Lajme

AAK e Nisma pro, AKR kundër shfuqizimit të ligjit për Specialen

Përkundër që PDK duket të jetë më e tërhequr nga nisma për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, që nga kolumna e kreut të saj, Kadri Veseli, partnerët e koalicionit kanë qëndrime të ndryshme

AAK dhe Nisma për Kosovën, janë gati që të votojnë pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale, nëse kërkohet vota e deputetëve të tyre për këtë.

Por, ndryshe mendon edhe partneri tjetër i koalicionit, AKR-ja. Fatmir Matoshi, kryetar i Kuvendit të AKR-së, thotë se ky subjekt është kundër shfuqizimit të Speciales. Madje, ai shpreh bindjen e tij se nuk do të tentohet më që kjo iniciativë të sillet prapë në Kuvend.

Më 22 dhjetor, me anë të 43 nënshkrimeve, u tentua që të thirret një seancë e jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës, shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Një veprim i tillë bëri që të reagojnë ashpër përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë./RTV D/

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *