Lajm.co

Leibniz, albanologu që vendosi shqipen në hartën e botës

Më 14 nëntor 1716 ndërroi jetë Gottfried WiIhelm Leibniz. Gjeniu i iluminizmit të hershëm karakterizon mendimin tonë edhe sot

Kur Gottfried Wilhelm Leibniz më 1646 lindi në Lajpcig si biri i një profesori, të kuptuarit shkencor ndaj botës sonë ishte mjaft i thjeshtë. Ishte në një farë mënyre e mundshme, që në kohën kur ai jetonte gjithçka njihej prej librave dhe mund të mësohej teorikisht.

Ishte koha, kur ende ekzistonin dijetarë universalë – njerëzit si Gottfried Wilhelm Leibniz, i cili pasi në moshën 21 vjeçare kishte mbrojtur titullin e doktor i shkencave juridike, vazhdonte hulumtimet edhe si historian, filozof, gjuhëtar, fizikant, matematicien dhe studionte edhe si bibliotekar, inxhnier minierash, diplomat, këshilltar politik dhe ishte aktiv edhe si themelues i akademisë.

Epoka e gjenive të shumanshëm mori fund pikërisht një shekull pas tij.

Një ndër të fundit të këtyre dijetarëve ishte Johann Wolfgang von Goethe, i cili krahas aktivitetit si shkrimtar punonte edhe si jurist e politikan, por hulumtonte edhe në një sërë fushash të tjera: gjeologji, optikë, zoologji, botanikë dhe meteorologji e filozofi.

Rilindja, laicizmi dhe fokusi tek shkencat e natyrës

Dëshira për njohuritë shkencore u zhvillua prej situatës së veçantë historike. Së pari në kohën që jetonte Leibniz nisi gradualisht iluminizmi. Leibniz vet ishte njëri ndër paraprijësit e kësaj epoke.

Mendimi racional, arsyeja dhe njohuritë e shkencave të natyrës filluan të dominojnë kundrejt supersticiozitetit dhe alkimisë. Rilindja e mposhti prapambetjen e Mesjetës. Absolutizmi iluminist me laicizmin mori pushtetin prej klerit dhe princave lokalë.

U krijua një imazh i ri gjithëpërfshirës i njeriut – ky ishte parakushti për heqjen e robërisë në shumë vende të Europës.Kur Leibniz vdiq në moshën 70 vjeçare, ai la pas një trashëgimi të pasur, intelektuale nga jeta e tij intensive: mbi 200.000 faqe manuskripte ruhen edhe sot e kësaj dite ne arkivin e Hanoverit.

Shumë prej ideve të tij janë të vlefshme edhe sot. Disa shembuj:

Drejtësi

Leibniz synonte një unifikim të sistemeve të drejtësisë në botën kristiane. Mjaft e rëndësishme ishte për të kapërcimi i ndarjes së kishës – e po ashtu edhe paqja. Ai ishte në këtë mënyrë ideator i së drejtës së sotme ndërkombëtare, i të drejtave të njeriut dhe i organizatave si OKB-ja dhe BE-ja.

Matematikë

Leibniz nuk është vetëm shpikës i llogaritjes integrale dhe të diferencuar, por ai ka përshkruar edhe sistemin binar të numërimit, që është sot baza e botës digjitale. Megjithatë ai e interpretonte atë ndryshe.

Ai synonte një sintezë mes shkencës dhe fesë. Për të Zoti ishte njëshi dhe asgjëja ishte zeroja. Leibniz ka shpikur e konstruktuar edhe një makinë mekanike llogaritëse.

Mendimin tonë ai e konsideronte si një proces numërimi. Sot ne e dimë nga shkencat moderne të neurologjisë, që në parim ai ka pasur të drejtë.

Fizikë

Duhet të të shkojë në mendje për të shtruar çështjen nëse hapësira është absolute. Leibniz ia shtroi vetes këtë pyetje, gjë që studiuesit e sotëm preferojnë ta konsiderojnë si një parashikim të teorisë së relativitetit të Einsteinit.

Në përfytyrimin e tij, që të gjitha termat bazohen në koncepte të thjeshta atomike, ndihet përpjekja e sotme e fizikantëve të grimcave elementare, të cilët janë vënë në kërkim të grimcave më të vogla elementare dhe duan të zgjidhin enigmën e materies së errët, energjisë së errët, të supersimetrisë së modelit standard fizik.

Psikologji

Leibniz e kishte kuptuar, që në psikologjinë tonë ka koshiencë dhe subkoshiencë.

AI e quante këtë perceptim dhe aperceptim. Përfytyrimi i tij, që proceset shpirtërore zhvillohen prej influencave të natyrshme dhe pasojës së efektit (causa efficiens) e jo nga faktorë hyjnorë apo shpirtëror, shënon fillimin e psikologjisë moderne.

Linguistikë

Në kohën e Leibniz-it u ndez grindja për prejardhjen e gjuhëve gjermane. Leibniz iu kundërvu teorisë, që bënte fjalë për një prejardhje nga një formë e hershme e suedishtes.

Përballja e tij kritike me zhvillimin e gjuhës dallon prej interpretimit të mëvonshëm me nota nacionaliste për prejardhjen e gjuhëve nga filozofët e fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.

Ai studioi edhe sanskritishten e kinezishten klasike. Përpjekja e tij për një shpjegim të hollësishëm për funksionin e gjuhës i parapriu metodave empirike të linguistikës së sotme krahasuese.

Metoda shkencore

Por më e rëndësishmja për pasuesit e tij është metodika nga empirikja dhe evidenca. Këto janë meritë e dijetarëve të iluminizmit si Leibniz.

Kjo nuk do të kishte qenë e mundur në dy shekujt e fundit pa kontributin e njerëzve si ai, që me pasion dhe syhapur në një kohë të territ të dijes e çuan përpara shkencën./DW

Leibniz, matematika, ilirishtja dhe shqipja

page_1Në 10 vitet e fundit të jetës, një nga përkushtimet e tij u bë edhe gjuha shqipe. Së pari, Leibnizi goditi mitin se shqipja, meqenëse flitej në Ballkan, bënte medoemos pjesë në grupin e gjuhëve sllave, apo rridhte nga greqishtja ose latinishtja.

Ai besonte se shqipja ishte ilirishte (siç do të demonstrohej nga Franz Bopp më shumë se një shekull më vonë); Leibniz mendonte se shqipja kishte lidhje me gjermanishten dhe këto ngjashmëri ai i kërkon në keltishten e lashtë.

Mendimet mbi shqipen, Leibniz i shprehu në letërkëmbimet e tij (1705 – 1715) me shkencëtarë, studiues e intelektualë të kohës – gjithsej 5 letra mbi shqipen (FESH). Ja si shkruante Leibniz – ndër të parët, në mos i pari albanolog që e vendosi shqipen në hartën e botës së studimeve gjuhësore:

“Sa për gjuhën e shqiptarëve, e njohur si Linguam Illiricam…mendoj se është e denjë të studiohet….Të dhënat që kam tregojnë se shqipja përmban shumë latinisht dhe pak gjermanisht.

Dhe ky është mendimi im mbi disa fjalë shqipe: ‘hundë’ nga keltishtja e vjetër ka dhënë gjermanishten ‘wen’ – ‘qen’, kafshë që karakterizohet nga përdorimi i hundës ‘nose’ – ‘nuhatje’. Fjala ‘gjueti’, anglisht “hint” – ‘gjurmë’ – ‘shenjë’; gjermanisht ‘spuhr’, nga ‘kunde’ – ‘dije, njohje’.

Fjala ‘krah’ lidhet me ‘krezzen, crabbe’ – ‘gaforre’ nga rrjedhin kthetër, zvarrë, rrafsh, zero. ‘Gaforrja’ mund të ketë lidhje edhe me ‘furkën, pirunin’. Fjala ‘burrë’ mund të jetë e lidhur me ‘brautigam’ ‘dhëndër’.

Ndërsa fjalët shqipe për numrat nuk kanë asgjë që mund të rrjedhin nga gjuhët fqinje, por, duke ditur shumë gjuhë të tjera, studiuesi mund të jetë në gjendje të kuptojë shumë fjalë të shqipes; fjala ‘det’ nga Delt, dmth Thalassa, Thellësi, Perëndia e Detit në mitologjinë greke.

Është e qartë se reliket e ilirishtes janë ruajtur në gjuhët moderne, veçanërisht në atë të shqiptarëve”, shkruan Leibniz, në “Opera Philologica”, përkthyer nga frëngjishtja në anglisht nga Robert Elsie.

Vlera e ideve të Leibnizit qëndron edhe në faktin se si shkencëtar serioz, ai tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve të tjerë për t’u marrë me studime në fushë të shqipes.

Ky interesim i Leibnizit mund të shpjegojë ndoshta edhe arsyen pse albanologjia ka tërhequr vazhdimisht shkencëtarë, gjuhëtarë e filologë ndër më të shquarit gjermanë e nga bota. Leibniz shkroi kryesisht frëngjisht e latinisht, dhe pak gjermanisht.

Shumica e shkrimeve të tij ndodhen ende të pa botuara, dhe janë marrë në mbrojtje nga UNESKO.

Në vitin 1985, qeveria gjermane krijoi Çmimin Leibniz, duke ofruar një shpërblim vjetor prej 1-milionë e 550-mijë euro për rezultate praktike dhe 770-mijë euro për ato teorike në shkencë. Ky është çmimi më i lartë në botë për arritje shkencore.

Përplasja me SHBA-të, “zbutet” Turqia

Turqia bëri thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, pas shtimit të tensioneve diplomatike mes dy vendeve aleate të NATO-s

“Ne duam që marrëdhëniet mes dy vendeve tona aleate t’i kthehen shpejt normalitetit. Vendi ynë nuk do të heqë dorë nga të sjellurit me prakticitet, në një kohë kur tensionet rajonale dhe globale janë rritur”, -tha kryeministri turk Binali Yildirim në një fjalim që mbajti para guvernatorëve provincialë në Ankara.

Marrëdhëniet mes të dy vendeve janë tensionuar së tepërmi pas arrestimit të një punonjësi lokal të Shteteve të Bashkuara në konsullatën amerikane në Turqi, Metin Topuz, nën akuzat për veprimtari terroriste dhe spiunazhi lidhur me grushtin e dështuar të shtetit të vitit të kaluar kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Këto tensione kanë rezultuar në kufizimin e konsiderueshëm të vizave nga të dyja palët.

Presidenti Erdogan të martën fajësoi personalisht Ambasadorin e SHBA në Turqi John Bass për tensionet. Erdogan po ashtu deklaroi se ambasadori Bass nuk do të konsiderohet si përfaqësuesi i ligjshëm i Uashingtonit. John Bass është në plan të largohet nga Turqia këtë javë, për një detyrë në re në Afganistan.

Uashingtoni i ka mbështetur me forcë veprimet e ambasadorit Bass, duke përsëritur kritikat për ndalimin e punonjësit lokal të konsullatës.

Vëzhguesit thonë se ky qëndrim i Uashingtonit ja ka mbyllur derën shpresave të Ankarasë për t’i dhënë fund krizës, duke fajësuar ambasadorin, në vend të Uashingtonit.

Media në Turqi njoftoi se ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka biseduar në telefon të mërkurën me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson, por nuk janë bërë të njohura hollësitë e bisedës mes tyre.

Deklaratat skandaloze të presidentit Thaçi

Nga Ibrahim Kelmendi

“(Nga miqtë ndërkombëtarë) u premtua se do të mundë të aplikonim për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodhte liberalizimi i vizave shpejt, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do të themelonim Forcat e Armatosura të Kosovës shpejt dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën, themeloi Gjykatën. Bashkësia Ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundrazi Kosovës iu vështirësua rrugëtimi euroatlantik”

Ndërsa sot presidenti Thaçi u foli edhe më rrugaqërisht, për daljen demonstrative të ambasadorit anglez, kur Thaçi po denigronte miqtë kryesorë përkrahës ndërkombëtarë:“Nëse ka dalë si kundërshtim ndaj asaj çfarë kam thënë, është një sjellje frustruese, fëmijërore, aspak diplomatike dhe e papërgjegjshme.”
Këto deklarata janë goditje komplotiste ndaj Shetiti të Kosovës, edhe për arsyet që po i paraqes në vijim:

[1] Edhe sikur t’i ketë premtuar ndonjë qeveritarë perëndimor Z. Thaçi, atëherë kryeministër, nga këto që i thotë tani, është tepër goditëse për Shtetin e Kosovës, meqë miqtë ndërkombëtarë prezantohen sikur të ishin matrapazë, që mashtrojnë deri sa të realizojnë qëllimet e tyre.

[2] Deklarata të tilla vetëm se e rrisi pendimin e qeveritarëve perëndimorë për njohje të pavarësisë shtetërore të Kosovës, duke rrezikuar që t’i anulojnë njohjet, për të pasuar efekti domino i anulimit të njohjeve.

[3] Nxitet pasiguria e qeveritarëve perëndimorë për biseda konfidenciale rreth taktikave që duhet ndjekur për të realizuar qëllimet që janë në interes reciprok, meqë konsultimi konfidencial për taktika është praktikë që përdorët gjithandej në marrëdhëniet mes shteteve. Etj.

E vërteta për e imponim të Gjykatës specile, që ta kuptojnë njëherë e mirë edhe patriotët kastraveca

Serbia gjatë viteve të pasluftës ka përgatit dosje akuzuese kundër UÇK-së, edhe me dëshmitarë e prova të rrejshme, duke shpërdoruar deri edhe vajzën e Sali Berishës, stërmbesën edhe serbishtfolës Argitë, Lulëzim Bashën, vajzën e Abdi Baletës, e bastardë të llojit të tyre, por edhe spiunët që i kishte penetruar në UÇK, si Farudin Gashi, Nazim Bllaca, të penetruar përmes Azem Sylës…
Me ato dosje Serbia ia doli të bind miqtë e saj që të shfrytëzohet Këshilli Europian për t’iu revanshuar Aleancës Veriatlantike për intervenimin ushtarak kundër Serbisë, që kontribuoj në çlirim e pavarësim të Kosovës.

Për ata që nuk i njohin tamam institucionet europiane, Këshilli Europian nuk është i njëjtë me Bashimin Europiane (BE). Këshilli Europian është formuar më 5 maj 1949, përmes Marrëveshjes së Londrës. Aktualisht ka 47 shtete anëtare, duke përfshi gjithë Europën (bile edhe Turqinë, për shkak se ende mban të pushtuar territor europian, këtej Bosforit).
Edhe selia e Këshillit europian është në Strasburg. Në Kuvendin parlamentar status vëzhguesi kanë edhe izraeli, Kanada, Meksisa. Ndërsa në Komitetin ministror të Këshillit Europian status vezhguesi kanë Vatikani, Japonia, Kanada, Sh.B.A.-të dhe Meksika. Vetëm Kosova nuk është anëtare, ndërsa Belorusia ka status të kandidimit.

Këshilli Europian, me kërkesë të Rusisë, pat ngarkuar parlamentarin zvicëran Dik Marty për të bërë raport për tregëtim të oraneve njerëzore nga UÇK-ja gjatë lufte. Ai raport u pranua me 16 dhjetor 2010 dhe më 25 janar 2011, me një votë më shumë se gjysma, Këshilli Europian miratoi rezolutën për të formuar hetuesi e gjyqësi ndërkombëtare për atë tregëti me organe, që e kishte shpif Serbia me miqë të saj. I akuzuari kryesor atëherë ishte kryeministri Hashim Thaçi. Akuzohej për shkak të funksionit, dhe jo për shkak të veprës, meqë qëllimi i Serbisë ishte për t’u revanshuar kundër Aleancës NATO për bombardime dhe kundër Shtetit të Kosovës.

Miqëve përkrahës të Kosovës nuk u mbeti rrugëzgjidhje më pragmatike, se sa të pengonin krijimin e hetuesisë dhe gjykatës speciale nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Prandaj u zotuan SHBA dhe BE që do t’i formojnë ato institucione.

Patriotët kastraveca të Kosovës mendonin se mund të pengonin ekzekutimin e rezolutës së Këshillit Europian, prandaj zhurmuan deri në banalitet kundër miratimi formal të gjykatës speciale, e cila do të formohej edhe pa asnjë lloj miratimi nga institucionet e Kosovës.

Kryeministri Thaçi atëherë zhurmoi se do të padiste Dik Martyn për shpifje, por asnjëherë nuk e bëri. Dhe nuk e bëri, jo pse iu dhimbs buxheti i Kosovës për të paguar avokat që ta bënin denoncimin, por sepse, si kuisling, duhet të jetë komanduar që të mos padiste. Ndërsa në interse të Kosovës ishte që ai të bënte padinë dhe të jepte dorëheqje nga përgjegjësia e kryeministrit, deri sa të kryehej shqyrtimi i atyre akuzave. Ai gjest do ta lironte Shtetin e Kosovës nga kompromitimi, se ka kryeministër të akuzuar ndërkombëtarisht si kriminel lufte edhe për tregtim me organe njerëzore.

Tani, në cilësi të presidentit, pasi Shtetin e Kosovës e katandisi në sfida të mëdha me dy marrëveshjet ndërkombëtare për asociacionin e komunave serbe dhe me caktimin e kufirit me Malin e Zi, kësaj radhe bëri edhe këtë komplot të radhës, duke i irrituar miqtë përkrahës ndërkombëtar edhe me këtë denigrim kaq komprometues që ua bëri kësaj radhe.
Uroj që edhe patriotët kastraveca të kuptojnë relatat ndërkombëtare dhe potencialin e Shtetit të Kosovës, që të mos t’i mbajnë ison kuislingut bastard Hashim Thaçi me këto spekulime “patriotike”, sepse jam i bindur që është i komanduar t’i bëjë, nëse nuk është idiot tepër injorant! Këto denigrime që bëri prodhojnë vetëm rrezik që miqtë përkrahës ndërkombëtar të eskalojnë në indiferntë, bile edhe në anulues të njohjeve të shtetësisë së Kosovës!

Sigurisht, gjykata speciale ishte vendim i padrejtë, por nuk ndodhi me fajin e miqve përkrahës të Kosovës. Atë e ka impunuar Serbia, Rusia dhe shtetët përkrahëse të tyre, që, për fatë të keq të Kosovës, ishin shumicë në Këshillin Europian, kur ndodhi votimi më 25 janar 2011. Por, gjykata speciale nuk është fundi i botës, që të alarmohemi në këto përmasa. Mos të biem viktimë e thirrjes që ka bërë dhelpra, në anekdotën përkatëse: “Po digjet bota, meqë po më digjet bishti mua.” Gjykata ka për të shqyrtuar vetëm disa raste. Uroj të na e hek qafe kuislingun Hashim Thaçi dhe ca argatë të tij dhe të Serbisë, të cilët vërtet ishin kriminelë lufte, por jo për akuzat që ua ka bërë Serbia edhe përmes Dik Martyt, por për sabotazhat e komplotët që ia kanë bërë e po ia bëjnë UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës, me krimin e tyre të organizuar dhe me komplote, si ky i tanishmi!

Zbulimi i antropologut italian: Në Kosovë ka pasur njerëz para 12 mijë vjetësh

Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtari eminent botëror i artefakteve parahistorike, profesori Emmanuel Anati, dëshmojnë qartë praninë e njeriut në Kosovë në më shumë se 12 mijë vjet më parë

Gjatë eksplorimit të artefakteve parahistorike në Kosovë, projekt i iniciuar nga RTK, me ekspertin botëror të kësaj fushe, Anati, nga Italia, në rrethinën e Suharekës u identifikuan artefakte që dokumentojnë për herë të parë prezencën e njeriut paleolitik në Kosovë.

“Këto janë objekte shumë, shumë të rëndësishme, sepse nëse nuk e keni ditur deri më tani, se këtu ka pasur paleolit, kjo është prova se këtu është paleoliti”, ka thënë profesor Anati, teksa ka treguar një pjesë të bririt të drerit, i cili është përpunuar nga njeriu.

Bëhet fjalë për një pjesë të fosilizuar, më të vjetër se 12 mijë vjet, nga epoka e akullit, ka treguar Anati.

Infermierja nga Florida sërish provokon (foto)

Një 31-vjeçare nga Florida e SHBA-ve e cilësuar si infermierja më seksi në botë, shprehet se çdokush mund të arrijë linjat e saj

Ajo është Lauren Drain dhe sipas saj çdo femër mund të ketë format e saja nëse i nënshtrohet dietës së duhur dhe regjimit të palestrës.

Ajo ka nisur karrierën e saj për infermieri që në moshën 16 vjeçe, e tashmë është e regjistruar si infermieri për kardiologji prej 8 vitesh, por më shumë se sa nga puna që bën atë e njohin për fotot që publikon në Instagram, ku ndiqet nga 3,6 milionë njerëz.

Pavarësisht trupit të saj që shumë modele do ta kishin zili, Lauren Drain, nuk e ka problem që t’i bëjë “duart pis” kur vjen puna për të bërë punën e saj.

Haradinaj: Kuvendi ta mandatojë përfaqësuesin e Kosovës për bisedimet e radhës me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se përfaqësimi i Kosovës në dialogun me Serbinë nga presidenti Hashim Thaçi është vetëm një vazhdimësi e një procesi, i cili, sipas tij, ka humbur përmbajtjen dhe nuk ka alternativë

Haradinaj ka thënë në një intervistë në KTV se tashmë kanë një marrëveshje me Presidentin dhe Kryeparlamentarin për hartimin e një platforme të përgatitur nga Qeveria dhe të aprovuar nga Kuvendi, e cila do të shënonte fillimin e fazës finale të dialogut.

“Për fazën që po hymë, duhet të shkojmë me një formulë që është e qëndrueshme, e cila buron nga Parlamenti…”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kushdo që do ta përfaqësojë Kosovën në dialog, qoftë edhe Presidenti, duhet të jetë i mandatuar nga Kuvendi.

Ai ka thënë se nuk beson se do të jetë vetë ai përfaqësues i Kosovës në këto bisedime, për shkak që, siç ka thënë ai, ka shumë “punë të shtëpisë” për të kryer.

Gafurr Elshani flet për rastin “Syri i Popullit”, zbulon detaje të pathëna deri sot!

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dje ka njoftuar opinionin publik se Muhamet Kelmendi, Albulena Haxhiu dhe Gafurr Elshani janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit lidhur me organizatën kriminale “Syri i Popullit”

Lidhur më këtë çështje portali “Gazeta Blic” ka kontaktuar të tre këta persona, për të marrë më shumë informacione rreth arsyes së ftesës në cilësinë e dëshmitarit dhe rreth asaj se çfarë kanë deklaruar në prokurori.Mirëpo, një lajm të tillë e ka demantuar profesor Muhamet Kelmendi i cili dje për portalin “Gazeta Blic” tha se nuk ka asnjë informacion për këtë çështje dhe se nuk ka marrë asnjë ftesë nga prokuroria.

Ndërsa, deputetja Albulena Haxhiu nuk ka qenë e qasshme dhe nuk është deklaruar lidhur me këtë rast.Sot, “Gazeta Blic” ka intervistuar edhe dëshmitarin tjetër, avokatin Gafurr Elshanin. Elshani tha se ka marrë ftesë nga prokuroria 2 muaj më parë, ka dhënë deklaratat e tij dhe nuk ka asgjë tjetër. Ai ka folur edhe për lidhjen me gjyshin e Albulena Haxhiut dhe dëshmitarin tjetër, Muhamet Kelmendin. Gjithçka sipas tij është keqkuptuar atëherë kur kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja, që tash është i arrestuar si i dyshuar për përfshirje në sulm terrorist dhe vrasjen e liderëve shtetërorë ka postuar në rrjetin social Facebook emrat e këtyre tre personave dhe ka ngatërruar termet i dyshuar dhe dëshmitar.

Në fund, Elshani ka thënë nuk është i vetmi që po merret në pyetje lidhur me organizatën “Syri i Popullit”, sipas tij për këtë çështje po merren në pyetje edhe disa nga liderët më të mëdhenj të Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë:

Gazeta Blic: A është e vërtetë se prokuroria ju ka thirrur si dëshmitar për rastin “Syri i Popullit” së bashku me deputeten Albulena Haxhiu dhe profesorin Muhamet Kelmendi?

Gafurr Elashani: Për Muhametin nuk e di, po është e vërtetë mua para dy muajve më ka thirr Prokuroria speciale për të dhënë një deklaratë në cilësinë e dëshmitarit, pa më informu se për çfarë rasti penal bëhet fjalë. Kur kam shku atje ata më kanë informuar për rastin për të cilin më kanë thirr. Kanë qenë nja dy djem të ri të cilët kanë qenë shumë korrekt me mu. Unë i kam informu se nuk kam asgjë çka të dëshmoj lidhur me këtë rast pasi që nuk kam kurrfarë njohurie për tërë veprimtarinë e kësaj organizate “Syri i Popullit”.

Gazeta Blic: Pse mendoni se jeni thirrur si dëshmitar?Gafurr Elshani: Unë nuk mendoj që kanë pasur ndonjë arsye se pse më kanë ftuar mua. Edhe vetë hetuesit e kanë ditë që s’ka qenë kjo e bazume por një punë rutinore .Gazeta Blic: Pra, po thoni që prokuroria ju ka bërë ftesë pa asnjë bazë? Si mund të ndodh kjo dhe pse?

Gafurr Elshani: Nuk është praktikë e mirë që më kanë ftuar mua dhe as deputeten e Kosovës Albulana Haxhiu, sepse siç thashë edhe më parë kjo ka qenë një ftesë më shumë e bazuar në hamendje, me vjen keqë se është ulë niveli i punës profesionale të prokurorisë.

Gazeta Blic: Për çka ju kanë pyetur në prokurori?

Gafurr Elshani: Unë nuk jam marrë në pyetje si i dyshuar, por si dëshmitarë. Unë jam thirr për me dëshmu nëse ka diçka, a mundem diçka me dëshmu lidhur me këtë çështje, mirëpo unë nuk kam pas asgjë çka me dëshmu.Hetuesit më kanë thënë se prokurori Sylë Hoxha na ka autorizu, me ju intervistuar në cilsine e dëshmitarit. Më përgjigjet e mia unë e kam sqaru prokurorinë që nuk kam asgjë lidhur me këtë rast me dëshmue.

Gazeta Blic: A njiheni ju me dy dëshmitarët tjerë, Albulena Haxhiun dhe Muhamet Kelmendin?

Gafurr Elshani: Me Albulenën personalishtë nuk kam nohje, mirëpo gjyshi i Albulenës Ahmet Haxhiu, dhe unë kemi qenë bashkëveprimtar të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Po ashtu edhe me Muhamet Kelmendin kemi qenë bashkveprimtar, kami qenë dhe jemi shokë.

Gazeta Blic: A keni ndonjë informacion, pse dëshmitari tjetër Kelmendi e ka mohuar që i është bërë ftesë prokuroria?

Gafurr Elshani: Nuk kam njohuri dhe nuk mund të deklarohem lidhur me dëshminë e Muhamet Kelmendit, por unë nuk e mohoj që më kanë thirr edhe që kam qenë në prokurori, ato që i kam thënë është e procedume, sigurisht prokuroria do t’i publikojë kur ta sheh të arsyeshme por duhet të shfrytzojë rastin të sqarojë opinjonin se më herët në media ka qarkullu dizinformata se gjoja unë jam marrë në prokurori për të dhënë deklarat në cilësinë e të dyshuarit. Kjo rrjedh si pasojë e një informate që e ka dhënë në Facebookun e tij Sadri Ramabaja i cili siç duket e ka ngatërru terminologjinë juridike, duke mos e dalluar cilsinë e të pandehurit me atë të dëshmitarit, kështu që sipas informatës së tina pastaj të gjitha gazetat kanë shkru se gjëja që unë jam marrë në pyetje në prokurori në cilësinë e të dyshuarit.

Gazeta Blic: Çfarë lidhje keni ju me Sadri Ramabajën?

Gafurr Elshank: E njoh Sadri Ramabajën personalisht, kemi qenë bashkveprimtar dhe tani ende jemi shokë. Kosova është e vogël na të gjithë njihemi.

Gazeta Blic: A e dini që ai tash është i arrestuar për tentim vrasje?

Gafurr Elshani: Unë mendoj që prokuroria mund të jetë nxituar.

Gazeta Blic: A janë marrë në pyetje edhe shumë persona, a keni ndonjë informacion?

Gafurr Elshani: Në prokurori më ka thënë që na jemi të obliguar me e kry këtë formalitet pasi që prokurori i prokurorisë speciale Sylë Hoxha na ka autorizu, po unë sa e di në prokurori mu më kanë thënë se mos u bani merak se këtu nuk jeni të vetmit që jeni thirr por janë marrë edhe liderët më të mëdhenjë të Kosovës për këtë punë.

Gazeta Blic: Por në media janë përfolur vetëm emrat e tre personave?

Gafurr Elshani: Emrat tonë janë përfolur për shkak se Sadriu i ka postuar në Facebookun e tij, se i ka ditë e për tjerët nuk I ka ditë e nuk se sigurisht me i pas ditë edhe ata edhe tjertë ishin përfol.

Gazeta Blic: A mendoni që do të thirreni përsëri për këtë çështje?

Gafurr Elshani: Jo nuk mendoj që nuk do të thirrem në asnjë cilësi, prokuroria ka tjera punë, mendoj që prokurorët duhet me u angazhu me i ndriqu lëndët e jo me u marrë me hamendje me supozime të pa bazuara në në fakte.

Haradinaj: Nuk i besoj Marrëveshjes së Demarkacionit

Kundërshtimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj, karshi marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk ka ndryshuar. Ai edhe më tutje nuk i beson marrëveshjes së kaluar

“E di cila është e vërteta. Për atë të vërtetë, që beson Bolliqi, Gruda dhe të gjitha ata që janë duke punuar në komision, dhe të gjitha na që e dimë se ku është kufiri. Ne e dimë pra që kufiri është në Kullë të Zhlebit dhe në Qafë të Çakorrit e nëpër maja të larta. Mirëpo, kjo nuk është veç me bë improvizime”, ka thënë Haradinaj në KTV.

Porosinë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për deklarimin e kufijve me Malin e Zi, Haradinaj e komentoi veç si një mendim ndryshe, për çka tha se një mendim të tillë e ndajnë edhe shumë të tjerë dhe nuk sheh problem në këtë. “Unë e vlerësojë mendimi i tij. E vlerësojë mendimin e së cilit. Normale është më pas mendime të ndryshme”, ka thënë Haradinaj.

Meta i kërkon Haradinajt të gjendet zgjidhje për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e përgëzoi atë për marrjen e detyrës së të parit të Qeverisë dhe për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit

Siç njofton zyra e Kryeminsitrit, Haradinaj dhe Meta, biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe për rrugën e përbashkët europiane të dyja vendeve.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë shembull në rajon dhe sidomos në fushën e zhvillimit dhe shkëmbimit ekonomik.

Haradinaj tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të shkëmbejnë përvojat e tyre në proceset integruese dhe në këtë kontekst është e pazëvendësueshme ndihma e Shqipërisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtare.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka hyrë në një dinamikë të re për sa i përket zbatimit të MSA-së dhe në përshpejtimin e procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE.

Presidenti Meta nga ana e tij u zotua se shteti shqiptar do të vazhdojë me ndihmën e pakursyer dhe të gjithanshme për Kosovën, sidomos në agjendën euroatlantike.

Për Presidentin Meta, gjetja e një zgjidhjeje për demarkacionin e kufirit me Republikën e Malit të Zi si dhe dialogu me Serbinë janë çelës i suksesit të Kosovës në rrugën e saj integruese në BE.

Mogherini e papërgjegjshme ndaj Kosovës

Eurodeputeti Mario Borghezio, ka thënë se Bashkimi Evropian është i papërgjegjshëm dhe i padrejtë me Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave dhe kushtet që ka vendosur për të

“Pavarësisht kërcënimit global për kthimin e mijëra-luftëtarëve të huaj nga Lindja e Mesme, Bashkimi Evropian nuk duket se është në dijeni për këtë situatë”, ka thënë eurodeputeti.

Ai ka përmendur bisedimet e fundit mes Përfaqësueses se Lartë të BE-së Federica Mogherini, me autoritetet e Kosovës për liberalizimin e vizave që kosovarët të udhëtojnë lirshëm nën Evropë.

Ai thotë se “Përveç mosmarrëveshjeve kufitare me Malin e Zi, BE-ja ka kërkuar angazhim të paqartë kundër krimit dhe korrupsionit, pa treguat objektiva konkrete ndaj Kosovës”, shkruan media italiane ‘SecoloTrentino’.

“Por Mogherini, thotë Borghezino, a e kupton shkallën e lartë të papunsisë në Kosovë (aktualisht 33%) që e bën atë më të pambrojtur ndaj të rinjve në raport me porpaganën e xhihadistëve dhe veprimtarive kriminale në përgjithësi”, shkruan ‘SecoloTrentino’