Lajme

Agim Bahtiri- Kadri Veselit: Jug dhe veri nuk ka pasur Mitrovica por ju e bëtë të jetë e tillë!

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes llogarisë së tij në Facebook, ka reaguar ndaj vizitës së kryeparlamentarit, Kadri Veseli në Mitrovicë, i cili ka vizituar Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, raporton Gazeta Blic

Bahtiri ka kritikuar Veselin duke thënë se jug dhe veri nuk ka pasur Mitrovica por ju e bëtë të jetë e tillë, këtë e them sepse sot paskit deklaruar që Kosova nuk ka veri dhe jug, ajo është një. “Ju paskit dal në qytetin tuaj, aty ku je lindur e je rritur, e më mbeti merak të ju takoj për t’iu treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që nga viti 2013 kur ju ikët nga Komuna si Parti Demokratike…”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Shkrimi i plotë i Bahtirit:

Kadri Veseli paska dalur këndej pari nga Mitrovica, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, e në vend se të e shikoj emrin e ndritur të Komandantit e të frymëzohet për të bërë vepra të mira dhe të largohet nga injoranca, ky paska zgjedhur të tregohet injorant përsëri.Dua t’i them kryetarit të Kuvendit, se jug dhe veri nuk ka pasur Mitrovica por ju e bëtë të jetë e tillë, këtë e them sepse sot paskit deklaruar që Kosova nuk ka veri dhe jug, ajo është një.

Ju paskit dal në qytetin tuaj, aty ku je lindur e je rritur, e më mbeti merak të ju takoj për t’iu treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që nga viti 2013 kur ju ikët nga Komuna si Parti Demokratike dhe kjo ishte gjëja më e shtrenjtë që i’a dhuruat Mitrovicës, andaj ju falenderoi në emër të qytetareve për këtë mirësi.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *