Lajme, Lajmi kryesor

Ahmeti e zë keq Abrashin sërish: Po shoh që po të dërgojnë informata në telefon, por verifikoji mirë

Në debatin në Klan Kosova mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit janë disktuar shumë tema. Sërish Ahmeti e ka zënë në pozicion të palakmueshëm Abrashin sa i përket shifrave, shkruan Periskopi. Madje Ahmeti i ka propozuar Abrashit që t’i verifikojë informacionet që po i merr përmes telefonit në emision

“Kqyri mirë informatat… se po e sheh që po t’i dërgon dikush në telefon gjatë gjithë kohës”, i tha ai Abrashit.

Ahmeti tha po ashtu se qeverisja e tij një ulëse stomatologjike e ka blerë me 3,000 euro, derisa tha se qeverisja e Mustafës e kishte blerë me një çmim prej 13 mijë eurosh.

“Rentgeni i parë digjital është blerë në mandatin tonë. Në mandatin tonë janë blerë karriket stomatologjikë. 3000 euro janë blerë nga ne, ndërsa nga ju 13 mijë euro.

I kemi ndjekur procedurat ligjore sa i përket familjeve që i kanë përfituar banesat sociale. Të kisha ftuar që të shkosh t’i vizitosh”, tha ai.

Megjithëse debati ka kaluar qetë dhe me respekt të ndërsjellë, pati disa raste kur Abrashifilloi t’i ndërhyë Ahmetit në hapësirën e tij kohore.

Abrashi në replikat e tij ka cekur gjithherë se Ahmeti vetëm po ankohet, derisa kjo frazë iu bë shprehi. Dhe, më pas reagoi Ahmeti, duke i thënë se është e pakuptimit se pas çdo prezantimi dhe fjale të tij, ai merr të njëjtin reagim nga Abrashi, shkruan Periskopi.

Abrashi tha se qytetarët e Prishtinës harxhojnë 10 milionë euro jashtë Prishtinës për mallra, në vende si Shkupi e tjera vende të rajonit.

Por Ahmeti iu kundërvu ashpër Abrashit për këto deklarata, të cilat ai i konsideroi të pamenduara mirë.

“Mos folni bre veç me shifra kështu. 10 milionë euro në vit qytetarët blejnë në Shkup… po a e di sa i bjen kjo – mbi ditë 220 mijë euro në ditë”, ka thënë Ahmeti.

Më pas ka ndërhyrë Abrashi.

“Pse po bëhesh nervoz?”, ka qenë reagimi i Ahmetit ndaj ndërhyrjes.

Ahmeti e ka pyetur Abrashin edhe për 120 mijë vendet e premtuara të punës nga LDK, që më vonë erdhi në Qeveri, pjesë esenciale e së cilës ishte edhe vetë Abrashi.

“Ku janë qato 120 mijë vende të punës. Unë t’i tregoj qato 100 mijë refugjatë ku janë”, tha Ahmeti.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *