhe kundër ambientit, pra kemi një listë më të gjerë të veprave penale për të cilat institucionet e sistemit të drejtësisë do të mund të ushtrojnë procedurën e konfiskimit. Konfiskimi është zgjeruar në kuptim in e konfiskimit të çdo pasurie të përfituar me vepër penale në dhjetë vitet e fundit, nga momenti i nisjes së hetimit për një vepër penale“, tha ai.

Kurse, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se çështja e hetimit nuk është prekur asgjë. “Ky ligj nuk sjellë ndryshim kualitativ sa i përket qasjes në luftimin e aseteve të krimit të organizuar .Këtu nuk ka pas lëvizje të ndjeshme sa i përket barrës së provës. Kjo është hajgare, kjo është rishkrim i ligjit të mëparshëm sa i përket kategorisë së barrës së provës. Prapë derisa të vimë deri te vendimi i prerë i gjykatës për me ta argumentuar veprën penale, barra e provës krejt është mbi prokurorin, edhe në këtë ligj procedurat e hetimit nuk është prek asgjë“, tha Konjufca.

Atij iu ka kundërpërgjigjur ministri Tahiri. “Me projektligjin e ri, hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza, vazhdon pas ngritjes së aktakuzës dhe në momentin gjatë kësaj periudhe, ka mundësi që pasuria e atij personi të ngrihet, gjë që nuk ka qenë më herët, për të mos u asgjësuar dhe kaluar në duar të tjerëve, të ngrihet. E kemi palët e treta që nuk e kemi pas më herët, domethënë që tash janë të detyruar që në momentin që nuk janë blerës bonafite, tashmë janë të obliguar të bashkëpunojnë me drejtësinë, përndryshe edhe ajo pasuri që është në palët e treta, qofshin , familjarë apo biznese, ajo pasuri do të konfiskohet”, tha ai.

Sipas tij, i akuzuari edhe nëse akuzohet për një vepër penale me shumë të vogël, ai do të jetë i detyruar të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë në dhjetë vitet e fundit. Projektligji është përkrahur nga komisionit për legjislacion dhe grupi parlamentar të PDK-së, AAK-së dhe Nisma Socialdemokrate.

Më 13 Korrik u mbajt Kongresi i Berlinit i cili ndau tokat shqiptare

Më 13 Korrik 1878, Kongresi i Berlinit dhe monarkët e Britanisë së Madhe, Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës, Italisë dhe Perandorisë Osmane nënshkruan Traktatin e Berlinit, që shënoi ndarjen e parë të tokave shqiptare

Sipas këtij traktati, Tivari, Podgorica dhe Gucia iu dhanë Malit të Zi, ndërsa Serbia u zgjerua në juglindje, duke u shtrirë në tokat etnike shqiptare.

Asnjë nga pjesëmarrësit e Kongresit nuk i parashtroi protestat e shqiptarëve kundër coptimit, dhe as nuk i përkrahu kërkesat për njohjen e autonomisë. Fuqitë e Mëdha, përkundrazi, mohuan plotësisht ekzistencën e çështjes shqiptare.

Arrihet marrëveshja, Xherdan Shaqiri transferohet te Liverpooli

Xherdan Shaqiri do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, përpara përfundimit të transferimit të tij prej 13.5 milionë paundësh te Liverpool, shkruan James Pearce

“Reds” kanë arritur një marrëveshje me Stoke City, pasi kanë paguar klauzolën e lirimit të shqiptarit të kombëtares së Zvicrës. Shaqiri do të jetë nënshkrimi i tretë i kësaj vere për Jurgen Klopp.

Ai ka pasur oferta nga e gjithë Europa, pas rënies nga Premier League e Stoke City, por sapo Liverpool konfirmoi interesin, zemra e tij ishte e vendosur që të lëvizte në “Anfield”.

26-vjeçari, përfshirja e të cilit në Kupën e Botës së Rusisë përfundoi në 1/8 finale, pas humbjes me Suedinë, javën e kaluar, ka gjasa ta bëjë debutimin e tij të kuq gjatë turneut parasezonal të Amerikës, më vonë, këtë muaj.

Jurgen Klopp beson se sigurimi i shërbimeve të një sulmuesi të tillë me përvojë do ta ndihmojë Liverpool në shtimin e thellësisë si skuadër.

Nis projekti “Diga Data”, sipas presidentit transparenca s’është rrugëtim njëkahesh

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në lansimin e projektit të parë të Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), projektit “Diga Data”, ose “Sfida e Hapjes së të Dhënave”, në Kosovë

Me këtë rast ai ka rikujtuar se në vitin e kaluar, kur është nënshkruar Marrëveshja e Pragut në mes të Kosovës dhe Qeverisë Amerikane në Kongres, prezentë kanë qenë përfaqësues të republikanëve dhe demokratëve të Kongresit Amerikan, si dëshmi e një angazhimi të sinqertë dhe dedikimi të thellë në Uashington për progresin ekonomik, politik dhe social në Kosovë.

“Sot gëzohem të shoh pjesëmarrës të shoqërisë civile, të mediave, por edhe të sektorit privat në lansimin e projektit ‘Dig Data’ apo Sfida e Hapjes së të Dhënave. Hapja e të dhënave ka qenë prioritet i qeverive në vitet e fundit. Të gjitha institucionet kanë bashkëpunuar që të rritet transparenca, por rritja e transparencës nuk është rrugëtim një kahesh. Projekti i Fondacionit të Mileniumit do të ndihmojë në hapjen e të dhënave, por edhe shfrytëzimin e të dhënave nga publiku, nga aktorët në shoqëri civile, në biznes, në institucionet kosovare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Si president i Republikës, ai ka thënë se çdo javë dhe çdo ditë takon njerëz, qytetarë që pyesin dhe punojnë që shteti të japë më shumë për qytetarët.

“Ne jemi në reforma të thella të shumëfishta. Tranzicioni nuk ka pasur të ndalur dhe ka lënë shumë shtresa të painformuara për ligjet e reja, për politikat dhe rregulloret që kanë dalë nga procesi i integrimit evropian. Nuk mund të thuhet se nuk është bërë punë e madhe nga shumë ministri, agjenci dhe institucione, por mund të themi se shpeshherë kjo punë nuk është raportuar dhe shpesh ka munguar bashkëpunimi i sinqertë në mes sektorëve të ndryshëm. Mediat kanë kërkuar përgjigje, institucionet kanë kërkuar mirëkuptim, qytetarët kanë kërkuar rezultat”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka shtuar se projekti i Sfidave të Hapjes së të Dhënave apo siç është titulluar nga Fondacioni i Mileniumit “Dig Data”, synon të rrisë këtë bashkëpunim.

“Këtë vit do të punohet me të dhënat e papunësisë, arsimit dhe tregut të punës. Projektet që analizojnë të dhënat dhe që do të gjejnë përgjigje sesi të bashkëpunojë trekëndëshi Qeveri, OJQ dhe biznes, do të shpërblehen dhe ato do të inkuadrohen në punën e institucioneve. Unë kam shumë besim se nëse fokusohemi tek të dhënat dhe jo tek gojëdhënat, nëse punojmë me numra dhe jo shumë me thashetheme, do të arrijmë sukses më të madh shoqëror. Mendoj se Kosova mund të synojë edhe përkrahje të mëtutjeshme nga MCC dhe nga Qeveria Amerikane nëse fokusohemi në indikatorë të një jete më të mirë. Të një ekonomie më të mirë. Të një demokracie më gjithëpërfshirëse dhe një shoqërie që synon NATO-n dhe BE-në”, u shpreh presidenti Thaçi.

I pari i vendit theksoi se jemi në procese të ndryshme jo të lehta, nga reformat në ekonomi dhe sjellje të investitorëve e deri tek dialogu me fqinjët.

“Ndihma më e madhe që mund të ofrohet nga qytetari është të jetë në dialog me neve, me institucione. Të japë propozime dhe ide sesi duhet të vazhdojmë tutje. Ky projekt po e krijon një vlerë, sepse po e mundëson një platformë të një dialogu të tillë dhe një bashkëpunimi të tillë”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi e uroi ekipin e Sfidave të Mijëvjeçarit për këtë projekt dhe për tërë operacionin e MCC-së në Kosovë. Ai shtoi se pret të shohë edhe lansime të projekteve të tjera, në energji, në qeverisje transparente, në mënyrë që qytetarët t’i shohin edhe rezultatet konkrete të investimeve madhore nga populli amerikan në mirëqenien dhe në mirëqeverisjen tonë.

LDK e lë pozitën pa numra – bojkoton seancën e Kuvendit

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka dhënë ultimatum partive në pushtet lidhur me numrat që ata i kanë në kuvend

Në emër të LDK-së, Armend Zemaj u ka dhënë ultimatum partive në pushtet duke u thënë se nëse nuk e bëjnë kuorumin në Kuvendin e Kosovës brenda 30 minuta, deputetët e LDK-së nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës.

“Kemi mbetur tek miratimi i rendit të ditës. Nëse nuk arrini ti keni 61 deputetë të koalicionit në kuvend ne do t’i presim 30 minuta bëjeni kuorumin ne do të marrim pjesë në vazhdimin e seancë”, ka thënë Zemaj.