Lajme, Lajmi kryesor

Ahmeti: Prishtina para 4 viteve ka qenë një katrahurë e vërtetë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në debatin e parë për garën në balotazh në Klan Kosova, tha se Vetëvendosje pas 4 vite qeverisje në Prishtinë i ka mbajtur me krenari premtimet që ka dhënë, shkruan Gazeta Blic.”Ne ishim zotuar që do t’i ndalim zotimet pa leje.”, tha Ahmeti.Sipas tij, Prishtina para 4 viteve ka qenë me shumë ndërtime pa leje, me koncept klientelizmi, dhe siç tha ai me një administratë katrahurë e vërtetë

”E keqja ka qenë nga ndërtimet pa leje, koncepti i klientelizmi, katrahure e vërtetë në administrtatë.’‘, shtoi ai.Ai shtoi se tashmë kanë 10 fusha prioritare për të cilat nuk kanë pasur buxhet në mandatin e kaluar.”Kemi 10 fusha prioritare për të cilat nuk kemi pasur buxhet as mundësi. Kërkojmë vazhdimin e së mirës në Prishtinë e jo kthimin para vitit 2013-të.”, përfundoi ai.

Kurse kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka treguar shkurtimisht disa prej arsyeje se pse duhet votuar atë para kundërkandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.“Katër vitet e fundit kanë qenë katër vite të humbura për Prishtinën”.

“Janë bërë dëme të mëdha financiare dhe nuk ka pasur vullnet për projekte në infrastrukturë”, ka thënë Abrashi në debatin në Klan Kosova. “Kërkoj mandatin për punët e mira që duhet të ndodhin. Fillojmë me planin tonë për fondin e punësimit, uljen e tatimit në pronë, të fillojmë me projekte infrastrukturore, ndërtimi i shkollave, salla koncertale etj”, është shprehur ai.

“Prishtinës do t’ia kthejmë imazhin që e ka humbur në katër vitet e fundit”.Ai ka thënë se do të investojnë në sport dhe kulturë.“Ne synojmë që të investojmë në zonën e Gollakut me anë të së cilës synojmë të rrisim numrin e të punësuarve”, ka thënë Abrashi.

Kryetari aktual, Shpend Ahmeti, në debatin me kundër-kandidatin e tij, Arban Abrashi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, në të cilën ministër ishte edhe Abrashi, ka ndërtuar një rrugë pa leje në Prishtinë.

“Paramendojeni kanë ndërtuar rrugë në një vend ku iu kemi thënë që nuk bën, por kanë ndërtuar pa e marr lejen fare nga komuna”, ka pohuar Ahmeti në debatin në Klan Kosova.Ai më pas ka folur për investimet që në katër vjetët si kryetar i ka realizuar në Prishtinë.

“Rregullimi çështjes së ujit, 24 orë uji, ka qenë obligim i komunës pagesa prej pesë milionë euro dhe zgjerim të rrjetit të Termokosit; blerja e autobusëve një pjesë dhe pjesa tjetër e buxhetit është përdorur për të shtrirë trafikun në Prishtinë dhe fshatra”.“Vetëm gjatë vitit 2016 kemi proceduar mijëra kërkesa për ndërtimin e rrugëve, trotuareve dhe kanalizimeve.

Në vitin 2016 kemi pasur dhjetëra kilometra asfalt në rrugët urbane, dhjetëra kilometra në rrugët rurale, mijëra metra, trotuare, kanalizime dhe ndriçim rrugor”.“Nëse i marrim të gjitha në total për katër vjet i kemi shtruar 300 kilometra asfalt. Gjithashtu ndriçim kemi shtrirë mbi 300 kilometra në komunën e Prishtinës”.

Abrashi: Synojmë investime 1.2 miliardë euro në katër vitet e ardhshme

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka prezantuar planin e tij në investime në projekte të ndryshme për mandatin që synon. “Ne synojmë në katër vitet e ardhshmee në investime publike dhe private të investojmë 1.2 miliardë euro, duke e ditur burimin e tyre dhe duke e ditur ku po shkojnë”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.

“Projektet që ka qenë dashtë të përfundohen përkundër që ka pas buxhet, janë, përfundimi i rrugës B, pastaj fillimi i Rrugës A, që ka një kosto buxhetore por e përballueshme”.

Abrashi ka numëruar projektet tjera që synon t’i përfundojë në mandatin katër vjeçar.

“Përpos tyre që i hap kahje ndërtimit të Prishtinës së re, synojmë të përfundojmë unazën e brendshme dhe siç thashë më herët, krijimin e 6 mijë vendparkingjeve. Spitali i Prishtinës është projekti tjetër. E jona është të ndërtojmë spitalin që kap shumën deri në 10 milionë euro. Pastaj duhet ndërtuar shtatë shkolla të reja si dhe nëntë çerdhe publike”.

“Dy projekte tjera që komuna s’ka buxhet është trajtimi i ujërave të zeza. Ky projekt kap shumën prej 46-50 milionë euro, projekti tjetër që synojmë ta fillojmë, që i hap perspektivë komunës, është fillimi i ndërtimit të unazës së jashtme”.

Ai ka thënë se ka një kosto të madhe projekti i unazës së jashtme por që ajo duhet ndërtuar. “Më pas vjen përfundimi i projektit për ujë, i cili nuk ka përfunduar e që janë ndarë vetëm 4-5 milionë euro”.

“Jo të gjitha pjesët në Prishtinë kanë unë 24 orë. Duhet të ndërtohet një nënstacion i pompave në Emshir, duhet të ketë rezervuar në Veterrnik. Një projekt tjetër i madh është krijimi i zonës ekonomike në Kodër të Trimave dhe Bërnicë”.

Abrashi ka thënë se parkingjet do të bëhen me investime publike por edhe private. “Ato kapin vlerën e investimit nga 16-20 milionë euro. Arsyetime për spitalin, janë të kota. Ka komuna që e kanë shfrytëzuar të drejtën ligjore dhe kanë ndërtuar spitalin. Ka mundësi ligjore dhe buxhetore”, ka shtuar ai.

Ahmeti thotë se Abrashi ia fut kot për investimet 1.2 miliardë

Kryetar aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur premtimin e Arban Abrashit për investime 1.2 miliardë euro, gjuajte numrash.

Madje ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës këtë shifër nuk e ka arritur as për 14 vjet qeverisje, e aq më pak ta bëjë për katër.

“Për 14 vjet LDK-ja nuk ka investuar as 800 milionë, e lëre më të arrijë vlera prej 1.2 miliardë euro. Lehtë është veç të gjuhen numra pa i shpjeguar”.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *