Lajme

Arsyetimi i Konjufcës pse Thaçi nuk duhet të udhëheqë dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kundërshtuar edhe një herë përfaqësimin e Kosovës në dialogun me Serbinë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Në njërën nga arsyetimet që Konjufca ka potencuar ka qenë se Thaçi nuk mund ta përfaqësoj Kosovën për shkak se sipas tij ai po frikësohen jashtëzakonisht shumë nga Gjykata Speciale, raporton Insjderi

Fillimisht Konjufca ka thënë se Kosova ka pasur gjithmonë tri vija të kuqe ndaj Serbisë, teksa ai vijën e kuqe të katërt ka thënë se duhet të jetë vetë përfaqësimi i Kosovës nga Hashim Thaçi.

“Kanë qenë tri vija të kuqe gjithmonë për Kosovën e para ka qenë statusi i mbyllur i Kosovës, e dyti ka qenë kompaktësia e Kosovës, pra integriteti territorial i Kosovës dhe e treta ka qenë funksionaliteti i brendshëm i Kosovës, pra e përjashton autonomin e serbëve në Kosovë”.

“Problemi më i madh është që ne kemi një president që shkon dhe flet me Vuçiqin pa asnjë platforme dhe e qet Kosovën në tavolinë, në tavolinën bisedimeve përpos tri vijave të kuqe, vija e katër e kuqe duhet të jetë për presidentit Hashim Thaçin sepse është një person i paqëndrueshëm për ta mbrojtur shtetin Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Më tej ai ka thënë se frika e madhe që Thaçi ka nga Gjykata Speciale mund ta dëmtoj Kosovën në këtë dialog nëse presidenti e përfaqëson Kosovën.

“Ekziston edhe një arsyeje tjetër që Hashim Thaçi nuk duhet të jetë në krye të dialogut me Serbinë ai është duke u frikësuar shumë nga Gjykata Speciale, frika e tij e madhe për vetveten mund ta dëmtoj vendin. Edhe ne jemi kundër Speciales por jemi kundër ama ajo nuk luftohet duke i barazuar interesat e Kosovës si monedhë e kusurit me dialogun me Serbinë”.

“Për presidentin tonë ma e rëndësishme është me i shtrënguar duart me Vuçiqin se sa çka ka me mbrojte dhe çka ka me fol atje. Ma e rëndësishme për të është ky takim se sa me e bë një platformë dhe me e ditë çka po bisedon atje. Kush bënë eksperimente me shtetin e Kosovës është ma mirë mos me u kthyer fare në Kosovë”, ka përfunduar Konjufca.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *