Lajme, Lajmi kryesor

Astrit Rexhaj: Jemi ba gjithçka veç njerëz hala s’kemi mbrri me u ba

Astrit Rexhaj si shumë kosovarë të tjerë, ka rrëfyer për ndihmën që ka marrë nga axha i tij mërgimtar, që të fillojë studimet në Prishtinë

Në një shkrim dedikuar mërgimtarëve, Rexhaj, ka kujtuar faktin se si diaspora shqiptare ka financuar sistemin paralel të arsimit gjatë viteve 90-ta, luftën e UÇK-së, dhe ka rikujtuar faktin se si mërgimtarët vazhdojnë që për çdo vit të dërgojnë miliarda euro në Kosovë. Kujtojmë se tashmë në Kosovë ka filluar sezona e kthimit të mërgimtarëve nga vende të ndryshme të botës.

Shkrimi i plotë:

T’dashtun mergimtare,

Pavaresisht se çka thojme na e qysh ju presim, ju jeni ne shpine e juej qe me shume djerse, pune dhe mund e keni ndertu.

Kosova kurre nuk ish ndertu pa juve, pa djersen e juej e pa punen e juej. Kafshaten e femijve te juej e keni dergu me e majt gjalle kete vend. Na keni jep, na keni ushqy, na keni shkollu.

Une fakultetin e kam fillu me 100 frangat e mixhes tem Xhek Rexhaj, edhe plot tjere e kane fillu edhe e kane perfundu shkollen me ndihmen e familjareve te tyne prej diaspore.

Shume familje keni ushqy, e po vazhdoni me ushqy. Pak apo shume, ato pare kane qene kursime nga racioni i familjes se juej.

Ju e mbajtet gjalle sistemin paralel te viteve te ’90-ta, ju e financuat luften dhe ju edhe tash po i dergoni mbi 2.5 miliarde remitenca çdo vit.

Aman mos na e nxini per te madhe se na qe kemi jetu ketu jemi ende ne shok dhe tranzicioni nga mesjeta ne kapitalizem na ka godite fort e na ka ç’orientur. Jemi ba snoba, t’dijshem, fillozofa, biznismena, doktorra, profesora e gjithçka tjeter pos njerez hala s’kemi mbrri me u ba.

Falnani per kete arrogance e mosmirenjohje se nuk e kemi kurgjo me t’keq, por nuk dijme ma mire.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *