Lajme, Lajmi kryesor

Analisti i të gjitha kohërave, i të gjitha çështjeve dhe i të gjitha sistemeve shpif për Demarkacionin

Avdi Gjonbalaj

Sot në info Magazin në tv Klan i ashtuquajturi “analist” politik Shkelzen Maliqi, i cili lehtësisht dhe pa fije përgjegjësie dezinformon opinionin publik kinse ne komisioni i ri qeveritar për mirëmbajtjen e kufirit kemi deklaruar se në raportin e fundit s’kishim kohë ti kompletojmë të gjitha të gjeturat për ta vërtetuar materialin e komisionit Meha. Edhe atë në Tv të Baton Haxhiut, që është megafon i ish qeveritarëve e Presidentit Thaçi.

Nuk më befason Shkelzen Maliqi djali i Mehmet Maliqit ministrit të milicisë në ish sistemin komunist dhe vëllai i Gazmend Maliqit, inspektorit të UDB-së në ish sistem derisa vdiqën, dhe ky i njëjti i rritur e i “pjekur” në Beograd edhe atëherë analist i situatave. Kjo nuk befason, por më befason si ky njeri e arrin besimin tek udhëheqja jonë në Kosovë e Shqipëri, ky person që ndjenjën kombëtare e ka si abstrakte, çështjen shtetërore si çështje tregtare. Aq më shumë më shqetëson se pse ende ka njerëz me vesh e sy që tipat e tillë që dezinformojnë publikun i besojnë. O mores o tempores kisha thënë.

Ps: Ne asnjëherë s’kemi thënë që se kemi kompletuar raportin, por kemi thënë për aq kohë sa kemi pasur që zyrtarisht të radhitim Të gjeturat s’ka dyshim që mbi bazën e fakteve Komisioni Meha ka bërë gabime në disa segmente që rrezikojnë 82 km katrorë ti humbim. Ne kemi nxjerrë mjaft fakte për ata që e din çka është fakti dhe dokumenti zyrtar i kohës, por jo për Shkelzen Maliqin dhe njerëzit si ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *