Ekonomi

Investimet në energjinë alternative, vendosen turbinat me kapacitet 3.6 MGW

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, sot, do të vizitojë kompaninë “Air Energy” me seli në fshatin Kika në Komunën e Kamenicës e cila është themeluar në vitin 2008

“Kompania Turke “Guirish “nga Turqia ka bërë investimin me “Ndërtimin e Parkut Energjetik “KITKA” – me kapacitet 32.4 MGW ku vlera e deritanishme arrin shumën prej 50 milionë Euro që ka bërë të mundur vendosjen e nëntë turbinave me kapacitet 3.6 MGW/ njësi.

Këto turbina janë prodhuar nga kompania prestigjioze General Electric nga SHBA – Dega në Gjermani. Kapaciteti vjetor i këtyre turbinave është 100 milion KW në orë, ndërsa Qeveria ka siguruar tarifën mbështetëse për 12 vitet e ardhshme, çmimi shitës do të jetë 0.85 cent/KW orë, duke u mundësuar që të punojnë 20 punëtorë me kontrata të rregullta.

Ndërtimi ka filluar në vitin 2008 dhe janë kryer punimet kryesisht nga kompanitë vendore qe ka bërë të mundur të jenë të angazhuar rreth 200 punëtorë gjatë procesit te ndërtimit me një kosto financiare rreth 10.000.000 euro.

Ky projekt do të vazhdojë të zgjerohet edhe në komuna të tjera në qoftë se do të ketë mbështetje institucionale vendore edhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike të Kosovës.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *