Lajm.co

Zaev gënjeu shqiptarët: Nuk do të ketë dygjuhësi në Maqedoni

Nuk do të ketë dygjuhësi në tërë Republikën e Maqedonisë, por me ligjin për gjuhët do të mundësohet avancimi i nevojave praktike që kanë pasur qytetarët

‘Ligji është në pajtim me kushtetutën ndërsa konfirmoi edhe se do të përcaktohet jurdikisht-formalisht ansambël i kulturës për qytetarët shqiptarë’, kështu ka deklaruar kryeministri i vendit Zoran Zaev duke komentuar akuzat e oponetëve të tij politik se me ligjin për gjuhët do të ketë dygjuhësi në tërë teritorin e Maqedonissë.

“Ligji për gjuhtë është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku do të ketë nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ligji kështu edhe do të realizohet. Përmes tij mundësohet realizimi i disa nevojave që deri tani kanë qenë të pranishme tek qytetarët, ndërsa nuk janë mundësuar. Ky është avancimi i përdorimit të gjuhëve në RM dhe gjithsesi, ku ekzistojnë ansamble, pa rritjen e mjeteve të buxhetit, vetëm se do të përcaktohet juridikisht-formalisht ansambël, kulturor i shqiptarëve” thotë Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Përplasja me ministrin Kadri Hazbiu dhe çfarë më tha këshilltari i Enver Hoxhës

Nga Hajro Limaj*

Në Rijeka të Kroacisë kisha dy ditë që kisha mbërritur. Në agimin e ditës së tretë në radë hynë tri anije luftarake, të cilat nga distanca nuk mund të parcaktoheshin për identitetin e tyre. Mbas dy orësh ato iu afruan portit dhe në distancën 1.5 kilometra nga kalatat e ankorimit hodhën spirancat. Me shikimin optiko-pamor përcaktova se ishin dy kryqëzorë dhe një nëndetëse ruse. Ne takimet me autoritet portuale mora informacion se keto tre anije pasi ishin shkëputur nga baza e tyre detare e Sevastopolit në Detin e Zi, kishin kaluar ngushticën e Bosforit në Turqi dhe nëpërmjet Detit Egje, Detit Jon dhe Adriatik arritën në ujrat veriore të ish- Jugosllavisë. Me shpejtësi siguruam të gjitha të dhënat e nevojshme: emërtimin dhe numrin e bordit, kapacitetin mbartës, armatimin mbi kuvertë, sasine e personelit per cdo luftanije, e te tjera.

Nga rada, pas dy ditësh ato u ankoruan në kalatat e portit. Këtu u vizituan nga autoritet vendore dhe ushtarake të këtij qyteti. Afrimi i tyre na ndihmoi akoma më shumë për të marrë dhe konfirmuar të gjitha të dhënat e nevojshme luftarake.

Në Rijeka ndodhej edhe përfaqësia jonë tregtare, me dy atashe. Njeri prej tyre ishte Gani Kadria. Këtë njeri e kisha takuar vite më parë, kur ai ishte kamarier në hotel turizmi, në Kukës, kur une shkoja nga Tirana ne kufijte me Kosoven, nga ndiqnim te gjitha veprimtarite e ushtrise dhe policise serbe ne Kosove. Një nga ato ditë, kapiteni i anijes dhe unë pimë nga një kafe me Ganiun dhe bashkëshorten e tij, Shemsie Kadrinë, në një lokal në afërsi të bregdetit. Pronar i këtij lokali ishte një shqiptar i Malit të Zi.

Emri i çiftit Kadria tashmë në Shqipëri është bërë shumë i njohur. Dihet dhe nuk mund të harrohet se ata krijuan firmën rentiere “Gjallica” në Vlorë. Kompania e tyre famëkeqe është pjesë e dramës së vitit 1997, ku me mijra qytetarë humbën paratë e tyre dhe Vlora u kthye në një front të vërtetë lufte.

Me kthimin në atdhe dorëzova informacionin përkatës dhe kur po çmallesha me fëmijët e mi më njoftuan se më kërkonte ministry Kadri Hazbiu, i cili kishte zvëndësuar Mehmet Shehun në detyrën e ministrit të Mbrojtjes në 26 prill të vitit 1980.

Kur shkova në paradhomën e tij, menjëherë sekretarja më futi në zyrën e ministrit.

Ai qëndronte në krye të tavolinës. Ishim vetëm, pa asnjë njëri tjetër. Mbasi u ula, ai vazhdonte të përdridhte cigaren, që bënte vetë, ndërsa mbi ballë i kishte rënë një shtëllungë flokësh. Kaluam një heshtje disa sekondashe, pastaj, mbasi ngriti kokën, vlerësoi informacionin që kisha dorëzuar nga shërbimi, dhe më shikim mbi mua më tha: “Megjithë sukseset që ke, ti ke shkelur sekretin shtetëror”.

U krijua një çast tjetër heshtjeje, gjatë të cilit ai ndezi cigaren. Unë rrija dhe prisja, duke hamendësuar se ku mund te kisha gabuar. Është e vetëkuptueshme se çfarë presioni psikologjik kalon një zbulues ushtarak përpara kësaj akuze, terrorizuese, sidomos nga fakti se vinte direkt nga goja e ministrit te Mbrojtjes, Kadri Hazbiu. Pas saj vinin shpejt shkarkimi nga detyra dhe ndoshta edhe ndjekja penale, çka do të thoshte shkatërrim edhe familjarisht. M’u kujtua shefi i degës, Shefqet Troqe, një burrë baballëk nga Tragjasi i Vlorës që kishte përfunduar studimet në Bashkimin Sovjetik, i cili mbas një shërbimi jashtë shtetit, në Gjermani, kishte shkuar për kontroll në një qendër zbulimi në Shkodër Në bisedën konfidenciale me shefin e kësaj qendre i kishte thënë atij se ai kishte qenë me një shërbim jashtë shtetit, duke treguar edhe vendin. Kjo bisedë i ishte transmetuar menjëherë drejtorit të Zbulimit, Eqerem Osmani. Për këtë shkelje “sekreti” Shefqeti u ndëshkua rëndë. Me urdhër të ministrit u shkarkua nga detyra dhe u transferua, fillimisht në Sazan dhe pastaj në Tarabosh.

E mblodha veten dhe me qetësi i thashë ministrit Hazbiu se “kjo është krejtësisht e pavërtetë, mbasi unë jam një kuadër që kam dhënë prova në realizimin e misioneve jashtë shtetit dhe për ruajtjen e sekretit. Në vend që ne të gjejmë mbështetje morale dhe shpirtërore, kur kthehemi në atdhe, mbasi gjatë kohës që ndodhemi me misione jashtë shtetit edhe mund të arrestohemi nga agjenturat e huaja, gjendemi përballë akuzave të pavërteta”. Me telefonin e kuq ai thirri drejtorin e Zbulimit, Mehmet Musain, ndërsa drejtori i Kundërzbulimit, Agim Zenati, ishte në paradhomën e ministrit. Drejtor Musai nuk tha asnjë fjalë dhe nuk bëri asnjë prononcim, por kuptohej se ai ishte ne dijeni, ndoshta edhe relatuesi. Kjo u plotësua me vonë, mbasi, me arrestimin e Kadri Hazbiut, mua më thirrën zyrtarisht në Komitetin e Partisë dhe më treguan shkresën, që Mehmeti i kishte dorëzuar ministrit. Ishte koha kur unë me kurajo kisha denoncuar para ministrit me shkrim mos organizimin e saktë të këtij shërbimi të rrezikshëm jashtë shtetit, veçanërisht për komunikimin sekret.

E kuptova që ky dizinformim nuk kishte ardhur nga Gani Kadria, por nga njeri që më mbështeste mua në këto operacione jashtë shtetit, i futur nga miqësitë e asaj kohe. Kërkova fort burimin e informacionit, por kalohej në heshtje. Edhe më fort e më me këmbëngulje kërkova se cili ishte “sekreti” që kisha shkelur?! Sipas atyre, nga veprimet e mia, Gania Kadria, zbulues politik, kishte kuptuar që unë isha zbulues ushtarak. Dhe kjo përbënte shkelje të sekretit shtetëror e për këtë më kishin vendosur përpara akuzës. Ne ishim te dy zbulues: ai resident ne Rijeka, ndërsa unë jo resident, por në lëvizje. Aq më tepër që unë dhe Ganiu e njihnim njeri – tjetrin më parë. Por, në rastin konkret, nuk kishte patur asnjë fjalë apo veprim të dyshimtë tek unë, që ai të mësonte apo dëgjonte për veprimtarinë time te zbulimit. Që unë isha zbulues ushtarak, ai e kuptonte kur na shërbente në hotel Turizmi në Kukës, mbasi kisha shkuar edhe me uniformë ushtarake.

– Shoku ministër,- i thashë. Unë veten time e kontrolloj plotësisht dhe mendoj se juve ju kanë dizinformuar. Nëse ju nuk i tregoni vendin këtij dizinformatori, unë do t’i drejtohem urgjentisht komandantit të Përgjithshëm, mbasi ai është shumë i interesuar për veprimtarinë tone”.

Kur pa këmbënguljen time ministri e zbuti bisedën dhe urdhëroi të riverifikohej ky informacion.

Dola nga zyra e tij pa i dhënë dorën as ministrit, as drejtorit të Zbulimit dhe as drejtorit të Kundërzbulimit. Mbasi dola nga ministria, shkova tek klubi i Ministrisë së Punëvë të Brendshme. Këtu piva i vetëm një kafe dhe prej andej me qetësi shkova në Komitetin Qendror. Sapo mësuan se kush kërkonte takim me Enver Hoxhën, më shoqëruan në katin e dyte. Atje me priti z.Haxhi Kroi, shefi i kabinetit dhe këshilltari më i afërt i Enver Hoxhës. Më dëgjuan me shumë interes, mbajtën shënime, më falenderuan për informacionin dhe më thanë se do të infomohej të nesërmen vetë shoku Enver. Por unë nuk e dija që në ato ditë kishte filluar lufta e Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike kundër Kadri Hazbiut. Kur zbrisja shkallëve, këshilltari i Enverit më tha: “Mos i thuaj njeriu që erdhe tek ne. Rri i qetë se do të mësosh shumë gjëra karshi atyre që kërkojnë të hakmerren ndaj teje.”

Pas tre ditë heshtjeje, Kadriu kishte dhënë urdhër që unë të nisesha me shërbin në Rumani, ndërsa “mbështetësi” që unë isha i sigurtë se kishte dizinformuar, ishte shkarkuar nga kjo detyrë dhe ishte zëvendësuar me një tjetër. Këtë ndeshkim e bëri vetë ministri apo i erdhi urdhëri nga lart, unë nuk e kam mësuar. Ardhja në vënd të tij e Malosmanit krijoi harmoninë dhe raportet e nevojshme, qetësinë dhe sigurinë reciproke në realizimin e misionit. Pa diskutuar këtu aftësitë profesionale, të gjuhës italisht dhe të radiozbuluesit, që zotëronte ai.

Në drejtori kisha edhe shokë mjaft të mirë. Këtu nuk mund të lë pa përmëndur zëvëndës drejtorin e Zbulimit, Xhevat Çela, i cili më karakterin dhe drejtësinë që përmbante dhe shprehte, më mbështeste, qoftë edhe heshturazi, por gjithnjë duke më dhënë kurajo për të mbrojtur të vërtetën deri në fund. Këtë e bënte edhe sekretari i organizatës së partisë, z.Faik Sinani, i cili më parë kishte punuar në zbulimin strategjik jashte shtetit, në Stamboll, por ishte djegur (zbuluar) dhe ishte kthyer para kohe në atdhe. Pa folur këtu për Tiger Godon, një ushtarak me cilësi dhe vecori të rralla, i cili fatkeqësisht në vitet 1997 vrau veten për problemet që kishte me sjelljet e djalit.

Në Kostancë të Rumanisë, mbas 5 ditësh u takova më sekretarin e parë të Ambasadës, shokun tim, Eqerem Petroshati, i cili kishte ardhur nga Bukureshti për tu takuar me ne. Duke pirë nga një kafe në një hotel të këtij qyteti, më tha se Kadri Hazbiu ishte shkarkuar më datën 10 Tetor (1982) nga detyra dhe ishte izoluar në shtëpi. Ishin kohë shumë të vështira. Më 17 Dhjetor 1981 kishte vetë vrarë veten në shtëpi kryeministri Mehmet Shehu. Kadri Hazbiu ishte ministri që kishte punuar gjithë jetën me këtë kryeministër, të cilin Enver Hoxha e akuzoi për “poli agjent”.

I tregova takimin e fundit që kisha patur me ministrin para nisjes, pa i folur për objektin konkret të takimit me të. Kadri Hazbiu njihej dhe vlersohej si ministri i Punëve të Brendshme më i aftë që kishte drejtuar zbulimin dhe kundër zbulimin e shtetit shqiptar për mbi 26 vjet në periudhën 1954-1980. Unë nuk mund të paragjykoj nëse ai ka qenë armik apo agjent i shteteve të tjera, por ai u dënua dhe u pushkatua më 10 shtator 1983, në një kohë kur në udhëheqjen e lartë të shtetit shqiptar, Enver Hoxha kishte ndërmarrë dhe vazhdonte ofensivën e spastrimeve nga ish- shokët e tij të luftës dhe te punës. Kur u ktheva në Atdhe, sapo kalova postbllokun e Ministrisë së Mbrojtjes, tek dera kryesore më priti drejtori i Zbulimit, Mehmet Musai dhe në hyrje dorezuam fletë hyrjen time të firmosur nga ish- ministri, Kadri Hazbiu.

Mehmet Musia kishte ardhur në këtë detyrë në tetor të vitit 1981, i cili zvëndësoi Eqerem Osmanin të shkarkuar me propozim të ministrit Kadri Hazbiu. Edhe drejtor Mehmeti dukej i tronditur dhe i frikësuar. Të gjithë zvëndës ministrat dhe shefi i shtabit te pergjithshem ishin shkarkuar dhe ishin larguar nga Tirana.

Edhe mbas ketyre tronditjeve e “tërmeteve” politike qe po kalonte shteti shqiptar, unë vazhdova misionet e zbulimit jashte shtetit për mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut deri në gusht të vitit 1988, kohë në të cilën u riorganizua sherbimi i Zbulimit. Por duke qenë se pa u qetësuar nga një tërmet, Ministrinë e godiste tërmeti tjetër, edhe ne shpesh jetonim të pa sigurt e në ankth.

Unë lëvizja jashte shtetit me profesionin “ekonomist”dhe paguhesha në dy bordero mujore. Në njerën emërtimi ishte sekret, “ekonomist”, ndërsa në tjetrën, në qëndrën kryesore plotësohej rroga mujore e funksionit të vërtetë. Para tre vitesh, në 2015-ën, një oficer i marinës tregtare u takua me mua për një çështje konsultimi dhe i qetë më pyeti: “Ore Hajro, ju keni ardhur disa herë me mua, por cila ishte detyra jote konkrete ?”. Kur i thashë të vërtetën e misionit tim, shtangu. Ai mendonte se unë mund të isha oficer kundërzbulimi, por kur mësoi se kisha qenë zbulues ushtarak për zbulimin e forcave të armatosura të shteteve objekt zbulimi dhe jo për personelin shqiptar jashtë shtetit, përfshirë edhe të flotave luftarake në Mesdhe, me habi vazhdoi: Me të vërtetë atëherë ruhej shumë sekreti dhe prandaj lëvizjet tuaja nuk linin asgjë për të dyshuar…”

*Ish- zbulues strategjik

Haradinaj: Shqiptarët të forcohen dhe të bashkohen në trojet e tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Marin Mema, të cilin e jep Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta

Kryeministri Haradinaj, tha se është një numër i madh i atdhetarëve shqiptarë që rrugëtimin e tyre e kanë përmbyllur me flijim për atdhe.

“Njëri nga ta që nderon shqiptarët në shumë parametra është Hasan Prishtina. Çmimi “Hasan Prishtina” është i lidhur me një kauzë tepër të dhimbshme për shqiptarët, pra me shpërngulje, por edhe krenari se nuk është hequr dorë për kthimin në atdhe”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar kryetarin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, për angazhimin e tij në sensibilizimin e shqiptarët për kthimin në atdhe.

Me tej, kryeministri Haradinaj tha se ndarja e çmimit nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, për gazetarin Marin Mema dallon, sepse Marini nuk është nga ata që e ka përmbyllur karrierën e tij jetësore, por është prej atyre shqiptarëve të rinj që nuk është ndalur së gjurmuari atë se kush janë shqiptarët.

Kryeministri Haradinaj, ka uruar që shqiptarët kudo që janë të forcohen dhe të bashkohen në trojet e tyre me vëllezërit e gjakut, të shpërngulur nga atdheu i tyre në të gjitha kohërat.

Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, tha se çmimi “Hasan Prishtina”, nuk është vetëm një çmim që ndahet nga kjo Shoqatë, por është një çmim që në bazën e tij ka dhimbjen, vuajtjen e popullit shqiptarë, por edhe krenarinë dhe luftën për liri.

Fituesi i çmimit “Hasan Prishtina”, gazetari Marin Mema, tha se çmimi ka rëndësi të dyfishtë për të, e para ngase mbanë emrin e njërit prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, Hasan Prishtinës, dhe së dyti sepse është detyrim për të ardhmen, detyrim për të ecur përpara dhe për të sjell sa më shumë të vërteta historike.

Madagaskari e njeh shtetin e Kosovës

Madagaskari është shteti më i ri që e ka njohur Republikën e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare që është duke u mbajtur në Prishtinë

Po ashtu, këtë lajm e ka bërë të ditur edhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Urime Kosovë!, faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskar kanë nga një mik më shumë. Falënderimet e mia më të sinqerta për popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Madagaskar”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Eksperti i sigurisë “godet” Limajn: Kah e bëri gjithë atë pasuri pas luftës?!

Gjykata Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, ka dhënë vendimin e saj përfundimtar për ish- ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i cili akuzohej krim të organizuar, të dytën për shpërdorim detyre dhe të tretën për marrje ryshfeti.

Trupi gjykues, e ka shpallur të pafajshëm Limajn, në të gjitha pikat e akuzës, derisa Endrit Shala e Nexhat Krasniqi u liruan nga pika e parë e akuzës për krim të organizuar, të dytën për shpërdorim detyre dhe të tretën për marrje ryshfeti.
Ky vendim vije pas tetë vjetësh procedurë gjyqësore ndaj Limajt.

E gjithë këtë proces, eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava e ka quajtur të çuditshëm dhe të stërgjatur. Ai duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se rasti Limaj, bëhet edhe më i çuditshëm, kur kihen parasysh akuzat e forta të ish-gjyqtarit të EULEX-it drejtuar këtij misioni.

Sipas Tërnavës, epilogu i gjykimit të Limajt ka ardhur, si pasojë e gjykatës së EULEX-it, për të cilin siç ka thënë ai, ka shumë akuza se është i kriminalizuar.

“Lirimi i Fatmir Limajt, është një proces i çuditshëm dhe i stërgjatur, e sidomos kur është fjala që kjo gjykatë ishte nga EULEX-i dhe pranë shumë vazhdimeve për të satën herë, e lirojnë të pafajshëm. Para pak ditësh, opinioni dëgjoi fjalë dhe akuza të forta të një gjyqtari të EULEX-it, i cili dha dorëheqje dhe i cili u deklarua se nuk do më të marrë pjesë në një gjykatë ndërkombëtare, sikur që është EULEX në Kosovë, që është i kriminalizuar dhe i lidhur me mafinë e Kosovës. Të njëjtën gjë e kishte thënë një prokurore, po e këtij gjyqi, që ishte larguar nga kjo gjykatë para disa vitesh. Nëse gjykata e EULEX-it, është kriminalizuar qysh më parë, edhe ky gjykim kështu është dashur të ndodhë”, është shprehur Tërnava.

Eksperti i sigurisë, në fund ka komentuar edhe për akuzat e Limajt drejtuar “shokëve të luftës” për montim të rastit. Ai ka pyetur se nëse Limaj është i pastër, nga e ka fituar gjithë pasurinë në moshë relative jo të vjetër.

“U dëgjuan edhe akuzat e Fatmir Limaj, që i akuzonte ish-shokët e vet si Hashim Thaçin e të tjerët, se ia kanë montuar këto gjykime. Për opinionin është e qartë se Kosova është e vogël, dhe fatmirësisht të gjithë njihemi dhe nëse Fatmir Limaj, qenka i pastër, nga gjithë ajo pasuri e tij në këtë moshë relative jo të vjetër, kur të gjithë e dinë pasurinë e tij para luftës?!”, ka shtuar për “Bota sot”, Hajrullah Tërnava.

S’parashihet ngritje e normave tatimore për vitin e ardhshëm

Nuk do të ketë ngritje të normave tatimore për vitin e ardhshëm. Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se me qëllim të krijimit të kushteve dhe një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nuk e kanë paraparë këtë ngritje

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me bizneset dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, raporton KTV.

Hamza tha 687 milionë euro do të jetë shuma që do të investohet nga buxheti i ardhshëm në investime kapitale.

Prioritet në këtë buxhet do të ketë sektori i arsimit me rritje prej rreth 26 për qind e pas tij, sektori i shëndetësisë me rritje për 22 për qind.

Hamza u premtoi bizneseve se nuk do ta kalojë asnjë ligj në kuvend pa i marrë vlerësimet e tyre.

Ai tha se janë duke krijuar Odën e përbashkët Shqipëri-Kosovë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, trajtimit korrekt të prodhuesve kosovarë në tregun e Shqipërisë.

E Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, është paraparë rritje buxhetore.

Brengat të cilat i kanë shprehur bizneset kanë qenë largimi i barrierave për prodhimet kosovare, ndryshimi i udhëzimit administrativ për skemën e veçantë për arin e investueshëm si dhe eliminimi i akcizës për gaz dhe mazut.

Gruaja nga Ferizaj: Unë e tradhëtoj burrin tim, por ai mua më…

Jam 55 vjeçe, nga Ferizaj. Që kur isha 20 vjeçe u njoha me tim burrë, me të cilin pastaj u martuam dhe i kemi dy fëmijë. Por, pas pesë vjetësh të martesës sonë njoha një të ri dhe rashë në dashuri me të

Njëjtë kishte vepruar edhe im burrë me sekretaren e tij, me të cilën pastaj ishte pesë vjet në lidhje, derisa ajo edhe martohet, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Mara, nga Ferizaj.
Kam të kryer Shkollën Normale në Ferizaj.

Në kohën time posa mbaroje shkollën menjëherë edhe mund të punësoheshe. Kështu, edhe u punësova mësuese në një fshat të afërm.

Si e re dhe e bukur që isha më shikonin të gjithë rrugës kur shkoja në shkollë, veçmas ata të fshatit ku punoja. Ndërkohë, u njoha me tim burrë dhe shpejt ramë në dashuri. E, meqë nuk mundnim pa njëri-tjetrin, edhe u martuam, jo me ndonjë dasmë të madhe.

Dhe, ditët rridhnin për mrekulli, na lindi fëmija i parë, pastaj i dyti. Por, pas kësaj kohe, gjërat ndryshuan.
Meqë udhëtoja me autobus për në fshatin ku punoja, shihja shpesh një djalë, i cili thuajse më përcillte në çdo hap.

Një ditë edhe u detyrova t’i them të mos më ndjekë se unë jam e martuar. Por, që unë jam e martuar atij as që i bëri përshtypje…
Më tha: “S’paraqet pengesë kjo që” dhe eci tutje.

Por, shikimet e tij gati një vit rresht bën që unë të filloj të mendoj për të, madje edhe të ndihem në siklet sa herë që e shihja, e edhe më në siklet ndodhesha kur nuk e shihja: kush është, pse sot nuk erdhi, mos po largohet nga unë…

Këto fjalë që i thashë bën që një ditë edhe ta përshëndesja e para. Ai më përshëndeti dhe u ndal. Shkurt e shqip me tha: “Jam i dashuruar në ty!”.

E, ç’ti thosha unë? Edhe unë e doja, por nuk kisha si t’i thosha. Dhe, meqë heshta, ai e kuptoi se edhe unë e doja…

E, ditë pas ditësh, pa hyrë në hollësi, u gjendëm në shtrat së bashku. Dhe bashkë, sa herë që na jepej mundësia, qemë rrafsh pesë vjet, kur edhe u martua ai dhe u largua nga unë.

Mirëpo, as im burrë nuk rrinte më urtë se unë. Edhe ai, edhe pse nuk e shihja, më thoshin koleget e punës se e shihnin shpesh me sekretaren e tij, meqë ai punonte drejtor.

Por, edhe atij pas disa vitesh “i ikë” e dashura, meqë edhe ajo martohet dhe shkon të jetojë në familjen e burrit, i cili aso kohe jetonte në Gjilan.

Kështu, pas një aventure 5-6 vjeçare, edhe unë, por edhe im burrë, iu kthyem njëri-tjetrit dhe unë më nuk kam pasur aventura të tilla, e besoj as im burrë, sepse kudo që shkonte kërkonte t’më merrte edhe mua…/Mara/

Ja cilat dosje janë zhdukur nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit

Botohet për herë të parë procesverbali i një inventari mbi gjendjen e dosjeve të ish-Sigurimit që nisi menjëherë pas largimit të Gazidedes nga SHISH dhe zgjati 3 vjet me radhë fletë më fletë. Ja cilat dosje mungojnë…

Nga Erion Habilaj – DITA

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit mbeten tema më e debatuar dhe misterioze e tre dekadave të fundit. Janë zhdukur ose jo është debati që bëhet dhe ribëhet herë pas here. Kush ka qenë agjent i Sigurimit, pse nuk u bë asnjëherë lustracioni, kush janë personat që kanë pasur akses dhe cilat janë dosjet e mbetura.

Materiali që na ka rënë në dorë këto ditë është informacioni më i saktë dhe i imët që i është bërë situatës së dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit. Bëhet fjalë për një inventar që ka nisur në vitin 1997 dhe ka zgjatur tre vjet sapo nga detyra është larguar Bashkim Gazidede.

Fatos Klosi me t’u zgjedhur shef i Shërbimit Informativ Kombëtar ka urdhëruar inventarizimin e materialeve që lidheshin me –ish Sigurimin e Shtetit.

Pas një pune trevjeçare –ish vartësit e Fatos Klosit kanë dorëzuar te eprori inventarin i cili është bërë faqe më faqe dhe dosje më dosje.

I pyetur nga DITA, zoti Klosi konfirmoi dje këtë procedurë pune që është ndjekur, duke theksuar edhe se pas inventarizimit, shumë dosje janë zhdukur, temë me të cilën do të merremi nesër.

Ai tha se “më kujtohet fare mirë inventarizimi që është bërë me urdhrin tim dhe shkeljet që janë gjetur, por nuk mund të flas për emra konkretë dhe shifra ekzakte. Ato janë në dokumentet e kohës”.

Materiali mban titullin “Mbi përfundimin e inventarizimit dhe marrjen në dorëzim të materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit” dhe i drejtohet zotit Klosi.

Inventari është bërë me dy faza. Në fazën e parë konsiston me grumbullimin, evidentimin, inventarizimin dhe marrjen në dorëzim të dosjeve në aparatin qendror dhe në degët e SHIK.

Faza e dytë ishte fiksimi, inventarizimi, marrja në dorëzim dhe sistemimi i fondit arkivor të ish-Sigurimit të Shtetit që u gjet në arkivin e SHIK.

Me sa duket, nga informacioni që po botojmë, ato dosje kanë qenë një “patate e nxehtë” për politikanët që dolën në skenë dhe u ngjitën në pushtet pas vitit 1990. Periudha kur janë futur duart në këto dosje sekrete lë të dyshosh për shumë gjëra.

Në ato dosje fshiheshin agjentët e shërbimeve të huaja, pseudonimet e tyre dhe informacioni që ka rrjedhur nga shërbimi inteligjent shqiptar.

INFORMACION PËR INVENTARIN

Mbi përfundimin e inventarizimit dhe marrjen në dorëzim të materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit

Drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Zotit Fatos Klosi

Në zbatim të urdhrit Tuaj, ju vëmë në dijeni se përfundoi para afatit kohor inventarizimi i imët (fletë më fletë) dhe marrja në dorëzim e fondit të mbyllur të ish-Sigurimit të Shtetit, e cila u krye në një periudhë 3-vjeçare kohe nëpërmjet dy fazave:

Faza e parë

Pasi konstatuam se në Drejtoritë e Aparatit Qendror si dhe në Degët e SHIK-ut në rrethe, ruheshin dhe administroheshin dokumentacione operative të të gjitha llojeve të ish fondit të mbyllur të Sigurimit të Shtetit, në kundërshtim me Ligjin e FHIK-ut dhe atë të Arkivave, organizuam menjëherë grumbullimin, evidentimin, inventarizimin dhe marrjen e tyre në dorëzim. Si rrjedhojë, u grumbulluan dhe u inventarizuan 2325 dosje të ndryshme operative, 1419 dosje të R.S.I. si dhe 3584 dokumente e materiale të ndryshme operative që ndodheshin gjendje pothuajse në të gjitha Drejtoritë dhe Degët e SHIK-ut në rrethe; duk mundësuar punën që Shërbimi Informativ Kombëtar të ketë në përdorim të përditshëm vetëm dokumentet që ka prodhuar e prodhon si SHIK.

Faza e dytë

Dhe më kryesorja ishte fiksimi, inventarizimi, marrja në dorëzim dhe sistemimi i fondit arkivor të ish-Sigurimit të Shtetit që gjetëm në arkivin tonë. Kjo ishte edhe faza më e vështirë me të cilën u përball Dega e Arkivit, pasi:

– Arkivi u gjend në situatë kaotike. 80 % e materialit të futur në arka dhe thasë ishin të vendosura dhe të shpërndara nëpër dhomat e arkivit, ku materiale në arka të një fondi ishin bashkuar me një fond tjetër, (shpesh për të gjetur materialet për shfrytëzim detyroheshim të lëviznim mbi 50 arka), pjesa më e madhe e arkave metalike dhe e materialeve SRV ishin të hapura (pa dryna) edhe ato arka që ishin me dryn, detyroheshim t’i hapnim me forcë pasi nuk gjenim çelësat e tyre,etj.

-Procesverbalet e dorëzimit të fondeve arkivore i gjenim me vështirësi, gjë që fillimisht na krijonte mjaft pengesa serioze për të verifikuar në kohë e me cilësi materialin konkret të kërkuar.

-Materiali arkivor mbahej për ruajtje dhe shfrytëzim në kundërshtim me Ligjin, jo vetëm pa inventar, por një pjesë e mirë e procesverbaleve të dorëzimit të ish Degëve P. Brendshme të rretheve, ishin të pa firmosura si dhe të pa shënuar në to komisionin apo edhe individin që i ka marrë në dorëzim.

Të dyja këto faza për nga pikëpamja e kërkesave të zbatimit ligjit dhe rregullave të Drejtorisë Përgjithshme të Arkivave, u realizuan nëpërmjet një pune të kualifikuar profesionale dhe ndjenje të lartë përgjegjësie, sipas një metodike të hartuar nga Dega e Arkivit dhe miratuar nga Drejtoria. Në të përcaktohej qartë jo vetëm taktika dhe strategjia e inventarizimit, por edhe problemet tekniko-administrative që do zgjidhte ky proces, duke filluar qysh nga akt-marrëveshjet (solidare) të arkivisteve fondruajtëse , organizimin e vogël të punës, plotësimin e regjistrave inventar të fondeve Model 14, në bërjen e procesverbaleve të marrjes në dorëzim për secilin fond më vete, në përcaktimin e rregullave të ruajtjes së sekretit dhe të vazhdimësisë së punës me komisionin “Bezhani” e shfrytëzimin e arkivit dhe deri në sistemimin përfundimtar të tij.

I theksuam këto jo vetëm se janë kërkesa te domosdoshme të zbatimit të ligjit si dhe pasqyrojnë kulturë tekniko-profesionale, por edhe për faktin se përfundimi i inventarizimit na përballi me shqetësime serioze në fushën e dokumentacionit dhe të pasqyrimit të punës nga paraardhësit tanë si:

– Mungesa e plotë e dokumentacioni që të pasqyrojë punën dhe aktivitetin e kësaj dege (me përjashtim të Komisionit “Mezini”); ka gjurmë të kësaj pune si kompjuterizimi R.S.I. dhe i disa fondeve, autorizime shfrytëzimi, fotokopjime, krijimi i fletoreve të fondeve, pa llogaritur këtu mungesat në informacione apo relacione te-ndryshme , tematika -pune e plane, analiza periodike e vjetore pune, ndonëse urdhri i titullarit për këto të fundit ka qenë, e cila është e pa dokumentuar e evidentuar.

Pa u zgjatur në vështirësitë dhe pengesat tona, si fizike ashtu edhe në marrjen e përgjegjësive mbi vete, arritëm të përfundojmë inventarizimin i cili përbëhet nga dy fonde kryesore të ish-Ministrisë së Brendshme, Sigurimi i Shtetit, si:

Fondin i kundërzbulimit ( ish Drejtoria I-rë), ku përfshihen materialet operative të arkivuara të Degës IV (kartoteka), Degës XIII-të që vepronte në drejtim të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë, Degës X-të (shifra) në Aparatin Qendror dhe vazhdon me 26 njësitë administrative që fillojnë me ish-Drejtorin P. Brendshme Tiranë si dhe me Degët e P.Brendshme: “B.Curri”, Kukës, Shkodër, Pukë, Rrëshen, Dibër, Burrel, Lezhë, Krujë, Durrës, Kavajë, Elbasan, Lushnjë, Gramsh, Fier, Berat, Vlorë, Librazhd, Pogradec, Korçë, Ersekë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë i cili përveç se u inventarizua, u sistemua sipas kësaj strukture.

Fondin i zbulimit (ish Drejtoria II-të) , ku përfshihen materialet operative të arkivuara me emërtesat : fondi i Drejtorisë II-të që përmban materiale operative të arkivuara të degëve të kësaj drejtorie si dhe fondi i Kosovës, fondi i të huajve, fondi i të arratisurve, fondi ekonomik, fondin e veçantë, fondi administrativ dhe fondi i shifrës së këtij shërbimi, i cili përveç se u inventarizua, u sistemua sipas kësaj strukture.
-Dy fondet e mësipërme përmbajnë të gjitha materialet agjenturore-operative të ish-Sigurimit të Shtetit qysh nga koha e krijimit të tij e deri më 2 Korrik 1991 me shkrirjen me ligj të këtij organi.

Në arkivin tonë ndodhen gjithashtu edhe 135 dosje operative, fashikuj me implikime, me materiale për ish-anëtarë e kandidatë të PPSH, që i përkasin grupit të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, fëmijëve të tyre dhe 24 ish-shtetarëve dhe lidhjeve miqësore e shoqërore të tyre si dhe dy volume “Përgatitja e Prokurorit Përgjithshëm” (për këtë grup).

Këto dosje operative janë tërhequr nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ku ruheshin për llogari të Fondit të ish-KQ të PPSH pa asnjë lloj dokumenti. Meqenëse janë dosje operative, kemi mendimin të shfrytëzohen dhe të administrohen nga ne. Gjithashtu, krahas këtyre fondeve kemi edhe fondin e “të vdekurve” i cili përbëhet nga 6270dosje të ndryshme. Të shprehur në shifra, këto fonde përfaqësohen: Fondi kundërzbulimit që ka 12335 dosje operative, 7891 dosje RSl pjesa më e madhe e të cilave janë të shoqëruara me dosjen e punës dhe 6097 njësi të ndryshme dokumentare që përbëhet nga procesverbale të ndryshme, regjistra e libra evidence, studime, përshkrime, tema, shkresa dhe dokumentacione të ndryshme operative.

Fondi i zbulimit që ka 28256 dosje operative, 3802 dosje RSI dhe kandidatësh për bp. si dhe2266 njësi të ndryshme dokumentare që përbëhen nga procesverbale të ndryshme, regjistra e libra evidence, studime, përshkrime , tema , shkresa dhe dokumentacione të ndryshme operative. Të gjitha këto materiale u evidentuan në regjistrin inventar te fondit “Model 14” fletë për fletë, me një numër total fletësh të inventarizuara rreth 5.380.000 dhe me numrin total prej 58554 dosjesh të ndryshme, 9372 dokumentacione të ndryshme si dhe 215794 kartela të ndryshme. I tërë ky volum është futur e sistemuar në 1240 arka metalike dhe dy dollapë druri të mëdhenj me sirtarë , të ndara në 5 dhomat e arkivit…

Vijon…

Nesër do të lexoni: Cila është dosja që është zhdukur? Pse pikërisht ajo dosje, dhe a ka lidhje me Sali Berishën?

Në këtë qoshe të botës komandon gruaja – martesa nuk ka…

Për një burrë nuk ka një kërkesë që të marrë përsipër përgjegjshmërinë e një shtatzanie të mundshme, asnjë presion nga ana e një gruaje për t’u martuar dhe për ndonjë çështje të mundshme të pakëndshme divorci. A ekziston një shoqëri ku gjithçka e tillë është e mundshme? Po ka një të tillë

Një një fshat të Yunnan-it që shprehimisht do të thotë “në jug të reve”, në jugperëndim të Kinës, në rrëzë të Himalajave. E gjitha kjo është normale në një komunitet tribal të budistëve tibetianë të quajtur Mosuo. Këtu është gjyshja ajo që ulet në krye të tavolinës, ndërkohë që fëmijët e saj, meshkuj dhe femra jetojnë me të, bashkë me fëmijët e vajzave të saj, duke ndjekur linjën maternale.

Meshkujt luajnë rolin e donatorit për riprodhim dhe shumë pak për edukimin e fëmijëve. Si mund të jetohet në këtë botë matriarkale tejet të veçantë? Femrat trajtohen të barabarta në mos superiore ndaj meshkujve. Si meshkujt dhe femrat mund të kenë shumë ose pak partnerë seksualë dhe nuk ka gjykim mbi numrin, nuk krijojnë familje bërthamë, por të zgjeruara që rrisin fëmijët dhe kujdesen për të moshuarit.

Choo Waihong, një avokate suksesi nga Singapori që braktisi punën e saj në vitin 2006 për të udhëtuar dhe pasi e zbuloi këtë qoshe të botës vendosi të na e rrëfejë në librin e saj “The Kingdom of Women”. Ajo që e tërheq Choo Wailong është e kundërta e asaj që njihte, pra një botë ku meshkujt janë padronët. Ajo është rritur në një komunitet kinez ekstremisht patriarkal në Singapor.

Çfarë ka zbuluar duke u njohur me zakonet dhe kostumet e komunitetit Mosuo? Fillimisht që fëmijët u përkasin nënave, ndërsa baballarët biologjikë jetojnë në shtëpitë e veta të familjeve matriarkale, me pak fjalë me nënën e tyre. Koncepti i martesës është i pakutimtë dhe aq më tepër për fëmijët që janë pa baba për një motiv të thjeshtë: shoqëria Mosuo nuk i kushton rëndësi patriarkatit.

Ajo që burrat dhe gratë mund të zgjedhin njihet si “martesa lëvizëse”, një term elegant për të përcaktuar takime seksuale nate dhe fshehurazi të quajtura “axia” të shenjuara nga një sinjal, një kapele e varur në portë që u sinjalizon burrave të tjerë në kërkim të një femre që të mos hyjnë, gruaja është e zënë me dikë tjetër. Këto takime mund të zgjasin një natë ose gjithë jetën, mund të sjellin ose jo një shtatzani, por nuk arrijnë kurrë të jetojnë së bashku ose të shqiptojnë një Po të bezdisur. Një detaj tjetër: e zakonshme është se gratë nuk e dinë se kush është babai i fëmijëve të tyre, por kjo nuk përbën një stigmë. Nuk ka reputacion të keq, gjithçka normale.

Rregullat janë të qarta si për rolet dhe detyrat nga të cilat dallohen meshkujt dhe femrat për të çuar përpara komunitetin. Gratë trashëgojnë pronën, mbjellin kulturat, në fakt është një shoqëri agrare, kujdesen për familjen, gatimin, pastrimin dhe rrisin fëmijët. Burrat venë në dispozicion forcën, lërojnë arën, ndërtojnë dhe riparojnë shtëpitë, therrin kafshët, marrin vendime të rëndësishme, por fjala e fundit i mbetet kryetares së familjes. Vendos gjyshja.

Nga një pikëpamje të gjitha gratë e komunitetit Mosuo janë të gjitha beqare, jeta është e përqendruar në familjen nga ana e nënës. Tek matriarkati është edhe kuptimi i jetës. Të mos bëhesh nënë nuk quhet e realizuar. Kjo nuk është zgjedhje normale. Nëse një grua nuk mund të bëjë fëmijë mund të adoptojë si nga një familje Mosuo ose nga një kushërirë nga ana e nënës. Ky aspekt, nevoja për të patur fëmijë, për ta bërë një grua të ndihet e plotësuar e realizuar duket në sytë e perëndimorëve një anë më pak moderne, madje vitet 50. Në fakt komuniteti Mosuo krahasuar me aspekte të tjera shpërfaq emancipim martese dhe liri seksuale. / Burimi: HuffPost – Përgatiti: Bota.al

Daka: Votat me kusht numërohen nesër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dielën në orën 10:00 fillon numërimin e votave me kusht në të gjitha komunat ku kanë mbetur pa u numëruar. Lajmin e ka konfirmuar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka

Por komunës së Rahovecit dhe Dragashit që pjesërisht do të rinumërohen votat e balotazhit, nesër gjithashtu fillon numërimi i votave me kusht në të gjitha komunat që ishin në balotazh, në komunat e mbetura.

“Nesër në orën 10:00 do të fillojë rinumërimi i votave në Komunën e Dragashit disa kuti dhe në Komunën e Rahovecit në disa vendvotime. Pas kësaj, fillon numërimi i votave me kusht në të gjitha komunat që kanë mbetur pa u numëruar”, ka thënë Daka.