Ekonomi

​Hamza: Rritja e pagave do të bëhet mbi baza të produktivitetit

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të qartë që rritja e pagave për shërbyesit civil do të bëhet në baza të produktivitetit. Ai këtë deklaratë e ka bërë pas takimit që kishte me udhëheqësin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Miniane, ku u tha se buxheti i Kosovës do të jetë mbi 2 milardë

Pas takimit, ministri Hamza nuk ka përmend përqindje se sa do t’iu rritet pagat por tha se nuk bënë vetëm të marrin duhet edhe të japin.

Hazma ka qenë i pa qartë kur është pyetur për skemat sociale dhe për pagesat e veteranëve të luftës. Sipas tij, fondet janë siguruar, mirëpo pret nga ministrat e linjës dhe komisioni që të bëjë kategorizimin e tyre.

Ndërsa tek çështja e rritjes së pagave të sektori publik, Hamza ka bërë të çart që rritja të reflektojë në rritje të produktivitetit. E po ashtu ka thënë se projektet kaliptale, ndërtimi i rrugëve për Pejë e Mitrovicë, do të bëhen në momentin kur përfundojnë projektet ekzistuese.

Përfaqësuesi i misionit të FMN-së, Ndërsa Jacques Miniane ka thënë se sa i përket shpenzimeve, e këto nuk do ta rrezikojnë buxhetin e shtetit dhe pavarësisht rritjes së këtyre shpenzimeve, FMN beson se deficiti i buxhetit do të qëndrojë ashtu siç ka qenë në buxhetin origjinal.

Ai tha se është i sigurt se vitin e ardhshëm, alokimi i buxhetit do të reflektojë mbi numrin e veteranëve të luftës dhe pensionistëve dhe përkundër alokimeve, FMN beson se këto mund të vendosen brenda rregullit fiskal. Gjithashtu, ai theksoi se njëra ndër parimet për të cilat FMN-ja dhe autoritetet kosovarë ranë dakord është kontrolli i shpenzimeve aktuale, duke shtuar se prioriteti i  FMN-së është për të ruajtur ndarjen e buxhetit për shpenzimet prioritare në fusha siç janë arsimimi, energjia dhe investimet infrastrukturore. Ai tha se rritja ekonomike e menjëhershme e cila më pas do të qëndrojë e ngrirë nuk është e mirë për një shtet.

Kur u pyet se pse misioni i  FMN-së ka dështuar, ai tha se sa i përket kësaj çështje, ai duhet të përmirësojë një perceptim të gabuar, duke thënë se programi i FMN-së nuk dështoi./KosovaPress/

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *