Show Bizz

Angela Martini ka ndezur sërish Instagramin (foto)

Modelja shiptare Angela Martini renditet si një nga personat më të lakmuar në rrjetet sociale. Super sexy dhe mjaft ndjellëse pozon Martini në publikimin e saj të fundit ku mban veshur një fustan të kuq me pika që e bën akoma dhe më të dëshiruar

Angela Martini ishte ndër shqiptaret e para që u bë e njohur në fushën e modelingut. Ajo prej kohësh është në një lidhje dashurie me miljarderin Dragos Savulescu. Producenti i filmave dhe Martini kanë një lidhej që shkon për mrekulli.

Modelja ka publikuar në rrjetet sociale dhuratat luksoze që i bën ai dhe festat surprizë me rastine ditëlindjes. Para pak kohësh në media u përfol se ai e kishte detyruar të hiqte dorë nga modelingu.

Këto informacione i ka thënë për mediat vëllai i modeles shkodrane duke theksuar se i dashuri i ka ndryshuar krejtësisht jetën modeles së famshme. Ajo është duke e shijuar në maksimum jetën e saj me miliarderin rumun.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *