Lajme

Ahmeti me zotime konkrete për Tophanen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mbajti tubim në Tophane, ku i paraqiti zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë lagje që do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm

Ahmeti tha se asnjë pjesë e Tophanes, nuk do të mbetet pa ndriçim publik. “Me sistemin e ri për mbledhjen e mbeturinave, i cili do të menaxhohet direkt nga Komuna, do të arrijmë që ta maksimizojmë efikasitetin e këtij shërbimi edhe në Tophane. Përmes ‘Prishtina Parking’, do të sigurojmë hapësira të mjaftueshme të parkingut në këtë pjesë të qytetit, si dhe do t’i vendosim shtyllat antipark për t’i liruar trotuaret.

Sipas kërkesave që kanë ardhur nga vetë ju, do të vazhdojmë me ngritjen e sigurisë së përgjithshme në trafik, me vendosjen e policëve të shtrirë dhe shenjave adekuate në të gjitha pjesët e lagjes. Do të rregullohet vendkalimi për këmbësor tek hekurudha, si dhe do të zgjerohet trotuari tek shkolla “’Meto Bajraktari’”, tha Ahmeti.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *