Lifestyle

15-vjeçarja nga Lezha: Babi po e tradhëton Mamin

Një 15-vjeçare ka zbuluar se i ati ka një marrëdhënie jashtëmartesore me një femër dhe ndjehet në dilemë nëse duhet t’i tregojë gjithçka së ëmës. Historia është rrëfyer për “ShkodraNews”

“Jam një vajzë 15 vjeçe nga Lezha. Kam 1 muaj që kam zbuluar diçka të tmerrshme. Babai po tradhëton mamin.

Nuk e di se prej sa kohësh vazhdon kjo histori, por një ditë e pashë se po i dërgonte një zemër dikujt në telefonin e tij celular. Në atë moment babi shkoi në dush dhe i kapa telefonin dhe zbulova tradhëtinë.
Babi nuk i kishte fshirë ende mesazhet e asaj dite.

Kisha disa kohë që dyshoja se kishte diçka, por nuk e dija se çfarë ishte. I mora në telefon numrin e asaj që ja niste dhe një ditë i rashë pa numër dhe më doli zë femre. Fliste me dialekt të Tiranës.

Babin e kam biznesmen dhe shumë shpesh udhëton dhe në Tiranë shkon pothuajse përditë.
Doja ta ofendoja atë që më doli në telefon, por u mpiva.

Kam biseduar me një shoqen time dhe ajo më këshilloi t’i kontrolloja telefonin e tij celular, në mënyrë që të kuptoja sa kohë kishte dhe nëse ishte një çështje serioze.

Problemi është se çfarë duhet të bëj?

Një pjesë e imja thotë t’ja tregoj mamit, një pjesë tjetër thotë të mos shkatërroj martesën e prindërve…
Babin nuk e shoh dot me sy. Nëse ai ndahet me mamin me kë do të jetoj unë? Po vëllai? A do martohet ajo me babin tonë? Po mami do të martohet me burrë tjetër?”, shkruan ajo.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *