Lajme

Albin Kurti e mbush Kryesinë e partisë me emra të rinj

Largimi i shumicës së anëtarëve të Kryesisë së VV’së, ka detyruar Albin Kurtin që të mbush Kryesinë me emra të ri

Bëhet fjalë për Arben Vitinë, Mytaher Haskukën, Fitore Pacollin, Vlora Haxhimehmedin e Tinka Kurtin, të cilët do të zëvendësojnë ish-anëtarët.

Ani pse disa nga ta janë emra të njohur, tash Kryesia e Kurtit do të përbëhet nga njerëz që nuk kanë marrë aq shumë vota, përjashtuar Mytaher Haskukën dhe Fitore Pacollin.
Madje në Kryesinë e re të Kurtit do të ketë njerëz që nuk kanë marrë asnjë votë, e që nuk kanë marrë as pjesë në zgjedhje, si Tinka Kurti.

Sido që të jetë, këta do të jenë zëvendësuesit e Visar Ymerit, Aida Dërgutit, Dardan Sejdiut e të tjerëve, të cilët u larguan nga pozitat në parti.

Ndryshe, Albin Kurti sot në Këshillin e Përgjithshëm ku u vendos për kryesinë e re, foli edhe për të larguarit, duke falenderuar për kontributin e tyre./gazetametro.net

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *