Lajm.co

Mendimi strategjik në Europë është pak i zhvilluar

Ndërsa Europa progresiste është gjithnjë e më pak e rëndësishme në botë, bota e realpolitikës ka gjithnjë e më shumë influencë ndaj Europës

Në zanafillë, Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle synonin që ta bënin Europën një bllok fuqie që eventualisht të mund t’i rezistonte dhe ngjitjes së Kinës. Megjithatë, gjenerata e majit 1968 e refuzoi një mendim të ngjashëm “reaksionar”, duke hedhur kështu farërat e populizmit bashkëkohor. Dhe ndërsa shoqëritë europiane humbasin kontrollin mbi fatin e ture, gardianët e projektit europian humbasin legjitimitetin e tyre. mendimi strategjik në Europë është i pazhvilluar. Kjo përbën një problem, pasi masa në të cilën europianët arrijnë të deshifrojnë botën i përcakton aftësinë për të ushtruar influencë.

Shtetet e Bashkuara janë në rënie relative dhe nuk ka garanci se Uashingtoni do ta mbrojë Europën nga ngjitja e Kinës, nga kërcënimi i Rusisë dhe/ose nga paqëndrueshmëria e Lindjes së Mesme. Europës do t’i duhet të ecë me këmbët e veta dhe të marrë përgjegjësinë e fatit të vet. Për të arritur një gjë të tillë duhen jo vetëm investime të konsiderueshme në resurset ushtarake, por edhe një rilindje e mendimit realist europian.

Nga Lufta e Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin e mendimit realist autokton. Ky lloj arësyetimi shërbeu edhe për të riekuilibruar idealizmin tradicional internacionalist amerikan. Qe Pentagoni ai që mori iniciativën. Në vitet ’40, klasa drejtuese ushtarake e kuptoi se përgjegjësitë e reja dhe globale amerikane kërkonin një kuptim të thellë dhe realist të gjeopolitikës dhe të sigurisë ndërkombëtare. Besimi tradicional në mirësinë e shpirtit njerëzor dukej naiv përballë totalitarizmave barbare të Hitlerit dhe Stalinit.

Fillimisht mendimi realist amerikan është plazmuar nga emigrant europianë. Midis këtyre ndodheshin hollandezi Nicholas Spykman, gjermanët Hans Morgenthau e Henry Kissinger, polaku Zbigniew Brzezinski, austriaku Robert Strausz-Hupé dhe italo – rumuni Edward Luttwak. Këto figura e mësuan Amerikën që ta perceptojë botën në termat e politikës së fuqisë dhe të forcës ushtarake. Politika e sigurisë kombëtare amerikane gjatë Luftës së Ftohtë u informua ndjeshëm nga realizmi i tyre.

Tradita vazhdon. Europianët që studiojnë politikën e fuqisë dhe strategjinë gjenden në pjesën më të madhe në Harvard, Yale, Stanford, gjithnjë e më pak në universitetet europiane. Sot janë europianët ata që kalojnë Atlantikun për të mësuar nga institucionet amerikane.

Qysh nga vitet ’40, mendimi realist ka mundur të zhvillohet lirisht dhe pa zgjidhje vijueshmërië në akademitë dhe në think tank-ët e Përtejoqeanit. Përveçse janë të financuara nga Pentagoni, donacione të rëndësishme private kanë siguruar fondet bazike për një infrastrukturë të tillë intelektuale. Rrjetet e dijes janë mbresëlënëse. Studiues të këtyre institucioneve mund të kalojnë disa vite në pozicione burokratike të rëndësishme, për t’u kthyer më pas në karrierën e tyre akademike.

Situata europiane bie në kontrast të fortë me praktikën amerikane. Pas Luftës së Dytë Botërore, liderë konservatorë si Adenauer e de Gaulle zhvilluan idealin e pajtimit e të integrimit continental falë një realizmi të kthjellët historic. Por në majin e 1968, gjenerata e re e pasluftës u ndesh me figura si këto, të perceptuara si demode. Për pasojë, u rrënjos një përbuzje e thellë sociale për politikën e fuqisë dhe për përdorimin e forcës së armatosur.

Deri kur ombrella ushtarake e bërthamore e Shteteve të Bashkuara e ka mbrojtur Europën nga konfliktet ndërkombëtare, popullsitë e kësaj të fundit kanë mundur që ta injorojnë në një masë goxha të madhe gjeopolitikën dhe strategjinë. Është gërryer kështu vetëdija e kthjellët e historisë së gjatë e të përgjakshme e Kontinentit të Vjetër. Universitetet progresiste europiane kanë promovuar analiza gjithnjë e më abstrakte dhe teorike të konfliktualitetit. Midis akademikëve, rëndësia politike e punëve të tyre deri është shpërfillur për një kohë të gjatë.

Tentativat e qendra studimore europiane për të mbushur hendekun kanë pasur një sukses vetëm të pjesshëm. Organizatat më serioze të Brukselit janë për më tepër në shërbim të procesit teknokratik të bashkëpunimit europian. Disa prej tyre janë jashtëzakonisht të varura nga fondet publike dhe shpesh janë të kufizuara në projekte të ndryshme nga vija drejtuese që aderojnë në vizionet politike periferike.

Elitat aktuale europiane janë fuqimisht të plazmuara nga ideale progresiste. Pjesa më e madhe e liderëve europianë preferon akoma t’i injorojë analizat e “ashpra” gjeopolitike, që tentojnë të jenë jokomode. Çinteresimi europian ndaj shpenzimeve luftarake duket si efekti kolateral i një vetëdijeje sociale relativisht e kufizuar e politikave të sigurisë. Londra dhe Parisi përbëjnë një përjashtim, por vizionet më influente në nivel gjeopolitik dhe ushtarako – strategjik vazhdojnë të vijnë nga Uashingtoni.

Difektoze në realizmin historik, Europa bëhet gjithnjë e më pak e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht se liderët e saj shpesh i dëgjojnë mendimtarët strategjikë e Përtejoqeanit t’u shpjegojnë politikën botërore, nëpër universitetet dhe nëpër qendrat studimore amerikane vërehet një çinteresim në rritje për çështjet europiane. Mungesa e një dialogu euro – amerikan autentik dhe paritar vë në diskutim të ardhmen e aleancës atlantike.

Nëse Europë synon vërtet që t’i mbrojë fatet e saj, atëhere do t’i duhet ta ekuilibrojë idealizmin e saj me një dozë të mirë realizmi. Europianët duhet të zbulojnë formë të veçanta analizash strategjike dhe realpolitike. Historia e gjatë e kontinentit jep një pikënisje të rëndësishme. Europa mund të mësojë shumë nga mënyra me të cilën mendimi strategjik i pavarur inkurajohet në Shtetet e Bashkuara.

Sidomos në kohët e “America First”, interesi amerikan dhe ai europian nuk janë gjithmonë në sinkron. Nuk do të ishte e arësyeshme për europianët që t’i besonin verbtazi forcës ushtarake dhe mbështetjes politike të Uashingtonit. As edhe influenca e realpolitikës amerikane nuk është gjithmonë në interesin e Europës.

(Elmar Hellendoorn për de Volkskrant)

Turqia dhe SHBA-ja zotohen se “do t’i zgjidhin çështjet”

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia ranë dakord të punojnë nga afër për të zgjidhur çështjet midis tyre, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu

Ai i bëri këto komente pas një, siç e cilësoi, takimi konstruktiv me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në margjina të një samiti të ministrave rajonalë në Singapor.

Bisedimet midis tyre u zhvilluan pasi Uashingtoni vendosi këtë javë sanksione kundër dy ministrave turq, për shkak të mbajtjes në burg të një pastori amerikan në Turqi, nën akuzat për terrorizëm.

Turqia tha se sanksionet janë të papranueshme. Dy vendet, aleate të NATO-s, nuk pajtohen as me politikat rreth Sirisë.

Pastori i krishterë, Andrew Brunson, 50 vjeç, është arrestuar qysh në vitin 2016. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar disa herë Turqinë me sanksione, nëse nuk e liron pastorin, të cilin ai e ka cilësuar si “njeri të pafajshëm”.

Sanksionet amerikane goditën ministrin turk të Drejtësisë, Abdulhamit Gul, dhe ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu.

Gjykata Speciale po funksionon vetëm si shantazh ndaj pushtetarëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tre vjetorin e miratimit të Gjykatës Speciale në Kuvend, ka kujtuar skenarët që dërguan deri te miratimi, duke thënë se edhe pse ka kaluar kjo kohë, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë, por janë shpenzuar miliona euro

Kurti ka thënë se Vetëvendosje vazhdon të jetë kundër kësaj Gjykate, e cila sipas tij nuk i sjell asnjë të mirë vendit.

“Atëbotë thuhej se miratimi i Gjykatës Speciale do ta pastronte imazhin e Kosovës dhe do të ndihmonte procesin e njohjeve ndërkombëtare. Asnjëra nga këto nuk kanë ndodhur, sepse imazhin e keq dhe faqen e zezë na i nxjerrin qeveritarët injorantë, zhvatës a vjedhës, të cilët bëjnë lëshime ndërkombëtarisht për të ruajtur pushtetin e vet, prandaj askush nuk i merr seriozisht në skenën diplomatike”, thuhet nw njw pjesw te reagimit tw Kurtit.

Ky është postimi i Kurtit:

Sot bëhen tre vjet prej se u votua në Kuvendin e Kosovës amendamenti 24 i Kushtetutës së Kosovës që ia hapi rrugën krijimit të Gjykatës Speciale. Ishte ky votimi skandaloz, më 3 gusht 2015, me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim.

Pa asnjë shkronjë ndryshe, propozimin për amandamentin 24, Kuvendi e pat rrëzuar me vota më 26 qershor 2015, pra pesë javë më parë, kur kishin votuar vetëm 75 vota për, 7 kundër dhe 2 abstenime. Është rast tipik prej shteti të dështuar, kur nuk respektohet institucioni kryesor i republikës, parlamenti, dhe kur sillet për votim i njëjti dokument, deri sa të arrihet rezultati që dëshirojnë sundimtarët. Kjo ka qenë tallje me parlamentin e Kosovës.

Votat për herën e dytë u siguruan me presionin e ndërkombëtarëve dhe kreut të PDK-së mbi disa deputetë të PDK-së, të cilët edhe një herë dëshmuan se janë trima e patriotë vetëm për t’u mburrur. Me hapjen e rrugës për Gjykatën Speciale u poshtëruan institucionet vendore të Kosovës dhe u ndërtua një sistem paralel i drejtësisë, i cili nuk ka ndjesi republikane dhe nuk jep përgjegjësi demokratike ndaj vendit dhe popullit prej të cilit merr fuqinë.

U tha se Gjykata Speciale do të ndëshkonte kriminelë, mirëpo ja ku jemi, kanë kaluar tre vjet, janë shpenzuar afër njëqind milionë euro, por ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë e nuk ka filluar asnjë proces. Kryeprokurori David Schëendiman, i cili u prezantua si njeriu i hekurt që do t’ua tregonte vendin kriminelëve të pushtetshëm, dha dorëheqje në shkurt të vitit 2018 me ca shpjegime e ankesa të çuditshme. Tash zëvendësit të tij do t’i duhen muaj e ndoshta edhe vite (por me siguri edhe miliona të tjera) që të arrijë të lexojë gjithë lëndët e përgatitura.

Atëbotë thuhej se miratimi i Gjykatës Speciale do ta pastronte imazhin e Kosovës dhe do të ndihmonte procesin e njohjeve ndërkombëtare. Asnjëra nga këto nuk kanë ndodhur, sepse imazhin e keq dhe faqen e zezë na i nxjerrin qeveritarët injorantë, zhvatës a vjedhës, të cilët bëjnë lëshime ndërkombëtarisht për të ruajtur pushtetin e vet, prandaj askush nuk i merr seriozisht në skenën diplomatike.

Pra, deputetët që e votuan Gjykatën Speciale më 3 gusht 2015, si zakonisht kanë gënjyer për efektet pozitive që ajo do t’i sillte Kosovës, e si zakonisht i kanë fshehur dëmet e mëdha që shkaktoi votimi i tyre i papërgjegjshëm. Gjykata Speciale, përveçse që po i etablon si serioze pretendimet qesharake të Dick Marty-t për UÇK-në, po funksionon vetëm si një mjet shantazhi ndaj disa pushtetarëve në Kosovë, që të bëjnë edhe më shumë lëshime qoftë në aspektin ekonomik me koncesione e kontrata kapitulluese, qoftë në aspektin e sovranitetit, ku së fundmi po nguten për “kompromis të dhimbshëm” me Serbinë.

Ne ishim kundër atëherë, dhe jemi kundër sot. I patëm parashikuar të gjitha këto padrejtësi, mashtrime e dështime. Por dështimet e tilla për Kosovën do të mund të ndalen vetëm kur të mos jepet më vota për kriminelët dhe për tradhtarët, për të pandershmit e për cinikët, për injorantët e për arrogantët. Vetëm atëherë Kuvendi, Qeveria, Gjyqësori dhe gjithë institucionet do të mund të marrin vlerën dhe peshën që u takon, në Republikën tonë të Tretë.

Një spiune ruse, prej vitesh në Ambasadën amerikane në Moskë

Hetuesit e kundërzbulimit amerikan kanë zbuluar një spiune të dyshuar ruse, që të ketë punuar e padiktuar në Ambasadën amerikane në Moskë prej më shumë se një dekade. Lajmi bëhet i ditur ekskluzivisht nga “The Guardian”

Punonjësja ruse është punësuar nga shërbimet sekrete amerikane dhe mësohet të ketë pasur qasje në rrjetin e brendshëm të internetit të agjencisë, sikurse edhe në sistemet e komunikimeve elektronike, gjë që i ka dhënë mundësinë e kontrollit të materialeve tejet sensitive, përfshi edhe itineraret e presidentit dhe të zv.presidentit.

Gruaja ka punuar për shërbimet sekrete prej vitesh, përpara se të dyshohej për herë të parë në vitin 2016, gjatë një kontrolli rutin sigurie të zhvilluar nga dy hetues nga Zyra e Sigurisë Rajonale (RSO) të Departamentit amerikan të Shtetit.

Ata kanë dalë në përfundimin se ajo ka pasur takime të rregullta dhe të paautorizuara me pjesëtarë të FSB-së, agjencisë kryesore të sigurisë ruse.

“The Guardian” ka mësuar se “RSO”-ja kishte lëshuar alarmin që prej janarit të vitit 2017, por shërbimi sekret nuk kishte nisur një hetim të gjerë dhe të plotë prej vet atyre. Përkundrazi, ai e la atë të largohej disa muaj më vonë, me shumë mundësi për të fshehur ndonjë siklet të mundshëm.

Një burim i inteligjencës i tha “The Guardian”-it se gruaja është shkarkuar verën e kaluar, pasi Departamenti i Shtetit i revokoi asaj certifikatën e sigurisë. Shkarkimi erdhi vetëm pak pas një raundi kërkesash bga Kremlini, për shkak se Uashingtoni kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Urdhri për të hequr më shumë se 750 vetë, personel amerikan, nga misioni diplomatik prej 1.200 vetësh, thuhet të ketë shërbyer si mbulim për largimin e saj.

“Shërbimi sekret po përpiqet të fshehë shkeljen, duke e shkarkuar atë”, tha burimi në fjalë. “Dëmi është bërë, por stafi i lartë menaxhues i shërbimit sekret nuk kreu asnjë hetim të brendshëm për të vlerësuar shkallën e tij, apo për të parë nëse ajo kishte rekrutuar ndonjë punonjës tjetër, për t’i dhënë asaj informacione të mëtejshme. Vetëm një hetim intensiv nga jashtë mund të përcaktojë dëmin që ajo ka bërë”.

I pyetur me pyetje të detajuara mbi hetimin ndaj kësaj gruaje dhe shkarkimin e saj, shërbimi sekret u përpoq të minimizonte rëndësinë e rolit të saj, megjithatë nuk mohoi se ajo ishte identifikuar si një problem i mundshëm.

Departamenti i Shtetit, ndërkohë, bëri të ditur se nuk mund të komentojë mbi “pretendime lidhur me shërbimet sekrete apo probleme të personelit, ndaj nuk kemi informacione për ju mbi këtë incident të supozuar”.

Shërbimi sekret është një agjenci federale ligjzbatuese amerikane, që ndodhet brenda Departamentit të Sigurisë së Brendshme dhe ka më shumë se 150 zyra në mbarë botën. Misioni i tij është “mbrojtja e udhëheqësve të kombit dhe infrastrukturës financiare apo asaj kritike të Shteteve të Bashkuara”.

Top Channel

SHBA-ja jep alarmin: Kërcënimi është real nga Moska

Udhëheqësit e komunitetit të inteligjencës dhe sigurisë në Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia vazhdon të përdorë “metoda depërtuese” për të ndarë shoqërinë amerikane dhe shprehën shqetësim për sigurinë e zgjedhjeve

“Ne vazhdojmë të shohim një fushatë të përhapur të mesazheve nga Rusia, në përpjekje për të dobësuar dhe ndarë SHBA-në”, tha Dan Coats, drejtor i inteligjencës kombëtare.

“Qëllimi jonë këtu është thjesht t’i themi popullit amerikan se kemi njohuri për kërcënimin, është real, vazhdon dhe po bëjmë gjithçka të mundur për të pasur zgjedhje legjitime, të cilave populli amerikan mund t’iu besojë”, tha Coats.

Ai shtoi se komuniteti i inteligjencës është i shqetësuar me kërcënimet ndaj zgjedhjeve të ardhshme, atyre për Kongres në nëntor dhe presidencialeve më 2020.

Coats i bëri këto komente në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë së bashku me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, dhe këshilltarin për siguri kombëtare, John Bolton.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka mohuar vazhdimisht raportet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe i ka refuzuar konstatimet e komunitetit të inteligjencës se përpjekjet e Kremlinit janë bërë për të ndihmuar zgjedhjen e tij president.

Coats tha se Rusia nuk është vendi i vetëm që po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, por nuk dha detaje të tjera./rel/

Ambasada amerikane për Asociacionin: Proceset të zhvillohen ndërgjegjshëm deri në fund

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë kreativitet dhe fleksibilitet kur është fjala për rolin dhe kompetencat që duhet t’i ketë Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe

Vetëm dy ditë para përfundimit të afatit për draftimin e Statutit të Asociacionit/Bashkësisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë i ka ofruar mbështetje Ekipit Menaxhues, i mandatuar për ta finalizuar dokumentin, shkruan sot Koha Ditore.

“Shtetet e Bashkuara fuqimisht mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Natyrisht se BE-ja i ka të gjitha hollësirat për këtë proces, por duket sikurse të gjithë kanë punuar shumë që të përmbushin marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS) të dalë nga dialogu, sidomos përkitazi me periudhën e përpilimit të Statutit gjersa i afrohemi 4 gushtit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

Më tej shkruan se Qeveria e Kosovës bëri një hap të madh dhe shumë të mirëseardhur kur e lansoi procesin në prillin e këtij viti.

“Serbët e Kosovës, që janë pjesë e Ekipit Menaxhues për AKS-në – e të cilët janë faktikisht përgjegjës për përpilimin e draftit të parë të statutit – kanë punuar zellshëm në këta katër muajt e fundit. Hapi i ardhshëm sipas Marrëveshjes së dialogut të Brukselit është që komitetet zbatuese të të dyja palëve të gjejnë një kohë për t’u takuar mes vete në Bruksel për të shqyrtuar dhe diskutuar draftin e Statutit. Ne shpresojmë se të gjithë vrojtuesit do të lejojnë që proceset të vazhdojnë të zhvillohen ndërgjegjshëm dhe deri në fund me kalimin e kohës, ashtu siç është e paraparë me marrëveshje”, kanë thënë në Ambasadën Amerikane.

Drafti i jep Asociacionit kompetenca ekzekutive

Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë informatë se çfarë përmbajtje do të ketë draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë

E informatën për të do ta marrë vetëm pasi ai t`u jetë dorëzuar autoriteteve të Brukselit nga ana e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit, ekip ky i përbërë nga 4 serbë.

Televizioni publik ka raportuar se statuti i ri i cili tashmë është në përfundim të hartimit synon mundësinë e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që ky Asociacion të ketë kompetenca ekzekutive.

Shefi i delegacionit të Kosovës për negociata teknike, Avni Arifi, thotë se një opsion i tillë do të jetë i papranueshëm për institucionet e Kosovës.

Prerja në Besë

Fenomeni i “besës” ndër shqiptarë paraqet vlerat më sublime etike, fetare, dokesore dhe shpirtërore. Ky fenomen mbart me vete vlerat më të larta morale të shqiptarit, vlera mjaft autentike, me të cilat shqiptarët, sidomos në të kaluarën, dalloheshin nga popujt e tjerë. Besa, si fenomen unikat nuk mund të përkufizohet thjesht si sentiment sublim i mbajtjes së fjalës së dhënë, meqë ekziston dallimi mes fjalës së dhënë lidhur me lidhjen e një kontrate gojore, dhe besës si kategori elementare dhe fondamentale të lidhjes me besë

Nga Lulzim Beqiri

Por ka një lloj njerëzish në Republikën e Kosovës të cilët edhe pse janë më të këqij se gjithë të tjerët, ata u shpëtojnë kontrollit të të gjithëve, këta i hanë çdo ditë njerëzit në besë, i presin në besë, i vrasin në besë, i vrasin duke shfrytëzuar gjithmonë besën, besimet, mirëbesimin e njerëzve.

Këta njerëz ky popull i vuajtur i ka votuar tash e 18 vite e prapë do t’i votoj sepse këta njerëz din të mashtrojnë, madje janë bërë ekspert të mashtrimeve, këta të pabesë na e shkatërruan edhe shpresën për të jetuar në këtë tokë, andaj nuk duhet zënë besë këtyre, mos harroni çdo popull ka në mesin e tij njerëz që shesin vendin, familjen, ardhmërinë e fëmijëve të tyre.

Këta njerëz thyen besën dhënë Bacë Adem Jasharit, besën dhënë Zahir Pajazitit, thyen besën dhënë Ukshin Hotit, besën e thyen edhe me Mulla Idriz Gjilanit, besën e Mujë Krasniqit, Agim Ramadanit, thyen besën e Ibrahim Rugovës, thyen besën dhënë shqiptarëve të Preshevës, Ulqinit e Shkupit, këta janë politikanet e Kosovës.

Këta njerëz thyen besën kur pranuan pakon e Ahtisarit, e cila Kosovës për qindra vjet do ti kushtoj jashtëzakonisht shtrenjtë, si pasoj e kësaj pakoje 1/3 e territorit i takon okupatorit shekullor serb, jeni dëshmitar se si janë duke penguar edhe shtrimin e një rruge, e cila është vetëm urë lidhëse mes popujve.

Këta njerëz thyen besën kur ndihmuan në krijimin e listës serbe, siç dihet dëmin më të madh Kosovës ia ka shkaktuar kjo listë e cila në gjirin e saj ka kriminel të cilët kanë vrarë, përdhunuar, e përzënë afër një milionë banorë të Kosovës, kjo listë famëkeqe determinon edhe politiken e qeverisë së Kosovës, kjo listë punon çdo sekondë që Republika e Kosovës të paraqitet si shtet i dështuar, e ne madje edhe i presim në zyrë zyrtarisht.

Këta thyen besën kur u pasuruan në kurriz të popullit, a e dini që shumica absolute janë milioner e miliarder, përderisa populli vuan për bukën e gojës, 15% e qytetarëve janë në asistencë sociale, papunësia deri në 40%, me një varfëri ekstreme, pasuria e tyre tejkalon edhe buxhetin e shtetit, ata kanë ndikuar edhe në biznes, secili nga ta është biznesmen i suksesshëm si për kuriozitet.

Thyen besën kur falen mbi 8 mijë hektar tokë Malit të Zi, pa kurrfarë kriteri, si presion i Bashkësisë Ndërkombëtare dhe i strategjisë së gabuar, falën gurë e dru, mal e fusha, falen edhe varret e të parëve tanë.

Thyen besën kur dhanë kompanisë “Bechtel&Enka”, e cila po e ndërton autostradën për Shkup, “Arbën Xhaferi”, hiç më pak se 53 milionë euro pagesë shtesë për shkak të vonesave në kryerjen e pagesave. Tallje me buxhetin e tatimpaguesve kosovar, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit janë 295,809,378 euro mjete të cilat nuk janë tërhequr/shpenzuar sipas marrëveshjeve të arritura me institucionet financiare ndërkombëtare, si pasojë e mospërputhjes së dinamikës kohore në mes të alokimit të kredive dhe realizimit të projekteve, vlera e paguar e tarifave të zotimit për mjetet e kredive të pa tërhequra nga huamarrësit arrin kuotën prej 890,000 euro.

Thyen besën duke vrarë shpresën për një vend pune, në mesin e qytetarëve kosovarë dominon perceptimi se pa i bërë gati 5.000 euro ose pa qenë në një parti politike, e ke të pamundur të punësohesh, pavarësisht se a i plotëson kriteret e parapara me konkurs për atë punë. Shumica dominuese e të punësuarve në Ministrinë e Financave janë jo ekonomistë, edhe pse çdo ditë janë pjesë e hartimit të politikave të ndryshme ekonomike e fiskale, pa analizuar edhe situatën konkrete në të cilën ndodhet Kosova.

Thyen besën në vitin 2014 ku Republika e Kosovës humbi 4.999 milionë euro nga skandali i pasaportave biometrike, Gjykata e Arbitrazhit me seli në Paris të Francës kishte dhënë opinionin e saj se Kosova kishte bërë shkelje ligjore, duke u dënuar shteti me shumën marramendëse. Edhe Gjykatat vendore dënuan me burgim 7 persona me dënim 50 vite dhe shuma të mëdha parash për të njëjtin rast. Vlera e tenderit ishte 14 milionë e 127 mijë e 3.24 euro u nënshkrua në datën 17 qershor 2011. Pastaj kemi padinë nga Z Mobile ndaj VALA-s ku Arbitrazhi vendosi në favor të Z Mobile pra telekomi i Kosovës është i obliguar të paguajë 26.1 milionë euro gjobë.

Ka edhe qindra veprime të cilat kanë sjell situatën që shumë kosovar të ikin nga toka e tyre për një jetë më të mirë, por mendoj se nuk duhet humb shpresa se një ditë ka për t’u bërë mirë edhe në Kosovën tonë, ka për të pas rregull e drejtësia, këta politikan kanë për të na lënë të lirë që të krijojmë shtetin ashtu siç duhet pa haraç e pa nepotizëm, pa korrupsion e pa shantazh, andaj populli im i dashur duhet t’i bashkojmë forcat që të zhvillojmë këtë shtet e kemi obligim nga gjeneratat e kaluara.

Mbesim me shpresë për një ringjallje ekonomike të Kosovës, sepse është treni i fundit para se të shpërthejë një pakënaqësi totale e qytetarëve, dhe kam frikë se gjërat do të përkeqësohen shumë dhe do të vijë deri të trazirat e mëdha sociale. Në njërën anë politikanë milionerë, e nga ana tjetër njerëz që janë ka vuajnë për kafshatën e bukës.

“Violinat” e para të maskarallëkut me shqiptarë, Berisha, Bukoshi e Thaçi

Sali Berisha është ndoshta politikani i vetëm shqiptar që nën “petkun” e demokracisë, vrau dhe masakroi me mijëra shqiptarë, në Shqipëri dhe në Kosovë. Nuk ka bërë dallim asnjëherë në përpjekjet e tij për të vrarë dhe masakruar shqiptarë, madje dhe ata të vendlindjes së tij Tropojë, ku numri i djemve të vrarë me nxitjen apo pagesën direkte të tij e ka kaluar shifrën 200

Nuk ka bërë dallim as në marrjen e parave si ryshfet për maskarallëqet që ka bërë në kurriz të shqiptarëve apo për të paguar “killër” kundër tyre. Mjafton të kenë qënë pagesa të majme, pak rëndësi kishte për të, se vinin nga njerëzit e terrorit islamik apo nga serbi Milosheviç.

Kthimi i Shqipërisë në një bazë të radikalëve islamikë apo si shteti i vetëm që thyente embargon e OKB-së ndaj ish Jugosllavisë së Milosheviqit duke e furnizuar me naftë makinën vrastare serbe, e ka vertetuar më së miri se Berisha për pushtet dhe para shet këdo.

Por askujt nuk ia kishte marrë mendja se Berisha do të prekte dhe paratë e qeverisë në ekzil të Kosovës, me kryeministër Bujar Bukoshin, para këto gjaku dhe mundi të emigrantëve shqiptarë të Kosovës. Por Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës, Shqipëria ishte shteti amë, shenjtëria vetë, madje dhe në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Por pas vitit 1992 kur në krye u vendos Sali Berisha, dashuria e shqiptarëve të Kosovës për Shqipërinë u shtuan dyfish.

Pikërisht këtë dashuri shfrytëzoi Sali Berisha, atëkohë President i vendit, për të furnizuar me naftë Milosheviçin dhe makinerinë e tij të luftës, duke mos marrë asnjë kontestim nga ana e shqiptarëve të Kosovës, të cilët falnin çdo mëkat të udhëheqësve të Shqipërisë amë.

Por njëherësh Berisha, duke shfrytëzuar dashurinë e shqiptarëve të Kosovës për Shqipërinë, shfrytëzoi dhe mori para dhe nga qeveria në ekzil e Kosovës që drejtohej nga Bujar Bukoshi. Dhe këto para shërbyen për survejimin e opozitarëve të majtë në Shqipëri, vjedhjen e votave të opozitës dhe rrahjen e liderëve të tyre dhe më gjërë tërë opozitës, më 26 dhe 28 maj 1996.

Njëherësh këto para, miliona marka të dhëna nga qeveria e Bujar Bukoshit, shërbyen dhe për survejimin e themeluesve dhe veprimtarëve të UÇK-së duke dekonspiruar lëvizjen, emrat dhe pseudonimet e tyre tek shërbimi sekret serb. Çka solli rënien e këtyre luftëtarëve dhe veprimtarëve në pritën e forcave serbe të sigurisë dhe paramilitarëve sa herë që kalonin kufirin nga Shqipëria për në Kosovë.

Disa të vërteta i ka zbardhur ish-kreu i Shërbimit sekret shqiptar Fatos Klosi, sidomos për financimin e Berishës nga ana e Bujar Bukoshit. Ai ka deklaruar kohë më parë se kur kishte marrë në dorëzim detyrën në krye të SHIK, si pasardhës i Gazidedes së larguar jashtë vendit kishte gjetur një kasafortë me para, dhuratë nga qeveria e Kosovës e drejtuar nga Bukoshi.

Ish kreu i SHISH Fatos Klosi ka bërë të ditur dhe shumën e parave të dhuruar nga qeveria e Kosovës, shuma këto që mblidheshin nga 3 përqindshi i kosovarëve në vendet e Evropës dhe diasporë të cilat janë gjetur në kasafortë.

“Ishte një ndihmë e qeverisë së Kosovës së asaj kohe që kryesohej nga Bujar Bukoshi që e kishte dhënë për SHIK që drejtohej nga Bashkim Gazidede. Ende nuk e kam kuptuar se përse mund të jepej një ndihmë e tillë në para, por e vërteta është se e gjeta me dokumentacion të rregullt kur shkova në zyrë për herë të parë dhe shuma e lëvruar si dhuratë për SHIK kishte qënë 600 mije dojçmarka”, ka thënë asokohe Klosi. I cili këmbëngul se ka pasur disa dhurime.

Klosi ka nënvizuar njëherësh se kjo shumë e dhuruar nuk ishte shpenzuar e gjitha por kishte mbetur dhe një sasi e caktuar, duke bërë me dije për herë të parë se përse ishin përdorur nga Gazidede dhe ku ishin shpenzuar.

“Pjesa e përdorur nga Gazidede ishte shpenzuar, e shënuar përmes një dokumentacioni të rregullt, për njerëzit që ishin jashtë vendit, por dhe për njerëzit e këtij shërbimi brenda vendit. Këto para janë gjetur në vitin 1997, dhe kishin disa kohë që kishin mbërritur me një kasafortë si dhuratë nga qeveria Bukoshi për SHIK”, deklaroi Klosi në atë kohë.

Po mësohet se financimet kishin destinacion Berishën dhe Gazideden, dhe se janë dhënë disa këste, sipas periudhave dhe ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri. Fillimisht është dhënë financim nga Bukoshi për të vjedhur votat e opozitës më 26 maj 1996, pasi duhej ngritur një infrastrukturë e tërë për të ndryshuar fletët e votimit, ndërruar kutitë e votimit dhe për këtë duheshin njerëz, automjete por dhe për të ‘dorovitur’ ndërkombëtarët që të mos flisnin.

“Mbyllja e gojës” për ish kreun e Këshillit të Evropës Leni Fisher, bazën fillestare e kishte tek paratë e dhuruara nga ana e Bujar Bukoshit për Berishën. Po ashtu dhe në vitin 1997 Bukoshi dha para dhe njerëz që mbaheshin po me para për të shtypur protestat në të gjithë vendin.

Por dhe që ishte përfshirë në një lojë të ndyrë të shërbimeve sekrete në kurriz të Shqipërisë.
Dhe pikërisht me këto dhurata për Berishën, argumentohej dhe fakti se përse Berisha ishte më i afërt me Bujar Bukoshin se sa me Ibrahim Rugovën.

Ishte bërë publike që në atë kohë madje ish-kryeministri Bujar Bukoshi ia kishte ndaluar fondet Presidencës së Ibrahim Rugovës. Fonde të cilat jepeshin nga emigrantët kosovare për këtë qeveri, që në kushtet e represionit të thellë serb, ushtronte aktivitetin e saj në ekzil, jashtë vendit në Gjermani kryesisht.

Përplasja e forcave të Bukoshit dhe Berishës nga njëra anë me ato të qeverisë së Nanos dhe të Thaçit nga ana tjetër është një “film” që është parë shumë herë dhe që të gjithë e dinë tashmë. Dhe fati i aktorëve dhe faktorëve në këto ngjarje dihet. Ibrahim Rugova nuk jeton më, Bashkim Gazidede nuk jeton më, dhe Safet Zhulali ish ministër shqiptar i Mbrojtjes nuk jeton më. Po ashtu dhe ish ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi nuk jeton më, u vra në mënyrë misterioze në Tiranë. Ndërsa të tjerët u shuan ngadalë po në mënyrë misterioze.

Aktualisht jetojnë vetëm Sali Berisha, Bujar Bukoshi dhe Hashim Thaçi, “violinat” e para të maskarallëkut me shqiptarët./Pamfleti

Vetëm sot 6 qytetarë humbën jetën në aksidentet në Kosovë

Rrugët e Kosovës po vazhdojnë të përgjaken për çdo ditë nga aksidentet. Vetëm sot kanë humbur jetën 6 persona në aksidente trafiku. Kurse, vetëm gjatë muajit korrik kanë vdekur më shumë se 15 persona

Dita e dytë e muajit gusht ka nisur keq për shumë familje të Kosovës. Vetëm ditën e sotme, gjashtë familje kosovare kanë humbur me të afërmit e tyre nga aksidentet në rrugë.

Fat të ngeshëm kanë pasur edhe dhjetëra familje të tjera, të afërmit e të cilëve gjetën vdekjen në rrugët e Kosovës muajt e fundit.

Në Policinë e Kosovës kanë treguar se aksidenti i parë gjatë ditës së enjte ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

Kurse, në Kaçanik një i mitur ka humbur jetën pasi është vetaksidentuar.

Ndërkaq, në Suharekë, nga një aksident mes dy veturave, njëra me targa vendore e tjetra me targa të Francës, kanë humbur jetën dy persona, një femër dhe një mashkull (familjarë), si dhe kanë mbetur të lënduar dy fëmijë.

E aksidenti i fundit i deritashëm që ishte tragjik ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë. Në këtë aksident kanë mbetur dy persona të vdekur dhe tre janë lënduar.

“Para rreth gjysmë ore është shkaktuar një aksident trafiku, ku si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar”.