Opinion

5 vjetët e Edi Ramës = 15 vjetët e Putinit

Nga Beqir Sina

Kryeministri Rama, mori pushtetin mbasi Berisha, 5 vjet më parë krahas shumë suksesesve dhe arritjeve, që e thënë drejtë ( jepi atë që i takon Pirros), është e vështirë, se do të i arrijë ndonjë Kryeminster tjetër në Shqipëri.

Por, që bëri edhe gabime, që i kushtuan atij dhe PD në humbjen e pushtetit, lidershipin e partisë, dhe “dhënjen” e shancit Edi Ramës, të marr pushtetin si një lojë futbolli, “ku nuk fiton ai sepse luan mirë – por fiton ai që përfiton nga gabimet e kundërshtarit në fund të lojës,” erdhi deri aty sa që nuk ke kohë më të ndreqesh gabimet e tua.

Edi Rama, erdhi në krye të Partisë Socialiste, si një udhëheqës i partisë, ngaqë ishte i biri i një veterani të PPSH, Kristaq Ramës, dhe i nipi i një prej udhëheqsve të asaj kohe, në atë parti, Byrosë Politike, Spiro Kolekës.

Parti, kjo që edhe sot trashëgon asetet e saj duke filluar që nga lidhjet të forta në ish-kupolën e partisë(Bllokun), që vetem emrin kishte ndërruar, 28 vjet më parë, por edhe në pasuri dhe drejtimin e vendit, sepse sot ajo drejtohet nga 75 përqind e kreut të Partisë Socialiste, të cilët janë bijë e bija të PPSH-së, dhe kontrollin e plot të vendit në të gjitha hallkat e saj.

Ndërsa, në aspektin ndërkombëtar, Washingtonin dhe kancelaritë Europiane, Edi Ramen, në fillim e shikuan si një lider reformist, jo si një ish fëmijë i Bllokut, por si një i ri socialist, që simbas tyre ai “ kishte një reputacion për mendje të hapur dhe moderne”, që në fakt i bie të ishte një mashtrim për të gjithë.

Ai iu besua perendimit se shfaqjej, kudo sikur përqafoi idenë e reformës më të “paprekshme” në Shqipëri, “Reformën në Drejtësi”, dhe madje, ai luante lojën, të dukej sa më i besueshëm – sikur vinte në dukje, Rama në fushatën e 2013, premtime dhe vetem premtime në popull, deri dhe në një spastrim të thellë në atë system, që ai vet e quante me të madhe në çdo fjalim dhe deklerata e tija, dhe intervista :” Sistemin më të korruptuar dhe të degraduar në vendin e tij”.

Mirëpo, pothuajse askush( në Bruksel dhe Washington), deri tani nuk e ka vënë re, se prej kur ai(Edi Rama) erdhi në pushtet, ka udhëhequr dhe ka drejtuar vendin dhe PS, njësojë si presidenti rus Vladimir Putin, ku “personalitetet” e tyre, duket se janë shumë të ngjashme, si për Ramën në 5 vjetë në krye të Shqipërisë, po ashtu si edhe për 15 vjetet e Putinit në Rusi.

Ata ngjasojnë si nga ardhja në krye të partisë Socialiste, nga ish partitë e tyre të origjinës, Partisë Komuniste dhe Partisë së Punës, por edhe nga mënyra se si erdhën dhe se si zgjodhen ata nga “populli”, ( perqindja e votave te mmarra prej tyre është pothuajse e njëjtë, ose si ata të dy po e drejtojnë vendin e tyre me “duar të hekurta” i thoshnin në atë kohë, 28 vjet më parë.

Por, ja tani, pesë vjet më vonë, prej se kur erdhi në pushtet, ja që i bie se Edi Rama, duket të jetë më shumë se një Putin, më shumë sesa një Mikhail Gorbaçov.

Sepse, ai është si një udheheqes më i interesuar në konsolidimin e pushtetit të tij( dhe njerëzve të tij, për rreth) në sigurimin e mbijetesës së një sistemi autoritar ose “pushteti të hekurt “ perodur në termin socialist, sesa në miratimin e reformave të rëndësishme politike në vend ecjen perpara të Shqiperisë.

Prioritet themelor për të dy, (Edi Ramën dhe Vladimir Putinin ) aktualisht, është garantimi i pozitës sunduese të partisë, në radhë të parë, nisur nga mësimet e asaj, që sa më e fort të jetë partia, aq më i fort është kryetari i saj – edhe më pastaj në marrjen dhe kontrollin e plot të pushtetit prej tyre, si Kryeministër dhe si President.

Edi Rama, si Kryeminister, “matematikisht”, erdhi në një transferim “të paduruar” të pushtetit të Berishës, nga gabimet e tij të fundmandatit. Ku në fund të fundit, mbas 5 vejt President dhe 8 vjet Kryeministër, Berisha, nuk kishte më asnjë gjë të re, për t’a për ta prezantuar atë si në fushatën zgjedhore – 2008, pra të vinte edhe në 2013, si një leder të ardhëshëm që ngjallte shpresa te shqiptarët, ku në vend të kësaj, erdhi humbja e tij dhe dorëheqja nga kryetari i partis, dhe deri te ngjitja krejt fallco e “fenomenit enigmatic” të Edi Ramës. E cila, erdhi dhe si rezultat edhe i atyre kalkulimeve, kulisave midis rrymave të brendshme në Partinë Socialiste, ( ish pjestarve të familjeve të komuniste, (ish Komitetit Qendror dhe Byrosë Politike) të arritura plotësisht në fshehtësi , “pas dyerve të mbyllura” mbledhjeve në celula si dinë vetëm ata t’i mbajnë.

Sidomos, kur bien nga pushteti dhe duan t’a rimarrin atë, edhe me “grykën e pushkës’”, ka thënë Gramoz Ruçi.
Shqipëria, sot udhëhiqet në të gjitha strukuturat e saj nga ajo se pushteti ekonomik ( mafia, droga, krimi i organizuar, dhe familjet e mëdha ose Peshqit e Mëdhenjë), janë më të fort nga ai pushteti politik, dhe reforam në drejtësi.

Edi Rama, në pesë vjet ka qenë udhëheqësi apo drejtuesi më i keq në 28 vjet demokraci në Shqipëri. Ai ka qenë për pesë vjet shumë komplikuar në disa çështjet më të rëndësishme, duke i dërguar kanacelarive të Europës dhe Uashingtonit, mesazhe të ndryshme, krejt të ndryshme edhe nga ato që ata e besuan në fillim vet ata.

Ai ka premtuar aq shumë, saqë tani është në problem edhe me veten e tij, popullin shqiptar , partinë që ai drejtonë dhe ndërkombëtarve, që ju mburrej se do të ishte Kryeministri i reformave të thella në Shqipëri.

Edi Rama, te shqiptarët, e ka “shtit” veten disa herë edhe si nacionalist, ose si Kryeministër i vendosur për ta bërë Shqipërinë, si e gjithë Europa, duke propoganduar gjithnjë në “lavditë” e tij personale, por “ëndrra shqiptare”, vdiq, ngase duket se doli më së shumti se ishte për arritjen e një rehatie të pushtetit të Edi Ramës.

Ai për pesë vjet nuk ka sjellë as edhe nji energji të re në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa, njëkohësisht, ai ka hyrë në miqësi të madhe me “Sulltanin e Turqisë” Erdoganin, dhe duket se po filtron edhe me Rusinë e Putinit në anën tjeter.

Portreti i Edi Ramës Kryetari partie dhe Kryeministër , sot është një njeri që dëshiron “të ringjallë” pushtetin e 28 vjetëve më parë, por me një kamufllazh tjeter dhe pa hequr dorë nga pengesat e saj në politikën e sotme.

Ai e proklamon çdo ditë vetveten me një propogandë në televizionet komb?tare( dhe atë personal ERTV), gazeta e radio në Shqipëri, dhe jashtë saj, me fjalime dhe deklerata, intervista, që ja ka kaluar edhe etërve të saj – PPSH-së, për 45 vjet.

Dhe, e bënë këtë vetëm e vetëm që të duket, para popullit të tij, dhe atyre që e votuan pesë vejt më parë, ose atyre që e besuan, 5 vjet më parë, BE edhe Washingtonit, se ai ishte me të vërtet i vendosur të bëhej një udhëheqës i fortë i reformave, por që në realitet ai doli se nuk është aspak reformator, dhe kështu thonë edhe disa ekspertë shqiptar dhe të huaj, sot.

Edi Rama, tani duket se ishte projektuar për të qenë Kryetar Partie, si edhe pasuesit e tij, të mëparshëm. Një njeri i lidhur me “masat dhe Bllokun”, ku në Shqipëri, sot pa qenë i till, kurrësesi dhe nuk asnjë fare shanci të arrishë aty ku ka arritur Edi Rama, dhe pushtetarët e sotmë me pasuri dhe pushtet.

Në realitet, ata dhe familjet e tyre, kan qenë në gjendje për 5 vjet të grumbullojnë një pasuri me vlerë qindra milionë dollarë, sipas një raporti të lajmeve nga Shqiperia, megjithse, është qartësisht dhe ata janë vetëdijshëm se imazhi i Parties Socialiste, është dëmtuar nga shfaqje të pasur të pasurisë së tyre marramendese, kur shumica e popullsisë, thuhet se jeton në kushte ekrtreme të varfërisë, korrupsionit, kriminalitetit dhe drogës.

Pra, edhe kur hetimet për korrupsion, krimin e organizuar – kriminalitetin dhe drogën, në Shqipëri,( çështja Balili, Tahiri dhe Agron Xhafaj – kapjen e maunes me drogë, nga Kolumbia, parave me makinë , punishten e drogës në Elbasan, e tjera) u hapën me atë që tha athere Ambasadori amerikan, në largim Donald Lu, i cili i quajti : “20 Familjet e Mëdha dhe Peshqit e Mëdhenjë” , Edi Rama dhe qeveria e tij , me “mjeshtrinë’ e tij propogandistike, arriti t’i “tejkalojë” edhe këto “vështërsi”, për të frenuar atë që në Shqipëri sot është një grup i fuqishëm dhe më të interesuar, për pushtetin e Ramës.

Edhe, megjithse populli shqiptar e kupton dhe është i zemëruar për korrupsionin, problemin e madh që ka Shqiperia sot, i cili është vet Edi Rama, pothuajse në mënyrë të pashmangshme shqiptarët, po i bien shkurtër, duke thënë se nuk shohin ndonjë shpresë, ngaqë simbas tyre “ nuk shkulen dotë rrënjët e komunizmit në Shqipëri” .

Ngase, edhe gazetarët, thonë se ata janë duke u censuruar më shumë këto 5 vite se sa të gjitha këtyre 28 vjetëve, ashtu si në Rusi me Putinin.

Profesorët e universiteteve, ekspertët, analistët, thonë se ata janë të dekurajuar nga të folurit në mediat e shqiptare dhe të huaja, dhe se ka një zhgënjim të përhapur brenda radhëve të tyre, nga që Edi Rama, ashtu si Putini dhe Erdogani, në vendet e tyre, ai e kontrollon gjithëçka në Shqipëri.

“Të paktën nën Edi Ramën, kishim pak shpresë, 5 vjet më pare, kur edhe i ja dhamë votën pesë vjet më parë, por ja që dolëm totalisht të zhgënjyer dhe tani e kuptojmë se e bëmë zgjedhjen e gabuar”, tha një profesor nga Shqipëria, që po viziton këto ditë familjen në Nju Jork, i cili foli në kushtet e anonimitetit, duke shtuar se : “Nën Edi Ramën, ne nuk kemi më as një shpresë, por nuk e kuptojë se çfarë ai popull po pret më.”

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *