Lajme, Lajmi kryesor

Akuza të reja: “Thaçi i mori 13 milionë marka nga Jashar Salihu

Një debat i madh ndodhi mes nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së, Anton Quni, ku ky i fundit e akuzoi Halitin se kishte marrë rreth 8 milionë marka në kohën e luftës nga Bujar Bukoshi

Si nënkryetar i Kuvendit, që të martën drejtoi vazhdimin e seancës plenare, Xhavit Haliti shfrytëzoi foltoren për të demantuar atë që kishte thënë deputeti i LDK-së, Anton Quni. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e ka quajtur gënjeshtar deputetin e LDK-së, Anton Quni, i cili ka deklaruar se Ahmet Krasniqi i ka dhuruar atij 8 milionë marka. Mirëpo Quni prapë reagoi duke thënë se do ta dëshmojë që Haliti i ka marrë 8 milion marka.

Ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, duke folur për këtë çështje për “Bota sot”, tha se Anton Quni ka të drejtë kur i përmend 8 milion që Xhavit Haliti i kishte marrë nga Bujar Bukoshi, e sipas Miftarit, ai që luftoj t’i bashkoj me mish e shpirt UÇK-në dhe FARKUN atë e vranë, ministrin Ahmet Krasniqin.

“Mirë që ja kanë filluar me u përmend milionat e vjedhur që janë tentuar me u mbuluar me vrasje dhe me djegie. Antoni ka të drejt kur i përmend 8 milion që (Zeka)Xhavit Haliti i cili i kishte marrë 100% nga Bujar Bukoshi, siç kanë marrë shumë komandantë tjerë të zonave të UÇK-së, por pyetjes së Antonit duhet me ju përgjigj kryetari i LDK-së Isa Mustafa si ish ministër i financave dhe Bujar Bukoshi si kryeministër në ekzil.

Ai që do të përgjigjej drejt pa anime ai që luftoj t’i bashkoj me mish e shpirt UÇK-në dhe FARKUN atë e vranë, ministrin Ahmet Krasniqin, të cilin e vranë së bashku shtabi i Rognerit dhe Bujar Bukoshi dhe SHIK-u shqiptar ku vrasës ishin njerëz të manipuluar të UÇK-së, ku edhe djegia e “Dardania Bankës” në Shqipëri u bë për t’i mbuluar manipulimet milionëshe dhe për t’i humbur gjurmët”- tha Miftari.

Ai akuzoi Thaçin se ka marrë 13 milionë franga nga Jashar Salihu, kinse për UÇK-TMK-QPK, e sipas Miftarit, shumë lagje në Prishtinë janë ndërtuar me ato të holla.

“8 milion nga 3% 8-10 milion marka tjera te sjella nga Ibrahim Kelmendi, pastaj afër 13 milion franga të marruar nga Hashim Thaçi pas luftës kinse për UÇK-TMK-QPK nga i ndjeri, Jashar Salihu, i cili vdiq nga “KANCERI” pastaj dollarët amerikan të sjellë nga Dino Hasani i vetëvrarë 13 herë me thikë (qyteti amerikan në Veternik në Prishtinë është ndërtuar me ato të holla që ishin për luftë e jo për me ndërtuar lagje private pas luftës ),pastaj humbja vjedhja e 130 snajperëve të rënd shumica amerikan 12.5-12.7 me armë që kishin ardhur enkas të blera nga mërgata dhe emigracioni jonë në Amerikë për UÇK-në, edhe këto armë çuditërisht përfunduan në dorë të luftërave Shiit të Hezbullahut në Liban.

Anton rri rahat se kush u sill rreth pareve të Vendlindjes Thërret por edhe të fondit të qeveris Bukoshi -Mustafa 3% fondit ka përfunduar keq ose u vra ose u vetëvra ose e ka vra kanceri, por mos harro mbi 700 milion markë janë ne pyetje ku mbi 90% e të gjitha parave janë vjedh dhe kanë përfunduar në xhepat e menaxhuesëve të financave të luftës dhe liderëve politik, i vetmi që nuk ka vjedh pare nga ato fonde dhe nuk ka keq përdor mjete ka qen i ndjeri Ibrahim Rugova dhe Ahmet Krasniqi. Secili që ka nejt nër dardhë sot janë milionera!”- u shpreh Miftari.

“Bota sot” ka dërguar pyetje presidencës për t’i komentuar akuzat e Miftarit, mirëpo ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *