Lajme

AFP numëron 5 fakte për Kosovën në prag të 10 vjetorit të pavarësisë

Kosova që të shtunën feston 10-vjetorin e pavarësisë, ka një flamur që pak kush e respekton, ka katër kode ndërkombëtare telefonike dhe një heroinë të xhudos, shkruan AFP

Më poshtë mund të lexoni pesë gjëra për shtetin më të ri në Evropë, transmeton Telegrafi.

“Peshqiri” si flamur

Flamuri i Kosovës ka formën e territorit të saj, me gjashtë yje me ngjyrë të verdhë, për gjashtë kryesore etnike, me një sfond me ngjyrë të kaltër.

Flamuri vazhdimisht përqeshet duke u quajtur si peshqir nga shumica e shqiptarëve, që besojnë se është adoptuar kryesisht për të kënaqur padronët perëndimorë.

Flamuri që valëvitet në gjithë territorin e Kosovës është ai Shqipërisë fqinje – shqiponja e zezë dykrenare me një sfond me ngjyrë të kuqe.

Flamuri amerikan me vija dhe yje gjithashtu është shumë prezent, duke ia shfaqur haptazi Washingtonit përkrahjen që i ka dhënë Kosovës për t’u pavarësuar nga Serbia.

Ndërsa në zonat që banohen kryesisht nga serbët në Kosovë, “peshqiri” rrallëkund shihet dhe në vend të tij dominon ai i Serbisë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *