Lajme

Ahmeti: Thaçi e Veseli të hënën mund të arrestohen nga Gjykata Speciale

Analisti politik, Arben Ahmeti ka shkruar se mundësia që të hënën të ketë të arrestuar nga Gjykata Speciale, pavarësisht që është krishtlindje ‘i ka shastisur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin’

Në Facebook, Ahmeti shkruan se Veseli e Thaçi kanë informacione se do të arrestohen dhe se atyre si asnjëherë më parë po u shërben kryeministri Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë Ahmetit në “Facebook”:

Mundesia qe te henen te kete te arrestuar nga Specialja perkunder qe eshte krishtlindje i ka shastisur Hashim Thacin e Kadri Veselin. Si asnjehere me pare atyre po u sherben Ramush Haradinaj. Edhe Kadriu edhe Hashimi kane informacione se do te arrestohen.

Perderisa me vjen keq per Kadrine, Hashimi vete e krijoi Specialen. E ushqeu me bindjen qe ajo do t’i marr njerezit afer tij ( p.sh Kadrine) por jo ate. Tash kur po e sheh se mund te perfundoje ne monstrumin juridik qe vete e ka krijuar po mundohet ta ndale ate.

Sot, neser dhe gjate gjithe ketyre diteve, keta mund te bejne gjithcka ne Kuvendin e Kosoves. Gjithcka te keqe per Kosoven. Vetem per te nuk do te mendojne.

Gjykata nuk mund te zhbehet. Fare lehte ajo hyn ne jurisdiksionin e OKB. Kosova kthehet ne 12 44. Edhe na i leshojme prap banesat me qira per UNMIK. Me rendesi keta me mbajte ymyt qe nuk arrestohen.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *