Opinion

“Apet” ma mirë mos me folë hiç

Nga Kimete Berisha

Sa herë kam folë, nuk më ka ra mirë. Që do të thotë kurrë s’më ka ra mirë. Plus që gjithkush i do njerëzit e urtë, sidomos femrat që flasin e çojnë krytë nuk i do askush afër vetes.

Kur popullata shqiptare e përshkruajnë një grua të mirë, thonë ish sikushi, “e pagojë”, krytë ungjun, çele guri gojën, po i kqyrke veç punët e veta. Hallall i koftë asaj nane që e ka rritë.

Për me pas sukses në jetë femra shqiptare duhet m’u paraqitë fëminore, e brishtë, e varur dhe tutse. M’u plakë e m’u paraqitet si ‘vajzë’ e vogël. .
Kishe po pshtetet në mashkull, e kishe po mrekullohet me dijen e me forcën e tij.

Kur ai flet për Makiavelin, ti m’u befasu, kishe kurrë s’ke ni për të. E sende vende. Kishe ai po të mëson gjithçka e po të ruan mos me t’mashtru gjinja, se ti femër, nuk din.

Shqiptari s’duron që femra me qenë ma e zoja se ai. Kurrë. Veten e mbyt edhe sheficë nuk duron. Përveç sheficë e kuzhinës.

S’ka femër intelektuale e re e e vjetër që nuk e hekuros burrin e që nuk ia fshin këpucat.

Zanin diqysh me mujt me ulë në off, me fol rrallë, shkurt dhe me zë të ultë, që mos m’u dëgju mirë e me ja bë punën erifit me të pyet tri herë ‘çka the’…s’kish pas t’pagumë.

Femër të rahatume e me ‘gojë të madhe’ nuk ka.

Mua më mori më qafë goja…Jo, Spinoza, jo Teofrasti, jo Zhan Darku more, Shota e Azemit, jo kjo, jo ajo…tuj filozofu…e kënaqa krejt…marova ????

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *