Lifestyle

22-vjeçarja: Tentova të ndahesha nga i dashuri, por hëngra dajak…

Një femër 22-vjeçare, ka rrëfyer për “The Sun” historinë e saj të tmerrshme me ish të dashurin e saj. Ajo ka thënë se ka provuar të ndahet nga ai, por ky i fundit e ka goditur dhe më pas është arrestuar për sulm. 22-vjeçarja, tash ka nisur një histori me mikun e tij, mirëpo ka një gjë që e pengon të jetë me të

Rrëfimi i plotë:

Unë kisha marrëdhënie seksuale me shokun më të mirë të ish të dashurit tim dhe unë jam duke tentuar ta bëj atë përsëri.

Problemi është se unë jam e frikësuar se ish i dashuri im do ta kuptojë këtë, dhe ky do të ishte një lajm vërtet shumë i keq.

Unë jam 22-vjeçare, ndërsa ish i dashuri im është 24. Unë isha në lidhje me të për një vit.

Lidhja me të ishte shumë e bukur për një kohë, por pastaj u bë e frikshme. Nuk e dija çfarë të prisja kur hynte në derë.

Ai më akuzoi për flirtim dhe mashtrim me burrat poshtë pijetores, edhe pse unë kam qenë shumë e kujdesshme kur ai nuk ishte aty dhe nuk doja ta mashtroja asnjëherë.

Por, kur u deh, ai më shtyri që të bëja këtë gjë dhe nuk ndihesha e sigurt. Duhej guxim për të përfunduar me të, kështu që thashë se ishte një djalë i mirë, por më duhej ta përfundoja lidhjen me të.

Ai nuk i pëlqeu fare kjo. Erdhi në banesën time vonë një mbrëmje dhe kur e hapa derën, ai dukej me të vërtetë i zemëruar.

Ai tha se kishte diçka për të më treguar.

Unë u përpoqa të mbyllja derën, por ai nuk më la dhe më goditi shumë. Për fat të mirë ai e kishte lënë derën e hapur dhe fqinji im mund të shihte se kishim probleme. Ai thirri policinë dhe ish i dashuri im u arrestua për sulmin ndaj meje.

Disa javë pas kësaj, shoku i tij erdhi në banesën time për të parë se si isha, pasi tha se ishte i shqetësuar për mua. Ai është 29 vjeçar.

Ai ishte shumë i dashur me mua dhe pimë pak birrë.

Përfundova duke fjetur me të dhe seksi ishte më i mirë që kisha ndonjëherë. Tani ai më thirr në telefon dhe më thotë se dëshiron të vijë tek unë.

Do të doja një përsëritje të asaj nate, por e di se ai është i martuar dhe ka dy vajza të vogla.

Ai thotë se mund të më shohë dy net në javë, por unë jam e frikësuar se ish i dashuri im do të na zbulojë.

Përgjigjja e psikologes:

Mos vazhdoni me të më. Ka shumë mundësi që ish-i juaj do të zbulojë – shoku i tij mund të tregojë vetë atij dhe ai tingëllon si një njeri i rrezikshëm.

Natyrisht, nuk është biznes i tij ajo se me kë po bëni seks, por dhuna, pavarësisht aryeses, është e gabuar.

Por për hir të vetvetes, ju duhet të bëni zgjedhje shumë më të mira dhe të kujdeseni më mirë për veten.

Pse të humbni kohën tuaj me një njeri që do të mashtrojë gruan e tij dhe kur nuk ju ofron asgjë, përveç seksit?

Pse duhet të afrohesh me një njeri që do të largohet kur të dëshirojë?

Unë jam e sigurt se ju nuk keni pasur shumë dashuri në jetën tuaj. Nëse do të ishit rritur duke u ndier e vlefshme, do të dinit se meritoni më mirë se kaq.

Mos u hiqni lehtë. Është më mirë të jesh e vetme se të jesh me një njeri që nuk mund t’i besosh.

E-fletëpalosja ime për ngritjen e vetëvlerësimit mund të të ndihmojë

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *