Sport

Akili i artë në Paris, shkruan suksesin më të madh të Kosovës në xhudon e meshkujve

Akil Gjakova e ka fituar medaljen e artë në grand slamin e Parisit të shtunën pasdite, duke shënuar kështu suksesin më të madh të Kosovës në xhudon e meshkujve

Akili e mundi xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili, për ta rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë. Në gjysmëfinale xhudisti kosovar e mposhti atë nga Mongolia, Tsend Ochir.

Xhudisti kosovar ka fituar dy medalje në këtë fillim vit, pas të argjendtës që e rrëmbeu në turneun grand prix në Tunizi muajin e kaluar.

Ndërkohë, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë. Me kaq, Kosova i siguron dy medalje nga turne më i rëndësishëm grand slam në xhudo në botë.

Fatkeqësisht, Nora Gjakova humbi në rundin e dytë dhe u eliminua nga ky grand slam duke mbetur pa medalje.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *