Lajme, Lajmi kryesor

Akuzat se ka vrarë Behajdin Hallaqin dhe Shaban Shalën, do ta fundosin komandant “Gjarprin”!

Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së dhe pjesëtari i Shërbimit informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari, thotë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk i frikësohet Gjykatës Speciale por dosjeve të UBD – KOS dhe dosjeve me krime e vrasje politike e sidomos aferat që i ka me shërbimin sekret francez DGSE

Sipas tij, ata e kane keqpërdor Hashim Thaçin në rastin e pastrimit etnik në vitin 2000 në veri të Mitrovicës dhe me ndarjen e veriut.

“Mos të harrojmë se ata persona që kanë shkrepuar me 2 shkurt të vitit 2000, në kohën e mbrëmjes, raketa anti – tank, zollat 64 mm dhe ju kanë dhënë sinjal dhe arsye forcave serbe dhe franceze me vra shqiptarë. Aty janë mbet mbi 10 persona të vrarë, 1564 familje të ndjekuara me afërsisht 14.600 shqiptarë të ndjekuar na veriu, dhe nxiësit e këtij skenarit janë njerëzit e Hashim Thaçit të gjithë shqiptarë që edhe gjatë vitit 1998-99 ne i patëm arrestuar në UÇK në Mitrovicë, pasi e keqpërdorëshin emrin UÇK e sidomos emrin e disa komandantëve nga ana e Drenicës.

Ata rrahnin njerëzit pa pik të fajit në Mitrovicë, vidhnin dhe konfiskonin vetura, merrnin edhe femra me dhunë kinse për ti pyetur… e këto janë mijëra rastë. Kam menduar vetvetiu se si u bën pasluftës kësi lloj njerëzish të besuar e bashkëpunëtorë të Hashim Thaçit, dhe nuk kam mundur ta gjej përgjigjen kurrë. Gjithashtu e çuditshme se si, u bën SHIK-u – UDB-ashat bashëpunëtor dhe miq e sidomos “thesara kombëtar”, kjo pyetje mundet vetëm presidenti me dhënë përgjigje.

Por edhe ai ka shumë afera të tilla me qindra nga vrasja dhe urdhri për vrasjen e komandantëve kryesor të luftës, vjedhja e parave për luftën, deri te akuzat se personalisht ai e ka vrarë Behadin Hallaqin dhe Shaban Shalen e shumë kundërshtar të tjerë, si politik ashtu edhe kundërshtar financiar…”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Tutje ai pohon se, se përveç lojës me amerikanët, miqtë tanë dhe me neve shqiptarëve, presidenti Hashim Thaçi mendon se është i pagabueshëm, i mençur dhe mund të vallëzon me një valle dhe të luaj me shërbime sekrete të shteteve tjera sidomos armiqësore, andaj sipas tij, këtë e ka shumë gabim.

“Nëse mendon se është i paprekshëm nga lidhi edhe këtu e ka gabim, pasi vet veprat e tij flasin shumë, e sidomos se sa do të flitet në të ardhmen për krimet, vrasjet, konspiracionet e tij dhe tradhëtitë, andaj nuk mund të mbulohen gjithë jetën e tij. E këto të bëmat e tij do ta fundosit përfundimisht.

Prandaj, sa vazhdon presidenti akoma me tentime që të na etiketoj me propagandën e tij dhe të më dërgoj kërcënime, vrasës dhe prokuror të tij pas meje dhe disa tjerëve, është më mirë ta gjej vetën e tij të humbur në krimin e organizuar, në krimet e bëra dhe veprimet e tij në gjakun e pafajshëm, në vëllavrasjen që e ka mbjellë që 20 vitet ndaj popullit dhe ndaj vendit”, përfundon Miftari.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *