Opinion

Absurditeti i bukur i të menduarit filozofik

Nga Helena de Bres

Semestrin e kaluar, përgjatë një ore mësimore në kuadër të leksoneve të mia “Kuptimi i Jetës”, e pashë veten të ulur në një karrige pranë dritares, në anën lindore të klasës. I isha nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shtyllën kurrizore disa muaj më parë, dhe ulja apo ngritja më këmbë ishte tejet e vështirë. Kisha nevojë të pushoja

“Ishin në fillim romantikët”- u thashë nxënësve, duke rregulluar jastëkun nën kokën time “të cilët argumentuan të parët, se të jetuarit ‘në mënyrë autentike’ është një synim në vetvete. Për disa, autenticiteti mbërrin tek morali si ideali përfundimtar.

Sikurse është shprehur Ralf Ualdo Emerson, “këtu fillova të gjestikuloj energjikisht”. E drejta e vetme, është ajo që gjendet pas kushtetutës sime, gabimi i vetëm është kundër tij!”. Mbështeta padashur shpinën në mur. “Asgjë nuk është më e shenjtë, se sa integriteti i mendjes suaj!”. Pashë studentët e mi dhe u lëkunda. Më kishte ndodhur mua, dhe ndoshta jo atyre, se isha “zhytur” në një absurd. Pata këtë mendim, dhe pastaj, për shkak se të mbi-menduarit është profesioni im, e analizova atë. Por pse absurd?

Nga njëra anë, absurditeti buron nga një hendek i dukshëm midis pritshmërisë dhe realitetit, pretendimit dhe rezultatit, apo mjeteve dhe qëllimeve. Ndonjëherë mospërputhja është zbavitëse. Imagjinoni një ekspozitë në fundvit në banesën e një artisti, që përfshin vetëm një tablo të vogël të improvizuar, e cila e përshkruan artistin duke fjetur.

Herë të tjera, mospërputhja është e tmerrshme, sikur një dashamirës i industrisë së karburanteve fosile, të emërohet në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit. Në rastin tim, mospërputhja ishte ndërmjet komandës dhe autoritetit që pritet të shfaqë një profesor, dhe faktit që unë isha shtrirë nën nivelin e bankave, nën një jastëk të fryrë.

Ligjërata ime horizontale nuk do të ishte aspak absurde, po të isha për shembull, ekonomiste apo historiane. Ka diçka veçanërisht absurde tek filozofët, qofshin të shtrirë apo jo. Shpjegimi për këtë mund të gjendet tek shkrimi më i njohur filozofik i absurditetit, nga Thomas Nagel në vitin 1971.

Nagel argumentoi se kur ndiejmë se diçka – ose gjithçka – në jetë është absurde, jemi duke përjetuar përplasjen e dy perspektivave nga të cilat e shohim botën. Njëra është ajo e njeriut të angazhuar, që e sheh jetën nga brenda, me zemrën që i vibron në kraharor. Tjetra është ajo e spektatorit të shkëputur, që e vëzhgon aktivitetin njerëzor në një mënyrë të ftohtë, sikur të jetë nga distanca e një planeti tjetër.

Nagel vëren se kjo është natyra jonë, dhe luhatet ndërmjet këtyre pikëpamjeve. Dhe ndjesia jonë e absurditetit lind ndërmjet këtyre dy perspektivave. Nëse do ta ruanim përgjithnjë perspektivën e brendshme, s’do të përjetonim kurrë tronditjen e dyshimit nëse ajo që ne po bëjmë, është tek e fundit e vlefshme, apo ka ndonjë kuptim.

Nëse në të kundërt, mund t’i shihnim përgjithmonë të gjitha çështjet njerëzore nga këndvështrimi i universit, s’do të ishim asketë me kohë të plotë, për të cilët asgjë njerëzore nuk ka rëndësi. Megjithëse Nagel thotë se ne të gjithë i jepemi të dyja perspektivave, disa njerëz identifikohen qartazi më shumë me njërën ose tjetrën.

Dhe disa nga këta njerëz grupohen në profesione, ku një perspektivë vlerësohet në mënyrë jo proporcionale. Filozofia akademike, është një profesion i tillë. Kur njerëzit thonë:”Le të jemi filozofikë për situata të tilla”, ata duan në fakt të thonë:”Të marrim më lehtë, të bëjmë një hap pas, të shkëputemi disi nga realiteti”.

Në imagjinatën publike, filozofi është i distancuar nga shqetësimet e zakonshme dhe bashkëveprimet e ethshme, që sundojnë pjesën tjetër të njerëzimit. Ai ose ajo zgjedh perspektivën e jashtme mbi shumë gjëra të zakonshme. Kur Soren Kierkegardi u rrëzua përtokë gjatë një feste, dhe njerëzit u përpoqën ta ndihmonin të ngrihej, ai thuhet se tha:”Oh, lëreni ta fshijë pastruesja në mëngjes!”.

Nëse ky imazh është i saktë, dhe nëse përcaktimi i Nagel është i drejtë, filozofët, të ankoruar përgjithmonë tek vetëm një nga perspektivat e Nagelit, do të shpëtojnë nga absurditeti i gjendjes njerëzore. Megjithatë, ne filozofët jemi ndër njerëzit më absurd, që unë kam takuar ndonjëherë. Dhe arsyeja ka një aromë paradoksi.

Abstragimi dhe shkëputja, mund të jenë një trill i filozofit, por filozofët shpesh bashkohen fort me ato gjëra:pasion për pasion, abstraktë në mënyrat më konkrete të mundshme. Ata kalojnë vite duke punuar në mënyrë obsessive, mbi ese mbi tituj të çuditshëm dhe më pas polemizojnë publikisht rreth tyre nëpër konferenca.

Për mua, kjo është pjesë e bukurisë së filozofisë. Po, ka diçka veçanërisht absurde, por edhe joshëse, Pra, unë isha si abstrakte dhe e ethshme, teksa gjendesha e ulur nën jastëkun tim. Por, çfarë ka të bëjë kjo me absurdin? Shumë prej nesh e lidhin konceptin jo thjesht me mospërputhjen, dhe as me përplasjen perspektive më komplekse të Nagel, por me kotësijnë.

Një ilustrim i bukur i kësaj, është videoja e një loje japoneze të quajtur “Shkallët e Rrëshqitshme” që u bë virale vitin e kaluar. Shfaqja kërkon nga lojtarët e saj të ngjiten më këmbët e zbathura në krye të një shkalle të veshur me akull. Videoja paraqet gjashtë 6 persona që përpiqen dëshpërimisht ta bëjnë këtë, dhe në mënyrë të përsëritur rrëshqasin sërish poshtë shkallëve, shpesh duke marrë me vete 5 të tjerët. “Si vetë jeta”- shkruante dikush në komentet.

Çfarë qasje duhet të marrim në këtë rast? Një mundësi është të shkundim grushtet tona fisnike në kozmos, duke mallkuar ftohtësinë e tij të heshtur dhe shkallët e rrëshqitshme. Ky qëndrim i bën thirrje ndonjë djali të caktuar kolegji. Por disa prej nesh – gra, me aftësi të kufizuara, minoritetet etnike dhe gjinore, etj – e kuptuan shumë më herët se ne nuk ishin tamam-tamam qendra e universit.

Pra, kur vëmendja jonë adoleshente, drejtohet tek zhgënjimet e jetës, ne jemi më të prirur t’i kushtojmë vëmendje dhe t’i rikthehemi sërish. Nagel rekomandon diçka të ngjashme me qasje. Ai shkruan:”Nëse ndonjë nën specie është e përjetshme, nuk ka asnjë arsye të besohet se ka diçka të rëndësishme, atëherë kjo nuk ka rëndësi, dhe ne mund t’i qasemi me ironi jetëve tona absurde, në vend të heroizmit apo dëshpërimit”.

Por ironia mund të jetë më pak tërheqëse në vitin 2018, sesa në vitin 1971. Ka diçka në shikimin e gjithçkaje që vlerësoni nën një sulm të vazhdueshëm, që rrit ndjesinë tuaj se disa gjëra kanë rëndësi. E preferuara ime është kjo:Absurditeti i situatës sonë, është shqetësues, vetëm nëse kjo nënkupton se asgjë nuk ka rëndësi, dhe se të gjitha synimet njerëzore, janë në thelb të pakuptimta.

Por asnjë nga përcaktimet e absurditetit të shqyrtuara më sipër, nuk e kanë këtë implikim. Nëse e doni atë që po bëni, dhe nëse ajo që doni ju ka vlerën e vërtetë të njeriut (përafërsisht, përkufizimi i kuptueshmërisë së filozofes morale Susan Uolf), jeta juaj mund të ketë thellësi dhe qëllim, edhe nëse përfshin mospërputhje dhe dështim, madje edhe nëse universi nuk kujdeset për të, ose për ju.

Duke folur seriozisht rreth filozofisë me adoleshentët, ndërsa shpina juaj shembet, zemrat e tyre thyhen, prindërit e tyre luftojnë, dhe vendi ndahet – ju mund ta quani këtë absurde. Por gjithashtu mund të shihni nga karrigia pranë dritares tuaj, dhe pasi të rrëzoheni prej andej dhe një situate të sikletshme, ta quani atë të bukur. Pastaj rikthehuni punës. / “aeon.co” – Bota.al

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *