Lajmi kryesor, Lifestyle

1844, viti kur prej Vranjës deri në Ohër u kërkua autonomi për Shqipërinë

Kur zanafillon për të parën herë kërkesa për autonomi të shqiptarëve në Perandorinë Osmane? Historianët përgjigjen ndryshe-ndryshe: një pjesë thotë që Ali Pasha i Janinës shestonte shtet të pavarur; të tjerë thonë që kërkesa për autonomi mori formë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Por, shtypja e Pashallëkut të Janines dhe masakra e udhëheqësve shqiptarë në Manastir nuk e qetësoi shpirtin kryengritës. Një nga kryengritjet masive që ka përshkuar ndonjëherë viset shqiptare është ajo e viteve 1843-44. Si nisi ajo?

Përpjekjet e Portës së Lartë për të imponuar me përdhunë reformat e Tanzimatit u pritën me kundërshtime të mëdha nga drejtuesit lokalë shqiptarë.

Ata nuk i lexonin ato si modernizim, por si gjithështrirje e administratës osmane edhe në jetën lokale shqiptare që kishte gëzuar autonomi të gjërë.

Këto janë shkëndijëzat e para të kryengritjes në Gostivar, në shtatorin e vitit të largët 1844. Kryengritësit të udhëhequr nga Dervish Cara nga Tetova mësynë qytetet kryesore shqiptare si Shkupin, Kumanovën, për t’u zgjeruar më pas edhe në Preshevë, Bujanoc, Vranje.

Rebelimit do t’i bashkohehej pa humbur kohë edhe Peja, Gjakova, Prizreni dhe Shkodra, ndërkohë që flaka kryengritëse iu afrua edhe Ohrit e Manastirit më në jug. Kryengritësit e Dervish Carës i dërguan letër edhe shqiptarëve në Sanxhakun e Janinës, duke i quajtur vëllezër dhe duke iu kërkuar t’i bashkoheshin kryengritjes antiosmane.

Ndërkohë shtypi fqinj nuk qëndroi indiferent ndaj këtyre zhvillimeve të papara. Kështu e përditshmja serbe ‘Serbske novine’ (Gazeta serbe), më 17 maj 1844, në artikullin e titulluar ‘Arnautlija’ (Shqipëria) shkruante se në Shkup po qëndronin mbi 20 mijë shqiptarë kryengritës.

Ndërkaq gazeta e Shën Petersburgut ‘Vjedomosti’ raportonte se kryengritësit shqiptarë në negociatat me Omar pashën dhe Hajredin pashën kërkuan hiç më pak se autonomi: “Udhëheqësit e kryengritjes shqiptare i kanë propozuar komandantit turk, se ata mund t’i dorëzojnë armët, por me kusht që Porta t’u jep atyre të drejta si të Serbisë dhe Greqisë”.

Edhe për konsullin austriak në Shkodër Ipen “kryengritësit shqiptrarë kërkonin autonomi të posaçme për Shqipërinë, të ngjashme me atë të Serbisë”. Epërsia e shqiptarëve e shtyu Omar pashën që t’u bënte premtime të përkohshme shqiptarëve se në rast se dorëzonin armët, atyre do t’u njiheshin të njëjtat të drejta si serbëve, që nënkuptonte autonomi.

Pas kapjes së Dervish Carës dhe krerëve të tjerë të revoltës, në nëntor të vitit 1844 malësorët dibranë të udhëhequr nga Cen Leka u zunë pritën ushtrive osmane të komanduara nga Hajredin Pasha, të cilat kishin filluar operacione të rrepta ndëshkimore.

Luftimet në Fushë të Gjoricës ishin ndër përleshjet më të ashpra të kohës, aq sa në luftime u përfshinë edhe gratë e fëmijët. Në traditën kujtesore shqiptare, ky moment është përjetësuar në rapsoditë e shumta.

Njëra prej tyre qesëndis komandantin turk:

Qatje te kalaja

Hajredin Pashën

ç’e ka gjet belaja
Hajredin pasha

o krije shinejkë

Su ba Dibra, pashë,

mor Selanëjk…
Selanëjk ene në Prilep

qysh kërkove

o n’Dibër e gjete… © Salih Mehmeti / shqiperiaebashkuar.al

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *