Lajme

Abazi flet për reagimin e ashpër amerikan, tregon pse iu refuzua viza Haradinajt

“Sigurisht që pasojat e tentimit të shfuqizimit të ligjit për dhomat e specializuara të gjykatës speciale luajnë një rendësi të madhe në raport me administratën”, ka thënë Abazi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte planifikuar që më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr, por atij i është refuzuar viza nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne. Shpjegimi ka qenë se vizita nuk do të ndodhë tash në këtë kohë dhe nuk kemi marrë më shumë informata shtesë”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s.
Lidhur me refuzimin e vizës së Haradinajt, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se refuzimi i vizës nga SHBA për kryeministri e Kosovës nuk është aspak një situatë e mirë.

“Çështja e vizave për të hyrë në SHB është çështje shumë komplekse dhe determinimi për dhënie ose jo është po ashtu një veprim i pavarur i analizës. Ne rastin e kryeministrit besoj që janë faktorë kompleks gjithashtu nëse ka ardhur deri tek refuzimi i vizës. Gjithsesi kjo nuk është aspak situate e mire që në dhjetëvjetorin e pavarësisë kryeministri i Kosovës të mos mund të hyjë në SHBA. Sigurisht që pasojat e tentimit të shfuqizimit të ligjit për dhomat e specializuara të gjykatës speciale luajnë një rëndësi të madhe në raport me administratën”, ka thënë Abazi.

Ai ka shtuar se Kosova nuk e ka luksin që të bëjë eksperimente me bashkësinë ndërkombëtare. “Reagim i ashpër i Ambasadorit Amerikan dhe Ambasadave të shteteve që kanë përkrahur shtetësinë e Kosovës ka qenë i drejtpërdrejt dhe i menjëhershëm. Kosova nuk e ka luksin që të bëjë eksperimetime me bashkësinë ndërkombëtare sidomos kur ka një histori te dëgjueshmërisë për çështje të cilat ndonjëherë nuk ka qenë e domosdoshme që të jetë e dëgjueshme por tani ne rastin e Gjykatës Speciale kanë vendosur që të përplasen me miqtë ndërkombëtare siç i quajnë ata vet”, ka theksuar ai.

“Kjo është pa pjekuri e sidomos fakti që tani disa nga ata kinse po shkruajnë se si janë kundër shfuqizimit përderisa kanë qenë protagoniste kryesore të mbledhjes së nënshkrimeve e bën edhe me paradoksale situatën dhe irriton të gjithë përfshirë edhe bashkësinë ndërkombëtare”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot”, Haki Abazi.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *