Lajme, Lajmi kryesor

Austriakët u japin informata amerikanëve për atë që ndodhi ndërmjet Thaçit e Vuçiqit në Alpabch

Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, pritet që gjatë qëndrimit të saj në New York në prag të Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara, të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, për të diskutuar rreth çështjes së Republikës së Kosovës.

Këto deklarime ajo i ka bërë para mediave pas arritjes në New York. “Do të flasim me Pompeon rreth situatës në Evropën Jug-Lindore”, ka thënë Kneissl, shkruan mediumi serb ‘telegraf’. Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për përvojën dhe eksperiencën e Austrisë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Austria ka marrë një rol mjaft të rëndësishëm në gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti austriak Alexander Van Der Bellen ka marrë rolin e ndërmjetësuesit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Para disa javëve ai kishte organizuar në Alpbach të Austrisë një Forum në të cilin kanë marrë pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, ku është diksutuar gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet dy shteteve.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *