Show Bizz

Arrestohet valltarja, sepse bënte lëvizje tepër provokuese (video)

Ekaterina Andreeva nga Moska e Rusisë, është arrestuar nga policia në Egjipt, nën akuzën se lëvizjet e saj në një klub nate ishin tepër provokuese

Valltarja 31-vjeçare, që në skenë njihet si Gawhara, kishte mahnitur pjesëmarrësit në një aheng që u zhvillua në Giza, por jo edhe forcat policore që këtë e morën si provokim, transmeton Telegrafi.

Lëvizjet e saj energjike, fustani shumë i hapur dhe ‘mungesa e ndërresave’, është konsideruar si nxitje e të rinjve për padëgjueshmëri dhe imoralitet.

“Rregulli kryesor për çdo valltare, është të veshë brekë dhe ato të jetë çfarëdo ngjyre tjetër, pos të njëjta me lëkurën e trupit”, thuhet në vendimin e ndalesës.

Kompania që e ka angazhuar Andreevan, pagoi rreth 300 euro për ta liruar me kusht, ndërsa është duke u angazhuar në mënyrë ligjore, që t’i lejohet sërish vallëzimi.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *