Lajme

Arben Gashi e Ramush Haradinaj përlahen ‘Dukagjinçe’ në Kuvend

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe deputeti i LDK-së Arben Gashi janë përfshirë në një debat me fjalë burrnore dhe jashtëparlamentare

Pasi Kryeministri Ramush Haradinaj tha se “LDK-ja na ka lënë pa ushtri”, duke folur për periudhën kur deputetët serbë në Kuvend kishin pranuar të votojnë për krijimin e forcave të armatosura në këmbim për mandate të rezervuara edhe për katër vjet, reagoi deputeti i LDK-së Arben Gashi.

Gashi mohoi fjalët e kryeministrit, ndërsa Haradinaj i tha se “po rren”.

Pasi Haradinaj përfundoi fjalën e tij, deputeti Gashi kërkoi replikë. “Na të njohim për burrë të fortë e trim, po mos meno që na jem të lig”, tha Gashi, duke ia kujtruar haradinajt se po i fliste dukagjinçe.

“Ajo çka po thu këtu është e pasaktë, fjala ofendimet, rrenë e gjuhë tjera, mos i përdor se nuk janë në të mirë as të Kuvendit e as tanen”, tha Gashi.

Në kundër-replikën e tij Haradinaj tërhoqi fjalët që i tha Gashit në lidhje me rrenat.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *